Connect with Us

Beqaj “gjen zgjidhjen” për rimëkëmbjen e ekonomisë/ Kërkon më shumë ditë pushimi

Politikë

Beqaj “gjen zgjidhjen” për rimëkëmbjen e ekonomisë/ Kërkon më shumë ditë pushimi

Publikuar

-

“Mbrojti”, koncensionet e Ilir Beqajt/ Zbardhet pasuria e prokurorit që hetoi ish-Ministrin

Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i PS-së, Ilir Beqaj sot ka bërë një propozim, që sipas tij ndihmon rimëkëmbjen e ekonomisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Beqaj propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç të shtunë të diel.

“I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë.

LEXO EDHE:  "Shul, po të vjen ora"/ Meta, pushime me paratë e shqiptarëve

Pra nëse mund të shpallim tre fundjava, njerëzit mund të programojnë punët dhe prenotimet”-tha Beqaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Meta: Të hetohen të gjithë zyrtarët e sekserët e përfshirë

Publikuar

-

Nga

Menaxhimi i pandemisë/ Meta shigjeton qeverinë, thirrje për qytetarët

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri.

Meta kërkoi që SPAK të nisë menjëherë hetimet për të gjithë zyrtarët e sekserët shqiptarë të përfshirë në përgjimet e Ndrangheta-s

Sipas tij, shtimi i kullave në Tiranë në mungesë të kredidhënies, shton dyshimet për burimet e financimit dhe pastrim parash.

Jam shprehur qartë për pyetjen konkrete që Ju bëni. Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë.

Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave. Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit”, deklaroi Kreu i Shtetit në Alb365.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Marina bën zgjedhjen e duhur. Përmbys thashethemet përmes fotove

LEXO EDHE:  Shpenzime rekord/ “Fluturojnë” 1.4 miliardë euro nga Shqipëria

Ndërkohë, kujtojmë se në përgjime është përmendur edhe emri i presidentit Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI?/ Meta: Nuk shqetësohem, do jem…

Publikuar

-

Nga

Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI?/ Meta: Nuk shqetësohem, do jem…

Disa kohë më parë në media qarkulloi një lajm se më 26 prill, Ilir Meta do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit për të krijuar një parti.

Duke marrë shkas nga kjo, presidenti Ilir Meta është pyetur nëse do të kërkojë një mandat të dytë në krye të Presidencës, apo  do të kthehet tek LSI, partia që ka themeluar.

Kreu i Shtetit nuk preferoi të japë një përgjigje të prerë për këtë pyetje, por tha në Alb365 se nuk e ndjen si shqetësim pozicionin e tij në të ardhmen.

Unë jam i shqetësuar për daljen e Shqipërisë nga shinat e procesit të integrimit europian. Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej  kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit. Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Europian.

Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin  e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qendruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si  dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar.

Këto janë shqetësimet e mia kryesore. Nuk është shqetësimi im  se cili do të jetë pozicioni im në të ardhmen. Në çdo rast unë do të jem në Shqipëri, do të jem midis shqiptarëve dhe në shërbim të tyre”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët”/ Meta: Koha për një përmbysje të madhe

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët”/ Meta: Koha për një përmbysje të madhe

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet parlamentare, për të cilat pretendon se duhet të ishin mbajtur kohë më parë.

Meta tha për Alb365.al se realizimi i zgjedhjeve më herët do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve ekonomike dhe sociale.

Sipas tij, shqiptarët po ndiejnë një tkurrje dhe krizë të madhe ekonomike, ndaj pretendon se është koha për një përmbysje të madhe.

Të  gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, në kuptimin e zgjidhjes së shumë problemeve ekonomike e sociale, që jo vetëm nuk kanë marr një drejtim por, janë majisur tepër rëndë, duke shtuar akoma më shumë varfërinë dhe padrejtësitë ndaj qytetarit të thjeshtë, të palidhur politikisht me pushtetin, në nivel qendror apo vendor.

Është evidente, se tashmë vendi përballet me dy probleme të mëdha, bllokimin e integrimit europian, pra me mosçeljen e negociatave prej kaq kohësh, si dhe me ritmet dramatike të shpopullimit, largimit masiv i të rinjve dhe forcave më aktive, në një asimetri me vendet e tjera të rajonit.

Shpopullimi dhe pasojat e tij, ndihen besoj nga vetë mësuesit, nga shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe  Universitetet, ku çdo vit ka gjithnjë e më pak regjistrime, mbyllen shkolla dhe degë në fakultete. E ndjejnë sipërmarrësit, të cilët kanë paqëndrueshmëri të fuqisë punëtore, madje nuk kanë shpesh fuqi punëtore për shkak të largimeve.

E ndjen ekonomia shqiptare dhe mbi të gjitha ndihet në familjen shqiptare, që po tkurret dhe po përjeton kriza të mëdha. Ndaj është koha për një përmbysje të madhe”, u shpreh Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE