Connect with Us

Bujqësia e braktisur/ Qeveria harxhon 30 milionë për të fshehur dështimin e saj

Politikë

Bujqësia e braktisur/ Qeveria harxhon 30 milionë për të fshehur dështimin e saj

Publikuar

-

Partia Agrare Ambientaliste akuzon qeverinë se ka braktisur bujqësinë. Në një deklarët për mediat, PAA thekson se qeveria po harxhon 30 milionë për të fshehur dështimin e saj .

Po ashtu, PAA, i ka drejtuar edhe një mesazh shoqërisë civile dhe ekspertëve të talentuar të qarqeve universitare të nxisin dhe marrin pjesë aktive në strategjinë e daljes nga kriza dhe në strategjinë e zhvillimit afatgjatë të bujqësisë.

“Partia Agrare Ambientaliste (PAA) si zëri publik i fermerit, blegtorit, peshkatarit dhe agropërpunuesit shqiptar proteston për neglizhencën e institucioneve shtetërore dhe vonesën e marrjes së masave konkrete në mbështetje financiare të bujqësisë.

PAA në datën 26.06.2020 i kërkoi MBZHR të qartësonte politikat dhe paketat antikrizë për  bujqësinë dhe sektorët e saj të cilët po paguajnë dëme te mëdha nga pandemia. Fatkeqësisht edhe pas përgjigjes nga Ministria, dhe sidomos pas shkurtimeve që i është bërë mbështetjes së bujqësisë me aktin normativ të ndryshimeve në buxhetin 2020, konstatohet një strategji mediatike e fshehjes së realitetit duke e zbukuruar atë.

Siç vërtetohet nga debati publik vetëm MBZHR ka realizuar një tender me vlerë 2.913.333 milion lekë për reklama dhe makiazhin e saj politik. Reklamat janë para të keq përdorura aq më tepër në sektorin që po vuan më rëndë dhe më gjatë pasojat e pandemisë.

Sipas analizës së perfomancës buxhetore për periudhën Janar – Prill 2020 rezulton se:Me rishikimet në buxhet bujqësia ka pësuar ulje të mbështetjes buxhetore me 552 milion lekë dhe shkalla e realizimit të buxhetit gjatë 4 mujorit të parë është më e ulët se në ministritë e tjera.

LEXO EDHE:  Një përgjigje për Altin Hazizaj dhe "çunat" që punojnë nga pas

Më konkretisht MBZHR për periudhën Janar-Prill 2020 ka përdorur vetëm 16% të buxhetit vjetor, por ka (keq) përdorur 25% të shpenzimeve operative, por ka realizuar vetëm 10% të investimeve kapitale që janë jetike për fermerët, blegtorët, agrobiznesin dhe agroturizmin.

Shpenzimet operative ku përfshihen edhe reklamat janë realizuar 1.5 herë më shumë se totali i shpenzimeve dhe 2.5 herë më shumë se investimet publike në bujqësi. Shifrat janë kokë forta dhe hedhin poshtë çdo demagogji dhe arrogancë të financuar nga taksat e shqiptarëve.

PAA i bën thirrje shoqërisë civile dhe ekspertëve të talentuar të qarqeve universitare të nxisin dhe marrin pjesë aktive në strategjinë e daljes nga kriza dhe në strategjinë e zhvillimit afatgjatë të bujqësisë.”-thuhet në deklartën e PAA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra euro u mblodhën nga shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Dhuroi 2 respiratorë tek “Shefqet Ndroqi”/ Shehaj: Mijëra euro u mblodhën nga shqiptarët

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka dhuruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize.

Shehaj sqaron se “një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona”.



Ish deputeti i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për të mbrojtur veten nga Covid.

“Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.
Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona.
Miqësisht dua t’u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në moment e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë”, shkruan Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Letra e biznesmenit për Ambasadën e SHBA/ Berisha: Veprime mafioze të Arbenit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit nga CNA.al të letrës së një biznesmeni drejtuar ambasadës së SHBA-ve e cila lidhet me pronat e Ben Blushit në emër të vjehrrit të tij.

Berisha i ka konsideruar akuza të rënda, ato që biznesmeni ka bërë në drejtim të Ben Blushit.

“Akuza të reja të renda me dokumenta kundër Arben Malavites! Biznesmeni denoncon Arben Malaviten, vjehrrin dhe bashkshortën e tij të implikuar në një aferë mafioze ndërtimi. Ai e denoncon veprimet mafioze të Arbenit, vjehrrit dhe bashkshortes së tij ndaj biznesit të tij në një letër drejtuar ambasadës së SHBA”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  PD: Faturat abuzive, asnjë përgjigje nga qeveria

LEXO EDHE:  Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

Biznesmeni Andon Dhima në letrën e çuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë shkruan akuza të forta që lidhen që nga kërkesa e Ben Blushit për të futur ortak vjehrrin, kalimin e pronësisë, gjyqet formale dhe deri tek përplasjet e sotme ku Ben Blushi me influencën e tij kërkon të rrëmbejë ç’të mundë./CNA.al



Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rinia shqiptare është më e papërfilluara”/ Zhupa: Qeveria e ka mbyllur ciklin e saj

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se rinia shqiptare është më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.

Sipas saj, sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, numërohen rreth 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria.



Më tej, Zhupa thekson se një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

“Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfilluara nga qeveria dhe politikat qeveritare.
RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.
Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:
– 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.
Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve:
– 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;
Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:
– 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;
– 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;
– 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;
– 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.
Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.
Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE