Politikë
“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.
Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.
Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.
Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.
Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.
Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.
Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.
Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.
U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.
Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.
Por PD dhe LSI nuk guxojnë.
Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.
Por PD dhe LSI nuk guxojnë.
Ndaj u duhen “Fatjonat”.
Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
U duhen për të ringjallur veten.
Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.
Procesi ka nisur!
“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.
Për të fituar ringjalljen.
Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.
U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...