LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushqimi i pasigurt shkakton mbi 200 sëmundje”/ ISHP: 5 kushtet si të shmangni këtë rrezik!

8 Korrik 2020, 13:27, Sociale CNA
Ushqimi i pasigurt shkakton mbi 200 sëmundje”/ ISHP: 5 kushtet si

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët, në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit.

ISHP shkruan se ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 200 sëmundje, ndërsa tregon pesë kushte se si të mbrohen qytetarët nga ky lloj rreziku.

Mesazhi i ISHP:

Ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 2?0?0? sëmundje.
A i njihni pesë ? (kushtet) për ushqim të sigurt?
?Mbani pastërti.
?Vendoseni ushqimin e papërpunuar dhe të gatuar në vende të veçanta.
?Gatuajeni ushqimin plotësisht në temperaturë mbi 70 gradë C.
?Ruajeni ushqimin në temperaturën e duhur për të qenë i sigurt.
?Përdorni ujë dhe burime ushqimore të sigurta./CNA.al

Lajmet e fundit nga