LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjuzi i kërkon llogari Avokatit të Popullit/ Pse i largoni nga zyra romët dhe egjiptianët

9 Korrik 2020, 09:20, Politikë CNA
Gjuzi i kërkon llogari Avokatit të Popullit/ Pse i largoni nga zyra

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka lexuar gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë pyetjet e deputetëve.

Ajo u ndal në pyetjen e deputetit Kujtim Gjuzit i cili thoshte se stafi që ajo drejton largon qytetarë të komunitetit rom dhe egjyptian pa i dhënë zgjidhje problemit të tyre.

Ky pretendim u hodh poshtë nga Ballanca e cila tha se vetë ajo kujdeset që të presë shtresat vulnerable.

Kujtim Gjuzi: Pse stafi juaj kur vijnë qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian i largon me lloj juftifikimesh

Erinda Ballanca: Kjo është e pavërtetë. Zyra e pritjes së qytetarëve është e monitoruar me kamera. Unë do ta adresoj por për më tepër unë i pres edhe vetë shtresat vulnerabël./CNA.al

Lajmet e fundit nga