LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analiza e Rusmajlit për koalicionet në 2013, që vlen njësoj edhe sot

9 Korrik 2020, 10:07, Politikë CNA

“Dushku nuk ia vlen. Me Dushkun fitojnë vetëm të tjerët!”

Nga Ilir Rusmajli

* Në një analizë kritike të këtyre ditëve në këtë gazetë, kolegu im i profesionit dhe i politikës, zoti Viktor Gumi, sillte në vëmendje të opinionit ?Dushkun? e zgjedhjeve të 23 qershorit: përfshirjen e kryetarëve/eksponentëve të partive të tjera në listat e kandidatëve të dy partive të mëdha. Gumi e quan Dushkun e këtyre zgjedhjeve ?Dushkun perfekt?, faktorin themelor që cenon standardin e tyre e qe i bën ato të padrejta. ?Zgjedhjet e drejta kanë si kusht ?sine qua non? përfaqësimin e drejtë: në rast se

përfaqësimi nuk është i drejtë, as zgjedhjet nuk janë të drejta?. Përfaqësimi në këto zgjedhje nuk ishte i drejtë, sepse me skemën që na u imponua ?votuesi i forcës politike të PD dhe PS që kërkon përfaqësim në Kuvend nga deputetë të listës së PD dhe PS, përfaqësohet në Kuvend nga deputetë të partive të tjera politike? (Fjalët në thonjëza janë citim nga shkrimi i z. Gumi në gazetën ?Panorama?, datë 8.7.2013). Këtë thoshte në thelb zoti Gumi dhe unë besoj se nuk ka njeri që këtë gjë nuk e kupton dhe nuk e pranon.

Gumi e quan Dushkun Perfekt po aq antikushtetues dhe në kundërshtim me standardin e zgjedhjeve, sa dhe Dushkun e thjeshtë apo sa dhe Megadushkun. Një gjë që është antikushtetuese, nuk shihet më tej nëse është apo nuk është e leverdishme. Oportuniteti është koncept i huaj për shkollën juridike, së cilës i përket Gumi. Për të nuk ka kuptim pyetja: a ia vlen Dushku? A fiton Partia me Dushkun, apo me të fitojnë të tjerët? Në respekt të plotë të qëndrimit të kolegut tim, unë po përpiqem gjithsesi ta shtroj pyetjen e munguar.

Lidhur me këtë pyetje, kemi dy justifikime nga dy të mëdhenjtë:

1. Rama ka deklaruar se PS nuk ka përfshirë kandidatë të aleatëve në pozicionet fituese të listave të veta, edhe pse emrat iu përmendën publikisht dhe CV-të e tyre nuk linin vend për dyshime;

2. Berisha ka thënë se koalicioni me kryetarët e partive aleate në pozicione fituese në listat e PD-së ishte një domosdoshmëri (nuk ka shpjeguar pse duhej patjetër, pse nuk bëhej dot ndryshe, pse nuk bëhej dot si në vitin 2009, cili ishte rreziku, cili refuzonte), por ka thënë se sikur të votohej me sistemin proporcional kombëtar!!!, atëherë aleatët, me votat që kishin, do kishin fituar 11 deputetë.

Arsyetimi lidhur me justifikimin e Ramës është i thjeshtë. Lideri politik vlerën e ka te fjala. Nga ajo i vjen besueshmëria. Nga besueshmëria i vjen pesha. Nëse Rama ende preferon të mos i kushtojë vëmendje fjalës që thotë, pa pasur frike se kjo i kushton te besueshmëria apo te pesha, kjo vjen ngaqë edhe ai e dinte (e dinte mirë), se në këto zgjedhje fitorja e tij nuk varej as nga fjala e tij, as nga besueshmëria e tij, as nga pesha e tij. Kjo vetëdije shpjegon jo vetëm këtë lloj mohimi të evidentes, por edhe të shumë prej premtimeve të fushatës që gjerësisht u quajtën ?të lehta?. Kjo na e heq mundësinë të merremi me të.

Justifikimi i Berishës kërkon vërtet më shumë vëmendje, si çdo gjë që thotë e bën Berisha. Së pari, duhet thënë që në fillim se mundësia që aleatët tanë të marrin me sistemin proporcional kombëtar 11 mandate nga mandatet e koalicionit, është matematikisht zero, sado shumë, apo sado pak vota të marrin ata. Zero, sepse në Shqipëri nuk votohet me sistem proporcional kombëtar! Kjo është e mbyllur me Kushtetutë. E kanë mbyllur dy të mëdhenjtë që në vitin 2008. Unë besoj se Berisha ka dashur kinse të bëjë këtë lidhje, për të bindur, pa pasur nevojë të shtrojë për shqyrtim, të gjithë ata që do luteshin për shpjegim (Të njëjtën vlerë do kishte nëse do t?i kumtonte kryesisë së Partisë ditën që shpalli listat, se ne duhet t?i mbajmë me çdo kusht kryetarët e partive aleate në listat tona, sepse përndryshe ata shkojnë në Neptun [planetin Neptun], ku për shkak të densitetit pesha e votës është më e madhe se në Tokë, dhe pastaj na vijnë prej andej me një barrë mandate, të paktën 11).

Së dyti, kujtdo që i dhimbset sadopak interesi elektoral i partisë së vet, do ta eksploronte peshën dhe ndikimin në rezultat të aleatëve vetëm mbi bazën e sistemit elektoral që kemi në fuqi, sistemit proporcional rajonal (jo atij kombëtar). Ai e kalkulon saktë raportin midis partisë së madhe dhe aleatëve të saj të vegjël. Ai e nxjerr saktë sa i japin, apo sa i marrin aleatët partisë së madhe. Arsyetimin politik perfekt për këtë raport e ka bërë vetë Berisha në vitin 2009, kur përfshiu me mjaft sukses aleatët në skemën e vet të koalicionit me lista të përbëra. Rezultati i atyre zgjedhjeve i dha të drejtë katërçipërisht Berishës. Aleatët tanë në koalicion patën fiks aq vlerë sa kishin në jetë, morën fiks aq përfaqësim sa morën vota. Në ato zgjedhje nuk pati Dushk dhe (në fakt jo vetëm për këtë shkak) PD-ja fitoi. Bashkë me të fituan dhe aleatët.

Së treti, në harkun e katër vjetëve bashkëqeverisje, në vigjilje të lidhjes së marrëveshjes së re të koalicionit, mund të thuhej me siguri se PD-ja nuk mund të kishte asnjë arsye apo justifikim për t?u ndier në ?borxh?, apo për të pasur ?frikë? se, po t?i linim PR, PDIU, LZHK, PDK, PLL jashtë formulës së Dushkut, ata mund të na dëmtonin rëndë. Analiza e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2009 tregon se këta aleatë, të cilët me aq zell i përfshimë këtë herë në listat e kandidatëve të PD-së në pozicione fituese, nuk kanë pasur kurrë ndikimin elektoral që kanë pretenduar.

Nëse lexojmë shifrat e zgjedhjeve të vitit 2009 të zbërthyera sipas formulës së sistemit tonë proporcional rajonal, del së vetëm në 2 qarqe këta aleatë (duke llogaritur votat sipas koalicioneve të kohës dhe pa LZHK dhe PDK që nuk ka qenë pjesë e jona në ato zgjedhje) kanë ndikuar në rezultat për të shtuar mandat, kanë ndihmuar PD-në me ?një grusht? votash, siç e parashikon sistemi.

Këto qarqe dhe analiza e kontributeve është si vijon:

PD kishte 7.730 vota tepricë mbi deputetin e dytë. Ata e ndihmuan me 3.838 vota që i mungonin për deputetin e tretë.

DURRËS

PD kishte 9.738 vota tepricë mbi deputetin e gjashtë. Për deputetin e shtatë i duheshin dhe 9770 vota. Ata e ndihmuan me 5445 (aq kishin).

Në qarqet e tjera, mungesa e votave të PR, PLL, PDIU nuk bën diferencë në shpërndarjen e mandateve.

Pra, shifrat tregojnë se në vitin 2009 këta aleatë na kanë ndihmuar për 2 mandate me 9795 vota gjithsej. 9795 vota nuk përbëjnë 11 mandate, por edhe sikur t?i marrësh të gjitha bashkë, nuk japin dot as 1 mandat. Në katër vjet qeverisje, aleatët këto vota i kanë përkthyer shumëfish në pushtet politik dhe administrativ. Nuk po ndalem të sjell në vëmendje se si ia kanë parë ?hairin? këtij pushteti, sepse besoj se këtë nuk ka njeri që nuk e di. Për më tepër nuk dua të largohem nga argumenti, por ia vlen të theksoj se PD-ja nuk mund të ndihej dot në borxh për kaq kontribut, nuk mund të ndihej në borxh ndaj partive që nuk kanë qenë pjesë e aleancës së vitit 2009 (LZHK, PDK) dhe kurrsesi nuk mund ta zmadhonte disproporcionalisht këtë kontribut, pa nëpërkëmbur interesin e vet legjitim politik.

Së katërti, tani që zgjedhjet e 23 qershorit kanë mbaruar dhe rezultati ka dalë, analiza e shifrave mund të bëhet dhe për këto zgjedhje, pesha specifike e secilit në këtë raport mund të kuantifikohet jashtë çdo lloj dyshimi, se kush ka hyrë në ?borxh? dhe kush ka bërë ?ndere? me votat e mbështetësve te vet mund të deklarohet hapur.

Në zgjedhjet e 2013 situata paraqitet si vijon:

PD-ja i ka dhënë një mandat LZHK-së në Tiranë me 14047 vota (totali i votave të vlefshme te APMI / mandatet e fituara nga APMI).

PD-ja i ka dhënë një mandat PDIU-së në Fier me 13069 vota.

PD-ja i ka dhënë një mandat PR-së në Korçë me 11341 vota.

PD-ja i ka dhënë një mandat PDK-së në Shkodër me 10874 vota.

PD-ja i ka dhënë një mandat deputetit Kastriot Islami në Tiranë me 14047 vota.

PD-ja i ka dhënë një mandat deputetit Gjovalin Kadeli në Lezhë me 12967 vota.

Pra, shifrat tregojnë se PD-ja u ka dhuruar drejtpërdrejt, në këto zgjedhje, këtyre aleatëve, 6 mandate jopërfaqësuese me 76345 vota të pastra demokratësh. Kurse për marrëdhëniet brenda koalicionit, shifrat e zbërthyera sipas formulës që parashikon Kodi Zgjedhor tregojnë:

PD (disa herë edhe me aleatët e vegjël) nuk ka pasur nevojë për votat e PR, PDIU, PLL, PDK, LZHK në asnjë qark përveç Kukësit për të marrë mandatet e saj. Në të vetmin rast PD është ndihmuar në Kukës me 4190 vota (gjithmonë kjo vlen nëse mandati i Kukësit ruhet, përndryshe ky kontribut është i pavlefshëm).

Në rastin e Elbasanit, Korçës dhe Vlorës, PD ka ndihmuar përkatësisht PR (Elbasan dhe Korçë) dhe PDIU (Vlorë) me një total prej 17 550 votash.

Në rastet Durrës, Fier dhe Tiranë, PD ka mbrojtur mandatet e veta duke pasur edhe tepricë votash, por teprica e tyre nuk ka qenë e domosdoshme për partitë aleate për sigurimin e mandateve të tyre.

Kjo është e vërteta kokëfortë e shifrave. Edhe në këto zgjedhje shifrat e ?borxheve? dhe të ?ndereve? janë saktësisht këto: PD u ka ?dhuruar? aleatëve të Dushkut 76 345 vota, u ka bërë ?nder? me 17 550 vota dhe ka hyrë në ?borxh? tek ata me 4190 vota. Një hesap si ky mund ta quajë me leverdi vetëm dikush që i ka votat tepër, por jo ai që i dhimbset çdo votë e votuesve të vet, jo ai që respekton sistemin proporcional rajonal që kemi në fuqi dhe që jep e merr prej tij vetëm çfarë ai i lejon.

Historia e zgjedhjeve të mëparshme në Shqipëri ka treguar se të mëdhenjtë ia kanë parë sherrin si Dushkut të thjeshtë, ashtu dhe Megadushkut. Fatos Nano në vitin 2001 e kërkoi Dushkun për t?u bërë me çdo kusht President, por President nuk u bë dot, edhe pse kishte votat. Presidentin e zgjodhi kundërshtari i tij, Sali Berisha.

Fatos Nano nisi Megadushkun për të fituar zgjedhjet e vitit 2005, por Berisha iu përgjigj me të njëjtën skemë dhe ia neutralizoi efektin. Nano humbi zgjedhjet (jo vetëm për këtë shkak). Fitorja i buzëqeshi Berishës. Në zgjedhjet e 2013-s Dushku perfekt dogji atë që e solli Dushkun si zgjidhje shpëtimtare. Berisha humbi zgjedhjet (jo vetëm për këtë shkak, edhe pse është njohur gjerësisht si një shkak i rëndësishëm). Zgjedhjet i fitoi Rama. Dushkut ia panë hairin vetëm aleatët e vegjël (të tjerët).

Prandaj duhet thënë pa mëdyshje: Dushku nuk ia vlen. Me Dushkun fitojnë gjithmonë të tjerët.

Dushku në vitin 2001 prodhoi 10 mandate jopërfaqësuese, të gjitha në favor të partive të vogla. Prapëseprapë ideatori i Dushkut humbi. Megadushku në vitin 2005 prodhoi të paktën 15 mandate jopërfaqësuese, të gjitha në favor të PR-së dhe PSD-së. Prapëseprapë ideatori i Megadushkut humbi. Dushku perfekt i këtij viti prodhoi me gjasë 9 mandate jopërfaqësuese në favor të LSI-së, PBDNJ-së, PR-së, LZHK-së, PDIU-së, PDK-së dhe dy socialistëve të revoltuar. Prapëseprapë ideatori dhe mbështetësi publik i këtij Dushku (Rama e ka zbatuar, por e ka mohuar publikisht) humbi. Pyetja që shtrohet në mënyrë të paevitueshme në këtë pikë është: Kur historia e Dushkut ka qenë kaq e pamëshirshme, si është e mundur që Dushku ndërron formë, por gjithmonë përsëritet?

Unë besoj se kjo pyetje e ka të pamundur përgjigjen sa kohë që baballarët e Dushkut heshtin dhe nuk rrëfehen kurrë për shkaqet që i çojnë në gabim. Për sa më takon, unë ende ndiej nevojën të kuptoj pse duhej patjetër koalicioni i Dushkut, pse nuk behej dot ndryshe, pse nuk bëhej dot si në vitin 2009, kush ishte rreziku, kush refuzonte, çfarë prisnim, çfarë synonim. Në forcën time politike besoj se nuk jam i vetmi që kërkon të dijë, kërkon të kuptojë. Jam përpjekur që të kuptoj që në kohën kur Dushku po ngjizej dhe marrëveshja e koalicionit nuk ishte lidhur akoma. Në atë kohë eksponentë të nivelit me të lartë të lidershipit të partisë më shprehnin vetëm një hall, një qëllim, një shqetësim: kishin hallin e ndonjë kryetari partie aleate, të cilin e donin me çdo kusht në Parlament, e donin në pozicion të garantuar në listën e kandidatëve të PD-së. Nuk e kuptoja atëherë, nuk e kuptoj dot as sot. Nuk e besoja atëherë, por s?kam si të mos e besoj sot.

SHENIM:

Ata që kanë kërshëri për llogaritjen për çdo qark, mund ta gjejnë të parashtruar më poshtë:

Zgjedhjet 2013:

(Kjo përllogaritje bazohet në të dhënat zyrtare sipas gjendjes më datë 9.7.2013)

APMI ka marrë vetëm 2 mandate në qarkun Berat. Për sigurimin e këtyre mandateve ky koalicion nuk ka të nevojshme votat e PR, PDIU, LZHK, PLL, PDK, por i siguron mandatet duke u mjaftuar me votat e PD dhe aleatëve të vegjël.

APMI ka marrë 3 mandate në këtë qark. APMI, për të siguruar këto 3 mandate, mund të mjaftohej vetëm me votat e PD, pa nevojën e aleatëve të saj.

DURRES

APMI ka marrë 6 mandate (5 mandate PD, 1 mandat PR). Në këtë qark PD-së i mjaftojnë votat e veta pa aleatë për të siguruar 5 mandate, duke i mbrojtur këto mandate me 2766 vota tepër.

ELBASAN

APMI ka marrë 6 mandate në këtë qark (4 PD, 1 PDIU, 1 PR). PD i siguronte këto 4 mandate edhe pa nevojën e votave të aleatëve, duke ndihmuar aleatët me 9696 vota.

APMI ka marrë 5 mandate në këtë qark (4 PD, 1 PDIU). PD i siguronte këto 4 mandate edhe pa nevojën e partive aleate, duke mbrojtur mandatin e katërt me 7297 vota tepricë.

GJIROKASTER

PD ka marrë një mandat në këtë qark. Këtë mandat PD e siguronte edhe pa ndihmën e votave të partive aleate.

KORÇE

APMI ka marrë 5 mandate në këtë qark (4 PD, 1 PR). PD e merrte edhe e vetme pa votat e aleatëve mandatin e katërt, duke i tepruar madje 7854 vota në mbrojtje të këtij mandati. Ndërkohë, PR nuk e merrte ndryshe këtë mandat veçse duke u ndihmuar nga votat tepër të PD.

APMI ka marrë 3 mandate në këtë qark dhe të tria i ka marrë PD. PD nuk i merrte këto mandate pa ndihmën e aleatëve dhe ka pasur nevojë për 4190 vota të tyre për ta marrë mandatin e tretë.

APMI ka marrë 3 mandate në këtë qark dhe të tria mandatet i ka marrë PD. PD i siguronte këto tri mandate edhe pa ndihmën e votave të aleatëve.

SHKODER

APMI ka marrë 5 mandate në këtë qark dhe të gjitha mandatet i ka marrë PD. PD-së i kanë mjaftuar votat e veta dhe nuk ka pasur të nevojshme ndihmën e aleatëve për të siguruar 5 mandate.

TIRANE

APMI ka marrë 13 mandate (11 PD, 1 PR, 1 PDIU). PD-së do t?i mjaftonin votat e saj për të marrë 12 mandate, madje duke e mbrojtur mandatin e 12-të me 6870 vota tepër.

APMI ka marrë 4 mandate (3 PD, 1 PDIU). PD me aleatët e vegjël e merr mandatin e tretë pa ndihmën e PR, PDIU, LZHK, PLL, PDK, madje ndihmon PDIU-në për sigurimin e mandatit të saj me 6336 vota./ CNA.al

Lajmet e fundit nga