Connect with Us

Zgjedhjet e parakohshme/ PD i përgjigjet Ramës: I kërkon SHBA dhe BE

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme/ PD i përgjigjet Ramës: I kërkon SHBA dhe BE

Publikuar

-

Pak para mbledhjes së Këshillit Politik/ Ambasadorët zbarkojnë në zyrën e Bashës

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që ka mbajtur me deputetët socialistë një ditë më parë, është shprehur “i prerë” se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme lokale, siç pretendon opozita.

Por Partia Demokratike i është përgjigjur atij me anë të nënkryetarit të PD, Edi Paloka, sipas të cilit, zgjedhjet e parakohshme lokale janë kërkuar nga SHBA-BE, në bazë të vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese.

“Nuk është Rama që vendos se kur bëhen zgjedhjet lokale. Përveç faktit që një numër i madh bashkish sot janë pa kryetar sepse të emëruarit e Ramës kanë rezultuar të inkriminuar, ju kujtoj që do jetë Gjykata Kushtetuese që do të jap vendim për 30 qershorin. Këtë e ka kërkuar SHBA, është në kushtet e BE-së dhe është përfshirë në raportin e OSBE-ODIHR-it. Në fakt raporti i vëzhguesëve ndërkombëtarë, 30 qershorin e ka bërë nul po sidoqoftë mbetet që vendimin me detyrimin për zbatim ta japë Gjykata Kushtetuese. Rama që bën deklarata të tilla ose ka vendosur të mos lejojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese siç ka bërë deri më tani, me gjithë kërkesat e opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar për ngritjen sa më parë të saj, ose është i bindur në suksesin e përpjekjes tjetër të tij, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese.
Këto janë të vetmet mënyra kriminale, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale e për të mbajtur edhe për disa muaj në këmbë një pushtet të vjedhur e të inkriminuar”, thotë Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Besa Shahini shkel sërish ligjin”/ Këlliçi “kap mat” ministren

Publikuar

-

Nga

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar një shkelje tjetër të ligjit nga ana e Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Sipas Këlliçit, Shahini ka shkelur ligjin duke mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë.

Kreu i Formuit Rinor sqaron se Znj. Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ndërkohë zv. Guvernatore e Bankës, por njëkohësisht është edhe nëpunëse e Besa Shahinit, në shkelje flagrante të ligjit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këllici i bën thirrje ministrës që sa më shpejt të jetë e mundur, të rikthejë Ministrinë e Arsimit në shinat e ligjshmërisë, të mbrojë interesin e studentëve e rinisë dhe të zbatojë ligjin.



“Minstrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini kapet sërish në paligjshmëri!
Pasi ia doli të organizojë zgjedhje moniste edhe në universitete, pasi goditi mijëra maturantë me tezën e gjuhës dhe letërsisë me idiote që ka parë vendi, Ministrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini shkel sërish ligjin duke mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë.
Sipas ligjit, anëtarët e Bordit të Akreditimit të universiteteve propozohen nga Ministri i Arsimit për emërim ose shkarkim dhe emërohen ose shkarkohen me miratimin e Kryeministrit.

Znj. Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ndërkohë zv. Guvernatore e Bankës, por njëkohësisht është edhe nëpunëse e Besa Shahinit, në shkelje flagrante të ligjit.
E kuptojmë që për një ministre që ka një rekord absolut dështimesh, që ka guxuar të organizojë zgjedhje pa 75% të studentëve në universitete, që nuk garantoi asnjë masë mbrojtjeje në auditore gjatë pandemisë shkaktuar nga Covid-19, ky standard është plotësisht i pranueshëm, por i bëjmë thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur, të rikthejë Ministrinë e Arsimit në shinat e ligjshmërisë, të mbrojë interesin e studentëve e rinisë dhe të zbatojë ligjin hera-herës…!

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Basha mbyllet me dy pakte/Një publik, një i fshehtë!

LEXO EDHE:  Rama flet pas takimit me Kryeministrat Ballkanik/ Ditë e mirë pune për integrimin europian

Sa për sqarim të opinionit publik, Bordi i Akreditimit është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon pranë ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA është e përcaktuar në ligjin e “Arsimit të lartë” nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për “Funksionimin e organeve kolegjiale”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij.
BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSH.
*Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.
*Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 32, datë 17.03.2017 dhe organizoi mbledhjen e tij të parë në datën 07.04.2017
*BA është vazhdues i punës së Këshillit të Akreditimit i krijuar në bazë të ligjit të “Arsimit të lartë” nr. 9741, datë 21.05.2007. Ligji i ri i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinë BA për të marr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon

Publikuar

-

Nga

Patozi: PD e humbi shansin të ishte lokomotivë e ndryshimit, ne mund të ishim vagon

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi mendon se marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte ajo që pritej prej politikës shqiptare, të paktën partisë së cilës dikur i përkiste, asaj Demokratike.

“PD, e humbi këtë shans. Ajo kishte shansin historik që të ishte lokomotiva e ndryshimit të madh në Shqipëri dhe ne sigurisht do të ishim një nga vagonët, nëse do të na pranonin. Gjithsesi e kemi ndërtuar rrugëtimin tonë jo të kushtëzuar me rrugëtimin e të tjerëve”, tha koordinatori i Bindjes Demokratike, i ftuar në Ditarin e A2.

Duke komentuar skemën e re të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, Patozi tha: “Ky komision do të shërbejë për ta shpëtuar Lulzim Bashën nga përgjegjësia. Që do të thotë, pakënaqësitë e atyre që nuk do ta gjejnë veten te listat e deputetëve do t’i shkarkohen komisionit, kurse meritën e gëzimit që do të mbeten në listë do ta marrë Basha. Është njëlloj si me tenderët. Askush nuk e di kush ishte në komisionin e caktimit të fituesit, por të gjithë merren me kush e dha dhe kush e fitoi tenderin”.

Patozi mendon se ka ardhur momenti që shqiptarët të kenë më shumë se dy mundësi në zgjedhje. “Tashmë i kanë provuar të gjitha llojet e aleancave të qelbësirave, një term i rëndë por që e kanë përdorur kundër njëri-tjetrit. Nëse do të kishim vetëm dy alternativa do të ishim në vendnumëro. Sot është koha që kjo shoqëri të prodhojë forca të reja politike, të ndryshme nga dy blloqet e vjetra dhe të zakonshme të politikës primitive në Shqipëri”, tha ai.



“Ftesa ime ishte për çdo aktor politik që do ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin, çdo politikan që mendon që mund të ketë rol në zgjedhjet e ardhshme duhet të guxojë. Nëse kjo nuk ndodh, ajo që vjen pas zgjedhjeve do të jetë edhe më keq se sa jemi sot. Përveç markës së të fortit do të kenë edhe markën e demokratit, ndërkohë që nuk kanë qenë asnjëherë në këto dy dekada. Elektorati shqiptar ka qenë i dorëzuar dhe iu përshtatur me rrethanat ku dy aktorët kryesorë e kanë detyruar të zgjedhë të keqen më të vogël. Ky është rasti që diga ka një të çarë, një mundësi që nëse nuk shfrytëzohet, ne mund të kalojmë edhe 30 vite të tjera e të mos bëjmë asnjë hap përpara”.

LEXO EDHE:  Nikollë Lesi përplaset me Ramën/ Do ikësh në Maqedoni i veshur si fshatar

LEXO EDHE:  Gazetari ashpërson tonet/ Çfarë ofendimi për kafshën kur politikanët i quajnë “qen”

Bindja Demokratike është në dispozicion të çdo fronti që është kundër dy blloqeve të politikës, shtoi Patozi, të cilët na e kanë dhënë sinjalin sesi e duan ata Shqipërinë. “Kjo është marrëveshja e 5 qershorit, që tregon se ata duan t’i lënë gjërat siç janë. Ne e dimë se çfarë na pret. Ne duhet t’i primë zemërimit popullor për këtë politikë primitive, e t’i japim publikut alternativë tjetër. Unë mendoj se ky është çast historik që publiku të prodhojë forca të reja dhe pse jo, një koalicion opozitar që të jetë një alternativë e re për Shqipërinë”, tha ai.

“Mendoj që në shtator, ata që kanë ndërmend të luajnë një rol në politikën e këtij vendi, mendoj që do ta nxjerrin kokën në shtator. Nuk ka arsye pse të presin më, madje do të thosha që janë të vonuar. Nëse nuk zbresim në fushë, do të thotë që ua kemi lënë vendin qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe opozitës së lodhur të Lulzim Bashës. Nëse nuk ia japim publikut këtë mundësi do të thotë që jemi të pajtuar me dy blloqet e mëdha dhe do të themi që do të zgjedhim gjithmonë të keqen më të vogël. Ne do të japim kontribut në këtë lloj sipërmarrje. Me listat e hapura ne kemi vetëm 2 rrugë, ose çdo parti të futet me listë më vete, ose disa parti të kenë një listë të përbashkët. Hezitimi i PD është një taktikë hileqare që e bën për të mbajtur “me gajret” aleatët nga frika se mos i ikin. Bindja Demokratike është e prirur të hyjë në një listë me forca të ngjashme që kërkojnë ndryshimin jo thjeshtë rotacionin”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-“Ambiente luksoze relaksi në ministri”/ Ish deputeti denoncon: Ja si do të duket tarraca e Bledi Çuçit

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi se po shpenzon paratë e taksapaguesve për luks në zyrat e institucionit që ai drejton.

Spahia thekson se në momentin aktul ekonomik të vendit ku pasojat e pandemisë janë tepër të rënda në xhepat e qytetarëve, ministrat e Ramës nën shembullin e tij e kanë mendjen të shpenzojnë taksat e shqiptarëve për luksin e ambienteve ku punojnë.



“Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?

LEXO EDHE:  Rama flet pas takimit me Kryeministrat Ballkanik/ Ditë e mirë pune për integrimin europian

LEXO EDHE:  Rama flet pas takimit me Kryeministrat Ballkanik/ Ditë e mirë pune për integrimin europian

Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese”, shkruan Spahiu në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE