LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në fasoneri dhe blihen me rryshfet

9 Korrik 2020, 18:20, Denoncim CNA
Denoncimi/ Shkojnë të inspektojnë masat anti-covid në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se sot ka patur kontroll në një fasoneri në Bilisht nga inspektorët e Shëndetësisë.

Sipas denoncuesit, vetë inspektorët nuk kanë patur maskë dhe uniformë dhe në fund kanë kërkuar dhe rryshfet nga pronari i fasonerisë.

?Akuzon inspektoret se shkojne per kontroll dhe blihen me ryshfet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor.Uroj te jesh mire ti dhe familjaret tend.Nepremjet teje dua te bej nje denoncim.Sot ne nje fasoneri ne qytetin e Bilishtit kishte kontroll nga Ministria e Shendetesise ne lidhje me respektimin e masave.Vetem inspektoret nuk kishin asnje mase mbrojtese dhe uniforme.Thjesht kishin kontrolluar ambientin dhe ne fund kishin kerkuar rryshfet materiali nga pronari i fasonerise.Shpresoj ta publikoni kete rast. (anonim ju lutem).?/CNA.al

Lajmet e fundit nga