Connect with Us

Jo vetëm Boldor e Ferati, një tjetër person infektohet nga ky zinxhir…

Sport

Jo vetëm Boldor e Ferati, një tjetër person infektohet nga ky zinxhir…

Publikuar

-

Mbrojtësi Deian Boldor, i cili në verën e shkuar u huazua nga Verona te Partizani, jeton në kryeqytetin shqiptar së bashku me motrën e tij, Denisa. Motra e mbrojtësit rumun është e pafat, pasi edhe ajo ka rezultuar e infektuar me “COVID-19”.

“Panorama Sport” ka mësuar se përveç futbollistit të kuq, tamponit i është nënshtruar edhe e motra, me të cilin Boldor jeton në të njëjtën banesë në Tiranë. Në këto kushte, ashtu si Deian edhe Denisa është e karantinuar dhe gëzon shëndet të mirë.

E dyshimtë mbetet se ku e kanë marrë virusin motër e vëlla, ku përveç tyre deri tani pozitiv ka rezultuar edhe mesfushori 20-vjeçar nga Shkupi.

Duke parë që të prekurit gëzojnë shëndet të mirë, shpresohet që Besnik Ferati, Deian Boldor dhe motra e lojtarit rumun ta kalojnë sa më lehtë sëmundjen dhe pa komplikacione shtesë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dovedan: Çfarë të them, me këtë humbje jemi të rënë nga Superiorja!

Publikuar

-

Nga

Humbja me Vllazninë e afron shumë Bylisin me rënien dhe Kategorinë e Parë. Trajneri i Bylisit, Velkjo Dovedan refuzoi të fliste në konferencën pas ndeshjes. Gazetari, Alban Xhihani sqaroi se trajneri i Bylisit i kishte kërkuar që të mos të fliste pasi nuk kishte çfarë të thoshte.

Sidomos pas kësaj disfate në shtëpi që e ka rrezikuar shumë skuadrën e tij. Më tej, gazetari i “Supersport”, tregoi se trajneri ishte tepër i dëshpëruar dhe tha që ndeshja me Vllazninë ishte shansi i fudit për të mbijetuar në Superligë…

Bylisi ka dy ndeshje radhazi në transfertë tashmë, me Kukësin dhe Kastriotin dhe e mbyll në javën e fundit në Ballsh me Partizanin…

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE| Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, Partizani dhe Tirana dhurojnë spektakël (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Partizani dhe Tirana përballen sonte në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” për herën e 161-të në historinë e tyre. Në dallim nga derbet e sezoneve të fundit, ky i sotmi ka një rëndësi dhe dukuri të veçantë, pasi si rrallëherë në edicionet e shkuara, të dyja ekipet luftojnë për objektiva madhorë. Kështu që, përballja e sotme mes dy rivalëve historikë të kryeqytetit mund të quhet fare mirë edhe si derbi i së vërtetës.

Thuhet i së vërtetës, pasi ekipi që fiton do ta ketë më të qartë busullën orientuese. Nëse fiton Tirana, e cila në këtë sezon të 82-të të Superiores nuk ka fituar asnjë herë me “demat”, i bie që të besuarit e trajnerit Orges Shehi, jo vetëm që hedhin një hap konkret për sigurimin e biletës europiane, por mbeten në garë deri në fund për mrekullinë… titull.  Për Partizanin është derbi i së vërtetës për faktin se fitorja është ilaçi i vetëm për të synuar titullin kampion. Tri përballjet e fundit në këtë kampionat, 1 barazim dhe 2 fitore, i bëjnë optimistë të besuarit e trajnerit Ilir Daja për të mos devijuar në fund nga korsia e titullit.

Barazimi dhe humbja thjesht mund t’i mbanin më larg kreut, por më pas titulli nuk do të varej tërësisht nga ata në tri sfidat e fundit. Ky mund të jetë derbi i së vërtetës edhe për shumë lojtarë që duan të tregojnë veten dhe për të shtuar kreditet për një hap më të madh në karrierë jashtë vendit. Praktikisht ky derbi vendos shumë edhe për të ardhmen e klubeve dhe lojtarëve.

