Connect with Us

“Serbët janë hedhur hapur në sulm antishqiptar”/ Çfarë paralajmëron Ngjela

Politikë

“Serbët janë hedhur hapur në sulm antishqiptar”/ Çfarë paralajmëron Ngjela

Publikuar

-

“Kjo mund ta çojë Serbinë në fundin e vet”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme ne Ballkan

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku komenton situatën politike në Kosovë.

Sipas tij, tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar i Thaçit ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament.

“E shihni gjendjen në Veri të Kosovës? Serbet atje janë hedhur hapur në sulm antishqiptar, sepse pa ata bie qeveria Hoti. As nëpër kolonitë e Shekullit të Nëntëmbëdhjetë nuk ka pësuar një poshtërim të tillë nga kolonizatorët.

Tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament.

E pse duhej kjo shumëcë dhe kjo qeveri e re Mustafa me vota serbe, që të merrnin forcë serbët pushtues në Veri të Kosovës?!

Shenjat janë se kjo qeveri i është dashur Beogradit. Turp për këtë gjëndje skllavërie që ka pushtuar politikën e lartë në Kosovë! A ka ende shqiptarë në drejtimin e atij shteti, apo drejtojnë beogradasit e Isa Mustafës? Mos vallë kanë mbaruar shqiptarët e vërtëtë në Kosovë!!! E shihni se çfarë po pjell lëvizja Thaçi për ringjalljen e Mustafës?

LEXO EDHE:  Thaçi në Vatikan, takohet me Papa Françeskun

Nuk po kuptohet ende: në këtë pështjellim kombëtar, ka apo nuk ka tradhëti? Po, për një gjë jam i sigurt: asgjë nuk bëjnë dot këta shqiptarë të korruptuar e pastaj të shitur. Nuk bëjnë dot gjë as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Prandaj është më mirë për ta të tërhiqen, sepse kjo histori që ka nisur si riformim historik i Arbërisë së Re, nuk do të këtë kthim mbrapa.

Gjithkush duhet ta kuptoj: Shqipëria e Bashkuar, në të vërtetë, është nevojë imediate e kësaj kohe historike – një kërkesë e domosdoshme e qytetërimit perëndimor dhe e frymës atlantike.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Avokati “vë me shpatulla pas muri” Bashën/ Dil dhe sqaro publikun

Publikuar

-

Nga

Si votoi “Fiks Fare”/ Detajet që skandalizuan Lulzim Bashën dhe “kamikazët” e tij

Avokati Plarent Ndreca, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha për masakrën e Krushës së Madhe.

Ndreca tha se nuk beson që kryetari i opozitës të ketë qenë agjent anti-shqiptar, por i kërkoi llogari Bashës për faktin se nuk po i përgjigjet fakteve që e përfshijnë në këtë ngjarje.

“Ajo që unë kam parë nga mediat kryesisht janë akuzat që u ripërsëritën nga individë të ndryshëm në Kosovë. Për këto duhet të japë përgjigje Basha. Hezitimi për t’i thënë të qarta, thjesht e komplikon pozicionin e zotit Basha.

Unë nuk jam nga ata që besoj që zoti Basha ka qenë një agjent anti-shqiptar, por heshtja dhe ngurrimi për t’iu përgjigjur disa fakteve që atë e përfshijnë si kryesues i opozitës, ka detyrimin për të shpjeguar publikun. Hezitimi i tij thjesht e ndërlikon pozicionin e zotit Basha”, deklaroi ai në “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që janë larguar

Publikuar

-

Nga

Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që janë larguar

Ish-deputeti Gazmend Oketa, ka folur për situatën politike në vend dhe për rikthimin e tij në skenën e politikës shqiptare.

Oketa deklaroi se vendi ka nevojë për rotacion politik, ndërsa kërkoi që PD të grumbullojë rreth vetes energji dhe forcë.

Gjithashtu ish-deputeti kërkoi në Ora News që PD të kthejë në gjirin e tij demokratët e larguar nga kryetari Lulzim Basha, por nuk preferoi të flasë me emra.

LEXO EDHE:  Tentoi të hyjë në Kosovë me dokument të falsifikuar/ Arrestohet një shtetas serb

LEXO EDHE:  Gara zgjedhore e 2021/ Ngjela: Kandidatët për deputet duhet të vetohen!

Një nga arsyet qe vendosa të angazhohesha sërish në politikë është se gjykoj se vendi ka nevojë për rrotacion politik. Partia Demokratike duhet të grumbullojë rreth vetes energjinë, forcën dhe kontributin e çdo individi madje kam kurajon të them edhe të atyre që janë larguar nga PD, nuk po i përmend me emra”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli thumbon Bashën/ Është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prej disa javësh ka lançuar Lëvizjen për Ndryshim dhe është rikthyer vrullshëm në politikë.

Ajo që është vënë re gjatë kësaj kohe, janë sulmet e shumta nga anëtarët e PD-së dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ka hedhur një sërë akuzash ndaj ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së PD-së.

Kjo pasi Topalli nuk i ka kursyer aspak kritikat për të, madje së fundmi ajo ka bërë edhe një status ku thumbon kryedemokratin.

Ish-kryeparlamentarja deklaron se është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën dhe integritet t’i thuash vetes të vërtetën.

LEXO EDHE:  Ramush Haradinaj: Serbëve po u vjen fundi…

LEXO EDHE:  Tentoi të hyjë në Kosovë me dokument të falsifikuar/ Arrestohet një shtetas serb

Integriteti është ti thuash vetes të vërtetën, ndershmëria është t’u thuash të vërtetën të tjerëve”, shkruan Topalli krahas një fotoje të saj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE