Connect with Us

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë e bën një lider të mirë?/ Majlinda Bregu: Sakrifica dhe përgjegjësia janë dy elementet kryesore

Publikuar

-

Nga

Për sekretaren e përgjithshme të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu koncepti i liderit është i gjerë dhe shumë dimensional.

Në një intervistë për “Refleksion” në ABC News ajo është shprehur se lideri i mirë duhet të pranojë veten dhe të ketë një plan dhe strategji.

Në fakt më bën përshtypje përzgjedhja që keni bërë e të gjithë figurave politike, kur domosdoshmërit secili prej tyre meriton të quhet lider në ecurinë e historisë së njerëzimit. Pra ka diktatorë, ka fashistë, ka lider demokratë, ka autoritarë, por të gjithë kanë shpresuar, kanë ëndërruar apo në një moment të caktuar të historisë kanë besuar se po udhëhiqnin bazuar në ideologji që ishin shkatërruese për botën dhe njerëzimin apo qoftë në momente që kanë qenë interesante, psh nujë moment që më kujtohet është Bushi kur pranoi humbjen dhe vulosi rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, duke uruar fituesin.

Megjithatë, çfarë e bën një njeri një lider të mirë? E bën sakrifica dhe përgjegjësia, sepse lidershipi dhe lideri është pak a shumë si prindi, ti duhet të mendosh që në sukses je gjithmonë i fundit dhe suksesi është i grupit, ndërsa në humbje përgjegjësia është e jotja. A ka dhe a duhet të mbajë përgjegjësi një lider apo një drejtues, edhe në rastin kur nuk ka arsye, pra nuk ka bërë ndonjë faj. Kjo është ajo çka e dallon liderin nga një shef apoi nga një njeri që komandon një skuadër”, shtoi Ish ministrja e Integrimit.

Sipas saj, në ditët e sotme lidershipi nuk mund të jetë pronar dhe tenton të ngatërrohet me onershipin.

LEXO EDHE:  Meta ironizon Ramën/ Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri shpërthen në sulme e akuza ndaj Ilir Metës

Më vjen keq që sot në përgjithësi lidershipi tenton të ngatërrohet me onershipin. Lideri nuk mund të jetë pronar. Lideri është pronar ose udhëheqës nëse ka një biznes të vetin dhe këtu është një histori tjetër sepse ti pret që grupi dheskuadra të punojnë për ty. Lideri ka një vizion, ka ndjenjën e përgjegjësisë, duhet të jetë një njeri që sakrifikon, të ketë një dashuri pa kushte dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe të mendojë për misionin që ka marrë përsipër të kryejë.

Lideri duhet të jetë kofident, sepse është e pamundur që të jesh një njeri që nuk ke besim te vetja, nuk e njeh veten, nuk reflekton dhe të jesh një lider i mirë. Jo të gjithëve që u jepet një shanc për të drejtuar apo ju dhurohet një mundësi për të drejtuar ose ata që luftojnë për të marrë një pozicion lideri përfundojnë në fund të epokës së tyre si lidership. Lideri i mirë duhet të ketë një funksion si njerëzit e zakonshëm: Të ketë mundësi të njohë veten, të njoh që demokracia ka rregulla dhe të ketë një plan, vizion dhe strategji”, u shpreh Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjerimi i Bashkimit Europian/ Majlinda Bregu tregon problematikat

Publikuar

-

Nga

Majlinda Bregu e cila aktualisht drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, duke qenë zyrtarja shqiptare me detyrën më të rëndësishme në këtë organizatë ka komentuar zgjerimin Europian ku bën pjesë edhe Ballkani Perëndimor. Në studion e “Refleksion” në ABC News ajo është shprehur se sa herë duhet të flasim për Europën duhet të kemi dy koncepte. Sipas saj, është ajo e vokacionit të vendeve tona që duhet ti bashkohen BE dhe për shqiptarët me një ndjesi më të dashur.

Unë besoj që ka dy koncepte ose të paktën dy qasje sa herë që ne flasim dhe pyetemi për Europën. Një pjesë është ajo e vokacionit të vendeve tona të cilat duhet ti bashkohen BE dhe mbase për shqiptarët mbase me një ndjesi pak më të dashur. Pra vjen prej faktit që shqiptarët nuk kanë qenë ndonjëherë në kërcënim për të patur një identitet europian.

Megjithatë Europa besoj se është më shumë një gjendje mendore për fatin e mirë për të gjitha vendet  që duan ti bashkohen Europës ka ende njëpërqindje të lartë të dëshirës për të qenë pjesë e saj. Por është e vërtetë nga ana tjetër që Europa si kontinent nuk ka ngelur e paprekur nga kriza. Nga njëra anë është Europa e mendimit politik apo ajo europa e vlerave, europa të cilën ëndërrojmë të gjithë, Europa e standardeve të stilit të jetesës  më të mirë dhe nga ana tjetër është Europa që filloi të imitonte një sistem të rënduar institucionesh dhe kjo e ka bërë shkëputjen nga mendimi apo vendimmarrja politike.

E ka bërë sot Europën që herë pas here të duket sikur e ka më të vështirë për tu dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme, duke mos lënë mënjanë që është prekur nga kriza të mëdha“, u shpreh Bregu.

Gjithashtu ish ministrja e Integrimit është shprehur se kriza financiare por edhe pandemia e kanë tronditur Europën. Sipas saj, procesi i zgjerimit e ka larguar atë nga procesi politik.

LEXO EDHE:  Thellohet kriza në koalicion/Deputeti i PS sulmon LSI-në: Keni xhelozi, mos bëni protagonistin!

LEXO EDHE:  “Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme”/ Ristani: Në zgjedhje të ishte Topalli dhe disa kontribues të vjetër të partisë

“Vetëm së fundmi duke iu referuar krizës financiare të 2008-tës dhe më pas Brexit apo kriza e refugjatëve, qoftë edhe pandemia së fundmi e kanë tronditur Europën. Unë shpresoj shumë që të ketë një qartësi se Europa si kontinent nuk mund të jetë e fortë dhe tu bëj ballë krizave të mëdha, të cilat mund ta prekin herë pas here.

E para, pa pasur një përcaktim të qartë që kontinenti nuk është vetëm vendet anëtare të BE, pra kontinenti europian është shumë i gjerë, është edhe Ballkani Perëndimor. Por dhe nga ana tjetër ka një domosdoshmëri të madhe për të rifituar edhe një herë dëshirën lidershipin dhe vendimmarrjen politike. Lënia peng e proceseve të mëdha, qoftë edhe ai i procesit të zgjerimit, e teknikaliteteve, e letrave, e burrokracive, e metodologjive e ka larguar atë nga procesi politik dhe për mua besoj që Europa, por edhe e gjithë bota ka nevojë për të qenë të qartë me vizion politik”, shtoi Bregu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultati i zgjedhjeve/ Ylli Manjani tregon qarkun që mund të sjellë surpriza nëse rinumërohen votat

Publikuar

-

Nga

Rezultati i zgjedhjeve/ Ylli Manjani tregon qarkun që mund të sjellë surpriza nëse rinumërohen votat

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se rinumërimi është instrument që e përdor KQZ për të kuptuar a është vlerësuar drejt rezultati apo jo në ato raste ku rezultati është vërtet i ngushtë, duke sjellë rastin e Beratit ku mandati është ndarë për 77 vota.

Sipas Manjanit, nëse ka patur parregullsi rezultati mund të kthejë, por sipas Manjanit, Gjirokastra ku rezultatin e ka shumë më të theksuar, diferencat janë aq të mëdha sa nuk ja vlen të hysh në këtë procedurë.

Procesi i rinumërimit është proces hetimi, KQZ mund ta vendosë edhe pa kërkesën e partisë. Rinumërimi është instrument që e përdor KQZ për të kuptuar a është vlerësuar drejt rezultati apo jo në ato raste ku rezultati është vërtet i ngushtë. Nëse për 77 vota në Berat ikën një mandat këtu sigurisht rinumërimi mund të jetë një instrument për të kuptuar se ndoshta me të vërtet ka pasur parregullësi.

Po kështu ka një pretendim se në qendra votimi janë gjetur fletë votimi më shumë se votues. Këtu jemi para një pavlefshmërie e cila realisht ndikon në rezultat. Është një rast shumë më evident se Gjirokastra ku rezultatin e ka shumë më të theksuar, diferencat janë aq të mëdha sa nuk ja vlen të hysh në këtë procedurë. Sigurisht për efekt të transparencës publike mirë do ishte të ishte gjetur një mekanizëm për ta vlerësuar qoftë dhe për efekt të ndjekjes penale por në këtë rast KQZ është më shumë e fokusuar drejt rezultatit”, u shpreh Manjani për Ora News./CNA.al

LEXO TE PLOTE