Connect with Us

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid/ Dy gra humbin jetën tek Infektivi

Sociale

Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid/ Dy gra humbin jetën tek Infektivi

Publikuar

-

Rritet numri i viktimave si pasojë e Covid në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 2 paciente.

Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nuk ishte aspak e lehtë”/ Moderatori fiton betejën me Covid-19

Publikuar

-

Nga

"Nuk ishte aspak e lehtë"/ Moderatori fiton betejën me Covid-19

Bledi Strakosha, përmes një mesazhi të shkurtër në profilin e tij në rrjetet sociale, thotë se ka fituar betejen me  Covid-19.



“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën por edhe ne duhet të bëjmë tonën”.

 “Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19.  Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët”, shkruante Strakosha më 28 korrik, pasi tamponi i tij doli pozitiv. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Firma private dëmton rrjetin/ Plazhi i Drimadhes mbetet pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Firma private dëmton rrjetin/ Plazhi i Drimadhes mbetet pa energji elektrike

Një pjesë e plazhit të Drimadhes në Dhërmi ka mbetur pa energji elektrike këtë të shtunë.

OSHEE bën me dije se se defekti ka ardhur për shkak se një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm.

Brigada e emergjencës po punon për riparimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë elektrike.



LEXO EDHE:  Brazil/40 të vdekur nga rrëzimi i autobuzit

“Një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante/ 3 viktima dhe 90 raste të reja me Covid në 24 orë

Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shi dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Shi dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme do të mbetemi në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në bregdet motit pritet të jetë i kthjellët, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë vranësira të shpeshta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu ne veri-verilindje dhe juglindje.

Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore’malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.



Mbrëmja parashikohet që të vijojë me kthjellime dhe vranësira. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

LEXO EDHE:  Dimër i ashpër në SHBA/ Ja bilanci i viktimave

LEXO EDHE:  Video-Aksidenti/ Ndërron jetë një prej të plagosurve, dy në gjendje të rëndë

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE