Connect with Us

Balla mesazh opozitës/ Kuvendi nuk merr urdhëra nga askush, gati të diskutojmë hapjen e listave  

Politikë

Balla mesazh opozitës/ Kuvendi nuk merr urdhëra nga askush, gati të diskutojmë hapjen e listave  

Publikuar

-

“Lojrat djallëzore të Metës e vonuan”/ Balla ‘kërcënon’Presidentin: Të enjten rimiratojmë buxhetin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka drejtuar një mesazh opozitës jashtë parlamentit, ndërsa theksoi se Kuvendi i Shqipërisë nuk merr urdhëra dhe as ultimatume nga askush.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk merr urdhëra, as ultimatume, apo porosi nga askush. E kam për ata, opozitën jashtë parlamentit, që thonë “I bëjmë thirrje Kuvendit….

Do ti kërkoja opozitës jashtë parlamentare që ndaj deputetëve që vijnë nga listat e tyre të tregojnë respekt. Ne nuk i kemi votat për të votuar, prandaj iu bëj thirrje ta votojmë Kodin Zgjedhor, të miratuar në atë marrëveshje.

LEXO EDHE:  E vërteta që fshehu Ylli Rakipi, për Ramën dhe Hysenbelliun

Ne jemi gati të diskutojmë edhe hapjen e listave, me qëllim përmirësimin e zgjedhjeve”-tha ndër të tjera Taulant Balla./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Biden si presidenti i 46-të i SHBA/ Bushati: Moment i rëndësishëm që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se sot është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë botën pasi fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i vendit.

Bushati ka kujtuar momentin kur shoqëronte kryeministrin Rama në takimin me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 14 Prill 2016. Gjithashtu Bushati ka përmendur ndjeshmërinë e Zëvendës Presidentit Biden për historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe angazhimi i tij për paqen dhe transformimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas ish ministrit, ky është një moment i rëndësishëm që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke pasur në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon.

Sot është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë botën. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i vendit. Ai mori 306 vota elektorale dhe më shumë se 81 milion vota popullore, duke thyer çdo rekord të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Në klimën e polarizuar dhe aktet e dhunës që shoqëruan kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve, duket se sfida më e madhe politike për Presidentin Biden është normalizimi i mosmarrëveshjeve politike. Krahas stabilizimit të brendshëm, kjo sfidë ka të bëjë edhe me forcën tërheqëse të modelit që përfaqësojnë SHBA-të në botë.
Si pasojë e Pandemisë COVID-19, bota është në dhëmbët e krizës më të rëndë që ka përjetuar që prej Luftës së Dytë Botërore. Në planin ndërkombëtar, SHBA-të mbeten aktori më i fuqishmëm. Kina është një konkurrent gjithnjë e më sfidues, me të cilën SHBA-të do të përballen në një rivalitet më së shumti teknologjik. Nga ana tjetër, ndikimi i Rusisë, kryesisht në kufijtë e NATO-s, rikthen vëmendjen për një angazhim të strukturuar me të.
Në këtë kontekst, ripërtëritja e aleancës euro-atlantike, sikundër rikthimi aktiv i SHBA-vë në disa nisma të rëndësishme shumëpalëshe pritet të marrë përparësi me administratën Biden. Viti 2021 do të jetë interesant për të testuar edhe ndërveprimin e SHBA-ve me vendet e G7. Gjermania dhe Japonia, dy aleatë të pazëvendësueshëm të SHBA-ve, respektivisht në Europë dhe Azi, tradicionalisht të njohura për qëndrueshmërinë e tyre, janë përfshirë në proceset e ndryshimit të drejtuesve politik. Për fatin tonë të mirë, rajoni ynë nuk është i huaj për Presidentin Biden. Përkundrazi! Krahas njohurive të thella për rajonin, ai ka edhe një lidhje shpirtërore, veçanërisht me Kosovën. Do të mbetet gjithnjë e pashlyer në memorien time – teksa shoqëroja kryeministrin Rama në takimin me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 14 Prill 2016, – ndjeshmëria e Zëvendës Presidentit Biden për historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe angazhimi i tij për paqen dhe transformimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Pikërisht, kjo lidhje e tij me rajonin, sikundër dhe e ekipit përgjegjës për politikën e jashtme dhe të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, janë inkurajuese për një vëmendje të shtuar të SHBA-ve në rajonin tonë dhe për një bashkëveprim më të ngushtë me BE-në, duke e konsideruar procesin e transformimit të Ballkanit dhe anëtarësimit në BE, një punë të papërfunduar. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke pasur në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon”, shkruan Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi i mburret banorëve të Vorës/ LSI është partia që di t’i mbajë premtimet

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LS, Monika Kryemadhi ka e ka nisur ditën e sotme me një takim me disa banorë të Vorës.

Gjatë fjalës së saj, kryemadhi nuk ka kursyer as mburrjet teksa shprehet se LSI është partia që di t’i mbajë premtimet.

“Ne e kemi shumë të qartë tashmë, jo vetëm fokusin dhe përqendrimin tonë, por kemi avantazhin kryesor, që është mbajtja e premtimeve. Kudo që takohemi me njerëzit, ne jemi aq ballëhapur me ta, që ne e mbajmë premtimin, që ne i qëndrojmë fjalës së dhënë, dhe kjo ka qëndruar, ka ekzistuar dhe ne duhet ta forcojmë dhe ta bëjmë akoma më prezentë. Unë e ndjej të domosdoshëm komunikimin me njerëzit, sidomos me pjesën më vitale të shoqërisë shqiptare, që janë të rinjtë dhe të rejat, jo se burrat dhe gratë nuk janë vitalë, përkundrazi ndonjëherë pensionistët janë më vitalë sesa disa të rinj dhe të reja që ne mendojmë se duhet të bëjnë ndryshimin, por plani i tyre për të ardhmen, plani i tyre për të rritur dhe krijuar hapësirat, jo vetëm për punësimin, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për faktin se ato duan të ndërtojnë familjet e tyre në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Gjithashtu, ajo nuk i ka ndalur akuzat për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se ka gënjyer prej 8 vitesh.

LEXO EDHE:  LSI mbështet PD/Kur mund të bëhen zgjedhje të lira

LEXO EDHE:  Ndahet opozita/ Kryemadhi nderoi sot Dëshmorët

Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Eurostat për emigracionin/ Basha: Rama i detyroi të rinjtë të ikin

Publikuar

-

Nga

Basha i përgjigjet Ramës/ Tirja i qeverisë ka mëndjen të gajaset në Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të Eurostat ku Shqipëria renditet e gjashtë në botë për emigracionin masiv.

Sipas Bashës, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Kreu i PD, thekson se ka ardhur koha për ndryshim dhe koha për të larguar Ramën.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.
Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE