Connect with Us

Viza nuk vlen më për asgjë/ SHBA synon të dëbojë studentët e huaj

Bota

Viza nuk vlen më për asgjë/ SHBA synon të dëbojë studentët e huaj

Publikuar

-

Viza nuk vlen më për asgjë/ SHBA synon të dëbojë studentët e huaj

Befas viza nuk vlen më për asgjë. SHBA do t’i dëbojë studentët e huaj të regjistruar në universitetet që për shkak të pandemisë së Coronës ofrojnë semestrin e ardhshëm vetëm kurse online.

Mjaft universitete në SHBA, ndër ta edhe Universiteti i Harvardit, pritet që pas pushimeve të verës të ofrojnë semestrin e ardhshëm vetëm kurse online për shkak të pandemisë së Coronës. Për një numër studentësh të huaj që studiojnë në Shtetet e Bashkuara kjo do të thotë se ata mund të përballen me dëbimin nga vendi. Enti i SHBA-së për Emigracionit dhe Doganat (ICE) në Uashington njoftoi se nëse universitetet ofrojnë vetëm kurse online për shkak të Coronës, studentët që kanë viza F1 nuk lejohen të qëndrojnë në vend. E njëjta vlen edhe për ata që ndjekin kurse në institucione arsimore jo-akademike siç janë p.sh. shkollat për pilotë dhe janë të pajisur me viza M1.

USA Gebäude Harvard University (picture-alliance/AP Photo/C. Krupa)Universiteti i Harvardit

Sipas deklaratës së ICE-së studentët e prekur ose duhet të largohen nga vendi ose të regjistrohen në një universitet tjetër ku zhvillohet mësim me prezencë. Të prekur janë edhe studentët e regjistruar në universitetet, që zhvillojnë mësim të përzier, pra në internet dhe me prezencë. Këto universitete duhet t’i pajisin studentët e tyre të huaj me vërtetime nëse janë të regjistruar më tepër në orë mësimore me prezencë apo online. Në rastin e dytë vizat po ashtu nuk zgjaten.

LEXO EDHE:  Rama thumbon opozitën/ Doktoreshë Mona dhe Lul artisti kanë marrë peng studentët

Jo viza të reja

Të huajve që duan të fillojnë në SHBA studimet e tyre në një universitet që ofron leksione vetëm përmes internetit, nuk do t’u jepet më vizë, njofton më tej enti i imigracionit. Edhe nëse ata kanë marrë ndërkohë vizë, nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Rreth 5.5 përqind e studentëve në SHBA janë të huaj – ndër ta shumë të rinj nga Kina, India, Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Kanadaja. Pagesat e shkollimit që ata paguajnë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të të ardhurave në shumë universitete.

Për shkak të pandemisë së Coronës, shumë universiteti i kanë kaluar kurse të shumta që prej muajit mars në internet. Shumica e universiteteve nuk kanë vendosur ende se si do të procedojnë në vitin e ri akademik që fillon në vjeshtë. Sidoqoftë, disa universitete të njohura, përfshirë dhe Harvardin, kanë njoftuar tashmë se edhe pas pushimeve të verës do të vazhdojnë me program mësimor thjesht në internet./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Greqia lehtëson masat nga Covid-19/ Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambiente të hapura

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Greqia lehtëson masat: Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambjente të hapura

Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të hiqet kufizimi për të mbajtur maskën mbrojtëse në ambientet e jashtme.

Nikos Hardalias është shprehur se ky vendim ka ardhur pasi rastet ditore dhe humbjet e jetëve janë në rënie.

“Pas sugjerimeve të Komitetit të Sëmundjeve Infektive ne do të lehtësojmë disa nga masat. Më konkretisht: Mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, por jo në ato të hapura.

LEXO EDHE:  Humb jetën vëllai i vogël i presidentit Donald Trump

LEXO EDHE:  "Oligarkia sorosiane dhe rrënimi i Shqipërisë" prezantohet sot në Akademinë e Arteve

Ndërsa duke nisur nga 28 qershori, të hënën, do të hiqet ora policore, mund të lejohen grumbullimet deri në 10 persona, si dhe plazhet do të jenë të organizuara në 120 persona për 1000 metër katror”, tha Hardalias./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Detaje nga vrasja e 20 vjeçares/ Rrënqeth mjeku: U mbyt në gjumë, bashkëshorti i mori jetën për 5 minuta

Publikuar

-

Nga

Mjeku ligjor Grigoris Leon në një intervistë për mediat greke ka dhënë detaje nga ekzaminimi, autopsia që iu bë 20-vjeçares britanike që u mbyt në muajin maj, ndërsa autori, që ishte burri i saj u zbulua 37 ditë më pas duke tronditur vendin fqinj.

Mjeku është shprehur se Caroline ishte në gjumë përpara se të sulmohej nga Babis dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje që të përgjigjej 100%.

Caroline ishte në gjumë para se të sulmohej dhe prandaj u befasua dhe nuk ishte në gjendje të përgjigjej në mënyrë efektive”, tha ekzaminuesi mjekësor.

LEXO EDHE:  SHBA/ Të shtëna me armë në Gjykatë, humbin jetën 3 persona

LEXO EDHE:  "Një vend i vogël por djallëzor europian"/ Khamenei sulmon Shqipërinë si aleate të SHBA

Ai iu referua rrethanave të vdekjes së Caroline në Glyka Nera dhe përfundimeve të nxjerra nga raporti.

Vdekja e vajzës së re ishte e ngadaltë dhe torturuese. Burri e mbyti atë për 5-6 minuta. Siç na tregon ora biometrike që vajza kishte, Caroline ishte në gjumë para se të sulmohej dhe për këtë arsye ishte e befasuar dhe nuk mund të reagonte në mënyrë efektive” theksoi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel e quan “të gabuar” ligjin hungarez për LGBTQ

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual) për fëmijët është i “gabuar”.

“Në bazë të asaj se si unë e kuptoj politikën, ky ligj është i gabueshëm”, tha Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të parlamentit në lidhje me këtë çështje.

Sipas Merkelit, ligji “ndikon në lirinë e arsimit dhe në aspektin politik ajo e kundërshton atë”.

Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ligji zbatohet edhe për reklamat.

LEXO EDHE:  Rama thumbon opozitën/ Doktoreshë Mona dhe Lul artisti kanë marrë peng studentët

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Washington/ Nesër publikohet marrëveshja

Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar ligjin duke e quajtur atë një “turp” që është në kundërshtim me vlerat e BE-së. Udhëheqësja evropiane tha se ligji “qartë diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual”.

“Unë do të përdor kompetencat e komisionit për të siguruar që të garantohen të drejtat e të gjithë qytetarëve të BE-së”, ka thënë von der Leyen. Pesëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kanë shprehur “shqetësimin e tyre” për ligjin anti-LGBTQ të Hungarisë.

Budapesti thotë se përmes këtij ligji po i mbron fëmijët. REL

LEXO TE PLOTE