LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi zhgënjen sërish, barazon me Veronën

9 Korrik 2020, 21:48, Sport CNA
Interi zhgënjen sërish, barazon me Veronën

Inter ka lënë sërish pikë, kesaj here në transfertë te Verona. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe Kumbulla e Amir Rrahmani, teksa ky i fundit arriti të regjistronte një asistim, që për të ishte i pari në Serie A, e që pati vlerën e një pike për Veronën.

Takimi u zhbllokua shumë shpejt, kur Verona në minutën e dytë kaloi në epërsi fal golit të Darko Lazovic. Inter reagoi për 1:1 me Antonio Candreva, i cili golin gjeti atëherë kur luhej minuta e 49? e ndeshjes.

Përmbysja nga ?Zikaltrit? erdhi në minutën e 55?, kur Federico Dimarco dërgoi topin në rrjetën e tij. Kur pritej që Inter të dilte me tri pikë nga udhëtimi në veri, Amir Rrahmani asistoi për golin e Miguel Veloso, në minutën e 86?.

Me këtë barazim Verona numëron 43 pikë në pozitën e nëntë, kurse Inter shkon në 65 pikë dhe humbet pozitën e tretë në tabelë, duke mbetur në pozitën e katërt.

Lajmet e fundit nga