Connect with Us

Dedja “kërcënon” korçarët: Vllaznia është më e motivuar se Skënderbeu

Sport

Dedja “kërcënon” korçarët: Vllaznia është më e motivuar se Skënderbeu

Publikuar

-

Hysen Dedja ka bindjen se Vllaznia e tij është e aftë që të luftojë deri në fund për t’iu larguar zonës “play out”. Sipas tij, fitorja e arritur ndaj Luftëtarit dhe hapi fals i Bylisit ka ndezur sërish shpresat e shkodrane për t’iu larguar vendit të 8-të. Trajneri i Vllaznisë ka folur edhe rreth largimeve nga skuadra. Dedja në fjalën e tij shprehet se kërkon sërish 3 pikë në përballjen me Skënderbeun.

A jeni i kënaqur pas 3 pikëve në Gjirokastër dhe barazimit të Bylisit?

Normalisht që jam i kënaqur me fitoren e arritur në takimin me Luftëtarin. Ishin tri pikë që na duheshin në këto momente. Për më tepër, kam parë se skuadra pati më shumë lëvizshmëri dhe më shumë harmoni në lojën e saj. Ajo që më kënaqi është se skuadra pati më shumë impenjim, jo si në takimet e tjera. Lëvizi mirë në fushë dhe pati përplasje me kundërshtarin. Ajo që më kënaq për të ardhmen është se pati rritje të menjëhershme te disa lojtarë.

Por te Vllaznia ka një problem, pasi disa nga të huajt nuk janë më pjesë e stërvitjes?

Dihet që disave prej tyre u kanë mbaruar kontratat, por nisur nga pandemia nuk duhet që të shikohen kështu. Këta lojtarë që janë në skuadër, sidomos te të huajt, tani shikoj një mungesë impenjimi. Ata po e quajnë veten më profesionistë jashtë fushe, sesa në fushë. Nuk kanë dhënë maksimumin, ndërsa Shkodra e Vllaznia u ka dhënë shumë atyre. Ato kanë detyrime ndaj këtij emri!

Po Gligorov?

Në rastin e Gligorovit, ai para pesë ditësh erdhi më kërkoi që të largohet. “Kam përfunduar kontratën dhe dua që të largohem. Unë erdha që të kërkoj leje”, më tha, pavarësisht se nuk ishte një leje që më drejtohej mua, por administratorit e kryebashkiakes. Gjithsesi, ai është larguar tanimë.

Një hap fals i Bylisit: a ju jep më shumë shpresa për largimin nga vendi i tetë?

Na po punojmë për të marrë maksimumin në ndeshjet tona dhe nuk duhet që të shikojmë çfarë do të ndodhë me të tjerat. Kalendarin e kemi shumë të fortë, por unë them se ekzistojnë mundësitë për t’iu larguar atij vendi. Në fund le të presim se si do të jetë edhe ecuria e kundërshtarit.

Keni disa mungesa në përballjen ndaj Skënderbeut, si do t’i zgjidhni?

Kemi disa mungesa për takimin ndaj Skënderbeut, por pavarësisht se unë e theksoj se kemi një përballje të vështirë, them edhe që nuk e kemi të pamundur për të marrë një rezultat pozitiv. Ne në fazën e dytë, kur unë nuk isha pjesa e ekipit, patëm guxim dhe fituam në Korçë. Prandaj, edhe kësaj here, pavarësisht se do të jetë e vështirë, nuk do të jetë e pamundur që t’ia dalim. Motivi ynë për fitore është më i madh sesa ai i Skënderbeut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Liga e Europës/ Kualifikohen Sevija dhe Shakhtar Donjetsk, Inter dhe Junajtid mësojnë kundërshtarët në gjysmëfinale (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku u përcaktuan edhe 2 skuadrat që do të përballen me Interin dhe Mançesterin në gjysmënfinale.

Shakhtar Donjetsk, mposhti me rezultatin 4-1 Bazelin e Taulant Xhakës, në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra ukrainase.

Vlen të theksohet se mesfushori i Kombëtares, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 60-të. Ndërkohë në sfidën tjetër, Sevija eliminoi Uolvesin, me rezultatin 0-1, falë golit të Okampos, duke kaluar më tej. Inter-Shakhtar Donjetsk dhe Mançester Junajtid – Sevija do të jenë 2 sfidat gjysmëfinale të Ligës së Europës.

REZULTATET LIVE: 

SHAKHTAR DONJETSK – BAZEL 4-1

Moraesh 2′, Taison 22′ , Alan Patrik 75′ (p), Dodo 88; / Van Volfsvinkel 90+2 



UOLVES – SEVIJA 0-1

Okampos 88′

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Situatë kaotike në Superligën Shqiptare, vetëm 50 % e klubeve të licencuara

Publikuar

-

Nga

Gjendja në të cilën ndodhet futbolli në Shqipëri është përtej alarmantes. Bëhet fjalë për një situatë kaotike dhe me klube që janë thuajse të falimentuara.

Kjo për vetë pamjaftueshmërinë financiare për të garantuar bilance pozitive. Kuptohet, jo në masën 100%. E për ta vërtetuar këtë mjafton fakti që në sezonin që sapo u mbyll, vetëm pesë skuadra ishin të licencuara për të marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani.



Pra, vetëm 50% e asaj që konsiderohet elita e futbollit shqiptar garanton vijueshmëri në garat europiane, dhe për rrjedhojë, bilance të pranueshme. E ndërsa as në ajkën e zgjedhur të futbollit nuk është minimizuar kjo problematikë, në ligat më poshtë alarmi është drastik.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason e dashura e Joao Felix, i publikon foton intime yllit portugez

Publikuar

-

Nga

Atletico Madrid, pasi ka arkivuar La Ligën, po përgatitet të përballet me Leipzig në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Disa ditë para ndeshjes kundër gjermanëve ( planifikuar për ditën e enjte) sulmuesi portugez Joao Felix ishte protagonist i një episodi më tepër kurioz.

Ish Benfica ishte duke pushuar me të mbathura kur e dashura e tij Margarida Corceiro i bëri një foto dhe më pas imazhin e postoi në Instagram. Por në foton e publikuar nga e dashura e tij shihej shumë më tepër.



Fotoja menjëherë u shpërnda në rrjet duke shkaktuar komente të shumta. Me të vënë re gafën Margarida e fshiu foton, një veprim i vonshëm pasi fotoja bëri xhiron në rrjet.

 

LEXO TE PLOTE