LIVE: PARTIZANI-TIRANA 0-0

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Momente tensioni në fushë e lojës, pas ndërhyrjes së rrezikshme të Dansos ndaj Çinarit. Futbollisti i Tiranës ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit futbollistit të Partizanit, Jasir Asani, pas një tentativë nga goditja e dënimit në krahun e djathtë, fati nuk ka qenë me të kuqtë në këto minuta. “Dridhet” bardheblutë.

39′ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje me kohë vonesë ndaj Malës. I drejtë vendimi i gjyqtarit Hamiti.

33′ Tjetër pretendim i Tiranës për prekje të topit me dorë brenda zonë, pas dueli mes Dansos dhe Belicës. Tefik Osmani ndëshkohet në stol me karton të verdhë për protesta.

32′ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, nga anësori Myftari.

31′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Broja për ndërhyrje të ndaj Torasës.

30′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, e pabesueshme çfarë shpërdoron Stenio Zhunior, te zona e 5 metërshit. Te stoli i kuq kërkojnë penallti. Rasti më i mirë deri në këto minuta.

26′ Kristi Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit. Futbollisti i parë i ndëshkuar në këtë sfidë, e cila deri tani ka qenë mjaft korrekte.

23′ Partizani fiton goditjen e dytë nga këndi në këtë sfida.

17′ Kundërpërgjigjet Partizani me Jasir Asanin, gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe u ndal pa problem nga portieri Bekaj.

16′ Shans i mirë për Tiranën, Seferi ul bukur në hyrje të zonës një top për Danson, që provon me të majtën. Futbollisti i skuadrës bardheblu, nuk koordinohet siç duhet, tentativa e tij ishte e gabuar dhe shkon shumë larg portës.

14′ Danso pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Hamiti, gjithçka e rregullt, protestojnë futbollistët bardheblu.

9′ Pasiguri e Bekajt, portieri i Tiranës, i dhuron goditjen e parë nga këndi Partizanit. Harkon Murataj, por kontrollon gjithçka gardiani bardheblu.

7′ Intesitet shumë i lartë në keto minuta, me të dyja skuadrat që luftojnë fuqishëm për çdo top. Të dy skuadrat duken të etura për ta fituar ndeshjen.

5′ Tirana e nis vrullshëm sfidën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Partizanit, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”, bardheblutë luajnë topin e parë nga qendra.

LEXO TE PLOTE

La Liga

PSG “parakalon” presidentin Perez, Sergio Ramos drejt Francës

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos ka qenë i pafat këtë periudhë. Shumë dëmtime dhe pak aktivizim, teksa plot mjegull është e mbushur e ardhmja e tij. Në fund të sezonit del lojtar i lirë, dëshira për të vijuar me Real Madrid ekziston, por nuk ka dakordësi mes palëve.

Presidenti Perez i ofron rinovimin me një vit, me opsionin për një tjetër, por 35-vjeçari kërkon dy vite të tjera për të firmosur. Negociatat janë ndërprerë prej kohësh, situatë prej së cilës po tenton të përfitojë PSG.

Kampionët e Francës e kërkojnë prej kohësh. Tani kanë vendosur të shpejtojnë për t’i dhuruar trajnerit Pochettino një emër të madh dhe një lider në repartin e mbrojtjes. Drejtori sportiv, Leonardo po tenton të shfrytëzojë raportet e mira me vëllanë e Ramos.

Oferta? Footmercato zbulon se PSG ka gati një ofertë “2+1” për kapitenin e Realit. Sigurisht edhe një bonus prej tetë shifrash në momentin që firmoset kontrata. Propozim shumë më i bukur dhe më tundues se i Realit. Në fund vendos lojtari andaluzian.

LEXO TE PLOTE