LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari paralajmëron Ramën/ Hapja e listave, kusht i panegociueshëm

8 Korrik 2020, 08:08, Politikë CNA
Rudina Hajdari paralajmëron Ramën/ Hapja e listave, kusht i

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka paralajmëruar sërish kryeministrin Edi Rama se hapja e listave është kusht i panegociueshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se misioni i opozitës parlamentare është të përfaqësojë shqiptarët, që e mbështesin dhe e duan hapjen e listave.

?Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrveshjes Rama-Basha.
Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.
Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli.?-shkruan Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga