Sport
Lajm i madh për Vllazninë, arrihet marrëveshja me biznesmenin që kërkon aksione në klubin shkodran

Një lajm i madh ka ardhur ditën e sotme për të gjithë tifozët e Vllaznisë, teksa klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton se është nënshkruar një marrëveshje për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqërinë ”ALBAPHOTO” shpk, në krye të së cilës qëndron Alban Xhaferi, i cili para pak kohësh njoftoi se dëshiron të marrë klubin në pronësinë e tij.
Ja njoftimi i klubit:
Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin , partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.
Kjo marrëveshje ka objekt të saj:
a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.
b) Partneritetin, midis paleve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta.
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...