Politikë
Basha dhe Kryemadhi njohin Kuvendin/ Shpallin grupet parlamentare

Qëndrimi stoik i disa prej deputetëve të opozitës parlamentare për të mos hequr dorë nga kushti për hapjen e listave, duket se ka rikthyer skenarin e vjetër të marrëveshjes së partive të mëdha.
CNA.al mëson se PD dhe LSI, partitë që dogjën mandatet, pritet që sot të njohin parlamentin dhe të krijojnë grupime me deputetët që janë aty, deputetët të cilët i shpallën tradhtarë, 1 vit e gjysmë më parë.
Emrat që do të bashkohen për miratimin e Reformës Zgjedhore për të arritur 84 votat nga të dy grupet janë Fatjona Dhimitri, Artur Roshi, Besnik Troplini Lefter Maliqi, Suzana Topi e Gjetan Gjetani dhe argumenti i tyre i përbashkët përmblidhet me frazën cinike të artikuluar nga Artur Roshi: “Nuk është ajo që duam, por ajo që i duhet vendit”.
CNA. al e bëri publike me herët nevojën dhe qëllimin e Lulit e Ramës për t’u bashkuar edhe njehëerë sipas interesit të tyre, ndërsa pjesë e kësaj loje është edhe Monika Kryemadhi e cila sot legjitimon kuvendin sërish. Pra, edhe njëherë konfirmohet ajo që CNA.al raportonte një vit më parë se djegia e mandatave ka qënë një lëvizje e tyre, duke u kujdesur të lënë disa emra, të tillë si Lefter Maliqi e Fatjona Dhimitri, të cilët duket qartë që më shumë se deputët të sulmuar nga opozita, janë vegla të Bashës e Kryemadhit. Por, vlen të theksohet se me 77 deputetët e mazhorancës dhe 6 emrat që dolën sot me qëndrimin pro votës së marrëveshjes së 5 qershorit, totali shkon 83! Kërkohet edhe i fundit për të ngritur një karton! /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...