Connect with Us

Zbardhen nëntë grabitje/ Policia e Tiranës prangos dy “skifterët” laçianë, në kërkim dy të tjerë

Kronika

Zbardhen nëntë grabitje/ Policia e Tiranës prangos dy “skifterët” laçianë, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Zbardhen nëntë grabitje/ Policia e Tiranës prangos dy “skiftërët” laçianë, në kërkim dy të tjerë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Po ashtu është proceduar penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një biçikletë të vjedhur prej tyre.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, të dy banues në Laç, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit: E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç, të dy banues në Laç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në zonën e Unazës kanë konstatuar këta shtetas duke bërë lëvizje të dyshimta në zonën përreth. Menjëherë shërbimet janë afruar për të bërë verifikimet e personave dhe 2 nga prej tyre, sapo kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar me vrap. Nga veprimet e para hetimore u bë identifikimi i këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera dhe dëmtimeve të një numri të konsiderueshëm automjetesh dhe biçikletash, konkretisht:
•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.
•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe një çantë.
•Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit O. S.
•Më datë 03.07.2020, në rrugën “Marije Kraja” kanë thyer xhamat e 4 mjeteve.
•Më datë 04.07.2020, në rrugën “Artan Lenja” kanë thyer xhamat e 6 mjeteve.
•Më datë 05.07.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” kanë thyer xhamat e 9 mjeteve.
•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases H. M.
•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit të shtetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.
•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorim nga shtetasi E. R.

LEXO EDHE:  Lajm i Fundit!/ Tiranë, mbulohet sërish Skënderbeu

Në vijim të veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë e vjedhur, të cilën këta shtetas ia kishin shitur shtetasit K. GJ., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim i pronës” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  Pezullimi nga detyra/ Haki Çako apelon vendimin

LEXO EDHE:  Pezullimi nga detyra/ Haki Çako apelon vendimin

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE