Connect with Us

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Kronika

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Publikuar

-

Gjykata shtyn seancën për Adriatik Llallën/ Pranohet kërkesa e avokatit

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të kthejë në SPAK  për plotësim dosjen e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Gjykata ka kërkuar te verifikohen transaksionet bankare për shitjen e  disa pronave të paluajtshme dhe të merret në  pyetje një person që i ka paguar Llallës  3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë.

Gjykata e Posaçme i ka lënë mbi tre muaj kohë prokurorisë për të kryer hetime dhe në muajin nëntor 2020 pritet që të zhvillohet seanca e radhës.

LEXO EDHE:  Akuzat belge për Frrokun, Llalla dhe 2 prokurorë shkojnë në Belgjikë

Kujtojmë këtu se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL “hedh grepat” sërish/ Ultimatum për pasurinë dy “të fortëve” të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” sërish/ Ultimatum për pasurinë dy “të fortëve” të radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Sh. L., banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

H., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Nepotizëm dhe konflikt interesi në Prokurori

LEXO EDHE:  A duhen përsëritur zgjedhjet vendore?/ Palmer: Vendosin institucionet shqiptare

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonte me armë zjarri të mbushur gati për qitje/ Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Qarkullonte me armë zjarri të mbushur gati për qitje/ Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari

Një 50 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Shkodrës, për shkak se është kapur me armë zjarri,  me fishek gati për qitje.

Personi i vënë në pranga është Lulzim Molla, 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas u kap gjatë operacionit, në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “KOMANI”.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat”.

Qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

50-vjecari me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me precedent kriminal që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat” organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “KOMANI”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas u kap gjatë operacionit, në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK mbyll hetimet për drejtuesit e ”313”-tës/ Merret i pandehur ish drejtori Strugaj

Publikuar

-

Nga

SPAK mbyll hetimet për drejtuesit e ”313”-tës/ Merret i pandehur ish drejtori Strugaj

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-drejtuesit e burgut 313 në Tiranë, të cilët akuzohen për shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Kështu SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtorin e burgut “313 Jordan Misja”, Eduard Strugaj, dhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës në këtë burg, Florin Ahmetaj, pasi akuzohen për korrupsion pasiv.

Nga hetimet paraprake të SPAK ka rezultuar se ish-drejtori Strugaj dhe përgjegjësi Ahmetaj janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Eduard Strugaj (Ish – drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Florin Ahmetaj (përgjegjës i sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (me të pandehurin Florin Ahmetaj) dhe më shumë se një herë (në dëm të shtetasit I. Paço dhe në dëm të shtetasit E. Kurtulla), parashikuar nga neni 259 – 25 si dhe 50 gërmat “gj” dhe “h” të Kodit Penal.

Ervin Kurtulla, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal

Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se:

I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregëtar të tregëtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP – në. 

Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 (njëqind mijë) lekë, shumë të cilën Ilirjani ja ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ja ka dhënë Florinit i cili do të ja jepte drejtorit të bùrgut, të pandehurit Eduard Strugaj.

Gjithashtu, i pandehuri Eduard Strugaj, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla, si përfitim të parregullt një shumë parash me qëllim që ky i fundit të siguronte një kontratë qiraje lidhur me objektin Njësi Tregëtare. Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të IEVP – së “Jordan Misja” dhe Florin Ahmetaj kanë marrë nga shtetasi Ervin Kurtulla një shumë parash si përfitim të parregullt në këmbim të dhënies me qira të ambienteve të Njësisë Tregëtare të këtij Institucioni. 

Gjithashtu të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë pranuar ofertën e të hetuarit Ervin Kurtulla që ky i fundit do të ju jepte përfitim të parregullt në këmbim të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë (premtimi për të dhënë një shumë çdo muaj në funksion të aktivitetit që Ervin Kurtulla do të vazhdonte në IEVP – në “Jordan Misja”).

Kurse shtetasi Ervin Kurtulla ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I Kodit Penal, pasi ka premtuar, propozuar dhe dhënë një përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj me detyre Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë dhe Florin Ahmetaj me detyrë përgjegjës i sektorit të llogjistikës në këtë IEVP me qëllim që këta të fundit për shkak të detyrës së tyre të mundësonin lidhjen e kontratës së qirasë për ambientin “Njësi Tregëtare”, në këtë IEVP. 

Falë këtyre veprimeve të të hetuarit Ervin Kurtulla u bë e mundur që në datën 31.03.2020 mes IEVP – së “Jordan Misja” përfaqësuar nga Drejtori Eduard Strugaj dhe subjektit Ervin Kurtulla të lidhej kontrata e qirasë për shfytëzimin e ambienteve të Njësisë Tregëtare. Gjithashtu në datat 02 dhe 03.04.2020, shtetasi Ervin Kurtulla ju ka dhënë si përfitim të parregullt shtetasve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj shumën prej 100 000 lekë shumë të cilën e kishte marrë nga kallëzuesi Ilirian Paço. Kjo shumë parash ju është dhënë të hetuarve Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj me qëllim që kallëzuesi I. Paço të ushtronte aktivitetin e tregëtimit të kafesë në ambientet e IEVP – së “Jordan Misja”, Tiranë.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal nr.89 të vitit 2020, janë evidentuar raste prokurimesh të dyshimta të realizuara nga IEVP “Jordan Misja”, Tiranë. Me qëllim hetimin e mëtejshëm në lidhje me këto procedura prokurimi, Prokuroria po kryn hetime në kuadër të procedimit penal nr.89/1 të vitit 2020, për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

 

LEXO TE PLOTE