LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëflijimi në Kombinat/Psikiatrja Rreli: “Çmenduri familjare”, kjo simptomë kërkon nivel të lartë inteligjence

8 Korrik 2020, 21:13, Sociale CNA
Vetëflijimi në Kombinat/Psikiatrja Rreli: “Çmenduri

Mjekja psikiatre Arjana Rreli, ka qenë e ftuar sonte në emisionin ?Real Story?, ku ka folur për tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, pasi ishin vetëflijuar duke besuar te ringjalla.

Mjekja tha se tragjedia lidhet me problemet e psikozës, që në gjuhën e psikanalistëve njihet edhe si ?çmenduri familjare?.

Sa i përket faktit që vajzat ishin të shkolluara, mjekja tha se kjo gjë nuk duhet të na habisë pasi ose crregullimet e të menduarit, hasen më tepër te personat me inteligjencë të lartë.

?Mendoj se në atë familje diçka ka funksionuar keq. Përgjithësisht persona që zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ?cmenduri familjare? si siptomë. Është një lider që mbi bazën e delirit të vet ka një deformim të realitetit. Vetë psikoza tenton mbylljen e personave. Personi që udhëheq zhvillon këtë mendim dhe ua dikton anëtarëve të familjes, që normalisht janë më të nënshtruarit. E tillë psikozë do një nivel inteligjence.

Në përgjithësi problemet me psikozën, ose crregullimet e të menduarit, hasen te personat me inteligjencë të lartë. Kështu që nuk na cudit fakti që vajzat ishin të shkolluara. Gjithcka tregon se ishte një psikozë brenda familjes. Kjo familje kishte një traumë, ku babai i tyre i gjymtuar ishte vetëvrarë. Ky është një model shabllon që është ndjekur nga familjarët, por në një mënyrë tjetër. Fakti që ata nuk kishin asnjë raport me realitetin, e ka ushqyer këtë psikozë?, tha Rreli./CNA.al

Lajmet e fundit nga