LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci/ Mbi 12 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

9 Korrik 2020, 08:58, Kosova & Bota CNA
Bilanci/ Mbi 12 milionë të infektuar nga koronavirusi në

Mbi 12 milionë njerëz në gjithë botën janë të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Rreth një e katërta e tyre janë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë vend, rastet e reja po vazhdojnë të shënojnë rritje, kryesisht në shtetet perëndimore dhe jugore: Florida, Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

Që nga zbulimi i rasteve të para në muajin dhjetor në Kinë, Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi më i prekur nga pandemia, me më shumë se 3 milionë raste të diagnostikuara dhe të paktën 132,256 vdekje, që është pak më pak se një e katërta e 548,000 vdekjeve në të gjithë botën.
Numri i rasteve po rritet edhe në Brazil, ku ka 1.7 milion të infektuar, dhe India me 742,000 raste të konfirmuara.

Meksika gjithashtu njoftoi për 6.995 rastesh të reja duke e kapërcyer Spanjën me numrin e përgjithshëm të të infektuarve me më shumë se 275,000.
Deri më tani në Meksisë kanë humbur jetën 32.796 persona.

Në Australi, 5 milionë njerëz janë izoluar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Melburn. Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë pas masave të tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që e shkakton sëmundjen COVID-19./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga