Connect with Us

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Fuga: Çështje çekuilibrimi, nuk ka lidhje me fenë

Sociale

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Fuga: Çështje çekuilibrimi, nuk ka lidhje me fenë

Publikuar

-

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Fuga: Çështje çekuilibrimi, nuk ka lidhje me fenë

Akademiku Artan Fuga në një lidhje me News 24, ku ka folur për zgjedhjet në universitet, është ndalur dhe tek ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe u vetëflijuan.

Fuga u shpreh se mund të kemi të bëjmë me problem psikologjik familjar, që ndoshta lidhet me manipulimin.

“Unë mund të flas nga pikëpamja filozofike. Unë kam bindjen se organet e hetimet po hetojnë. Mund të jetë një çështje çekuilibrimi. Nëse është çështje manipuluese fetare, janë masive zakonisht dhe jo të veçanta. Unë di se fenomenet që prodhojnë vetëvrasje të tilla janë zakonisht masive dhe janë manipulime.

Kemi rast familjeje dhe kjo ngre dyshime. Mund të jetë problem psikologjik që mund të ketë kapur gjithë familjen. Thashë se organet e drejtësisë do të veprojnë pas hetimeve. Këto janë fenomene zakonisht manipuluese”, theksoi Fuga./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Mësoni surprizat e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësira/ Mësoni suprizat e motit për sot

Gjatë ditës së sotme, moti do të nis i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër.



LEXO EDHE:  Faktet dhe analiza/ Saimir Tahiri pushon një polic në ditë

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në datat, 12 dhe 14 gusht në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE stakimet në orët e paradites do të bëhen për shkak të vendosjes së sistemit tëri të matjeve.

“Sistem të ri matje në n/stacione, Punime të OST në Farkë dhe Traktora, 12 dhe 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.

LEXO EDHE:  Polici ngacmonte seksualisht kunatën dhe dhunonte gruan/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  “Ju dh***sha gradat dhe karrierën”/ Gazetari ‘dush të ftohtë’ policisë së Xhafajt

Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:



12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Publikuar

-

Nga

Lëkundje të lehta tërmeti në Korçë/ Ja sa ballë ishte

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë në Korçë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 22:06 dhe kanë qenë me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter.



Tërmeti ka qenë me epiqendër 2 kilometra larg nga Korça dhe 115 kilometra larg nga Tirana, ndërsa ishte me thellësi 2 kilometra.

LEXO EDHE:  Kryemadhi “kërcënon” Ramën: Beteja sapo ka filluar…

LEXO EDHE:  Artan Fuga publikon foton alarmante dhe kërkon publikisht ndihmë/Ndërhyni sa më parë

Nga informacionet praprake, nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE