Connect with Us

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Arben Malaj bën apelin e fortë/ Mesazhi për qytetarët, mos harroni këto tre veprime, do të kurseni miliarda

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç fundjavës.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Ish kapitenin e zë vapa/Pushime me familjen

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama kritikoi BE-në/ Basha i del në mbrojtje: Fajin për vaksinat e ka Tirja i qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kush do jetë kandidati i opozitës për kryeministër?/ Basham burr veten: Padiskutim unë

Kryeministri  Edi Rama kritikoi sot BE-në për qëndrimin e mbajtur për vaksinimin, teksa ngriti akuzat se nuk pa përtej kufijve të vetëvetes dhe la fatin e vaksinimit të njerëzve në Ballkanin Perëndimor tek marrëveshjet bilaterale.

Për këtë ka reaguar pak minuta më parë edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se fajin nuk e ka BE, por Tirja e qeverisë, duke iu referuar Ramës.

Ai deklaron se Rama po fajëson të tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë, ndërsa pretendon se BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira.

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në.

Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu zyrtarizon kandidatët në Shkodër/ Nuk do ndaj parcelat me PD, jam i gatshëm…

Publikuar

-

Nga

Mediu zyrtarizon kandidatët në Shkodër/ Nuk do ndaj parcelat me PD, jam i gatshëm…

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zyrtarizoi sot listën e kandidatëve për deputetë në Shkodër, pas listës së Tiranës.

Mediu zbuloi se lista e kandidatëve për Shkodrën do të përfaqësohet nga Partia Republikane, ndërsa theksoi se për të është e rëndësishme që opozita të bashkojë votat.

PR do të prezantojë kandidatët e 25 prillit, të cilët do të jenë kandidatët e PR-së dhe opozitës. Për mua është e rëndësishme të bashkohen votat. Edhe republikanët dhe partitë e tjerë. Meqënëse ne me PD kemi marrëdhënie specifike, jo të ndajmë parcelat, por të fitojmë së bashku, në interes të Shqipërisë dhe të bashkojmë shqiptarët.

Ne jemi të gatshëm që në atë hapësirë ku kandidon PR të gjykojmë së bashku kush është kandidati më i mirë. Për të mos i prerë rrugën asnjë demokrati apo republikani. E po presim një përgjigje nga PD për listat, në interes tonin si shqiptarë. Rama ndryshoi kodin zgjedhor për të na përçarë. Unë nuk kam preferencë personale për qarqet, mund të shkoj kudo ku mund të marr dhe një vote”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Artistet zhvishen nudo dhe puthen publikisht

LEXO EDHE:  Artistet zhvishen nudo dhe puthen publikisht

Teksa u pyet nga gazetarët nëse ka pasur ndonjë sinjal nga kreu i PD-së Lulzim Basha, kreu i Republikanëve deklaroi: “Ne vazhdojmë negocimet, kur je në politikë ke raport me publikun jo vetëm me kolegët pasi nuk kemi të bëjmë me interes tonin personal, por të gjithë shqiptarëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja e fshehtë me Pfizer/ Kuvendi miraton me 94 vota pro tre aktet normative

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja e fshehtë me Pfizer/ Kuvendi miraton me 94 vota pro tre aktet normative

Është votuar dhe miratuar me 94 vota pro, marrëveshja sekrete mes qeverisë sonë dhe kompanisë Pfizer, për vaksinat antiCovid-19 që do të vijnë në vendin tone.

Për të treja aktet normative deputetët kanë votuar pro 94, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Kjo marrëveshje i hap rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri.

VOTIMI I AKTEVE NORMATIVE

Akti normativ për dhënien e autorizimit të MSH dhe ministrit të shtetit për Rindërtimit për prodhuesit e vaksinës anti-covid.

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim

LEXO EDHE:  14-vjeçarja nga Britania është “përdhunuar nga një punonjës shqiptar”, teksa pushonte në Korfuz me familjen

LEXO EDHE:  Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Miratimi i tekstit të marrëveshjes nëpërmjet Pfizer dhe MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e hyrjes dhe administrimit.

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim

Miratimi i marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimit të Pfizer me MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim

LEXO TE PLOTE