Politikë
“Boshatiset” parlamenti/ Rama dhe Basha mbeten me “gisht në gojë”

Opozita parlamentare i ka dhënë sot një leksion të fortë, kryeministrit Edi Rama, i cili megjithëse do tentojë të votojë në mënyrë të njëanshmë marrëveshjen me kreun e Republikës së re, Lulzim Basha, duket se “sharra i ka ndeshur në gozhdë” dhe sot panë një provë.
Në seancën e sotme të Kuvendit, së pari opozita parlamentare tregoi forcë dhe nxori zbuluar Edi Ramën duke provuar se ai nuk ka votat e duhura për të votuar Reformën Zgjedhore.
Gjithashtu u pa qartë se përgjegjësia nuk është vetëm te kryeministri, por edhe te Lulzim Basha, i cili dogji mandatet, duke i lënë dorë të lirë Ramës.
Megjithatë vendimin e tij nuk e respektuan më shumë se 40 deputetë, të cilët tashmë janë faktor i rëndësishëm i parlamentit dhe përtej pazareve mes Ramës dhe Bashës, opozita parlamentare kanë edhe veprimet dhe përgjegjësitë e tyre politike për të ardhmen.
Opozita parlamentare rreth mesditës së sotme braktisi seancën parlamentare, duke ia bërë të qartë Ramës se nuk do të mund të sigurojë 84 votat për miratimin e Reformës Zgjedhore.
Ndërsa në këto momente, pas largimit të opozitës, në sallën e parlamentit, nuk ndodhen më shumë se 30 deputetë.
Pra, është e qartë se Rama i vetëm me Bashën ortak, nuk miratojnë dot Reformën Zgjedhore.
Skena politike shqiptare tashmë duket si në vitin 2005, të njëjtët tre polarë, mazhoranca, opozita e Lulzim Bashës dhe opozita parlamentare, kjo e fundit megjithëse e fragmentuar,me gjithë problematikat që shfaqin aktorë të ndryshëm, sot Edi Rama ngeli me minimumin historik të deputetëve.
Edhe sikur ti fryjë bilbilit, Edi Rama nuk mund ti bëjë kurrë 84 vota sepse opozita parlamentare tashmë e ka kuptuar qartë dhe janë të bindjur se halli i tyrë janë listat e hapura dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, ndërsa halli i Ramës është të mbajë Lulzim Bashën, në krye të opozitës./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Babalja i Lulit” përdor mediat për të sulmuar Sahit Dollapin
Lufta brenda Partisë Demokratike duket se po kalon në një tjetër stad. Mesa duket intrigat e brendshme dhe beteja për të kapur vende deputetësh tashmë...
1 Koment