LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Solis për Covid-19/ Ministria po bën krim me laboratorin monopol të testeve

8 Korrik 2020, 18:13, Lifestyle CNA
Solis për Covid-19/ Ministria po bën krim me laboratorin monopol

Mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Euronews Albania, ku ka folur për situatën e pandemisë.

Solis u shpreh se kryerja e testeve në vend duhet të lejohet edhe në laboratorë të tjerë të certifikuar ISO.

“Qendra Kombëtare e Barnave, Ministria e Shëndetësisë po kryejnë një krim duke mos lejuar strukturat private të mbrojnë shëndetin e mjekëve dhe pacientëve të tyre,” u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket vaksinës, ai u tregua skeptik, duke u shprehur se edhe mund të mos dalë asnjëherë, ndaj qytetarët duhet të tregojnë vigjilencë maksimale.

?Mund edhe mos të dalë asnjëherë vaksina. Mos u çudisni, nuk do rrimë në vrimë përjetësisht. Ne duhet të bëjmë një jetë të kujdesshme. Tani në matjet e bëra, imuniteti krijohet deri në 6 muaj, pastaj bëhet si gripi i stinës. Duke qenë se nga riciklimi vjen duke u zbutur, kjo është një gjë shumë e mirë. Nuk ka një afat kohor për vaksinën, sepse mund të zgjasë edhe vitin tjetër. Të gjithë duhet të punojmë dhe të mos e kemi frikë. U tregua se ne kemi një imunitet të mirë?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga