Connect with Us

“Përfiton vetëm Mafia dhe politikanët e korruptuar”/ Ish-Presidenti nxjerr “të palarat” e Amnistisë Fiskale

Opinione

“Përfiton vetëm Mafia dhe politikanët e korruptuar”/ Ish-Presidenti nxjerr “të palarat” e Amnistisë Fiskale

Publikuar

-

Nga Bujar Nishani/ Nga Amnistia Fiskale përfiton vetëm Mafia dhe politikanët e korruptuar

Ish-Presidenti Bujar Nishani është i mendimit se Amnistia Fiskale është një ligj me qëllime mafioze, që po gatuajnë pushtetarët më të korruptuar të shekullit të kaluar e të këtij që kemi hyrë, sëbashku. Sipas Nishanit, Amnistia është një mashtrim i trashë, sidomos për emigrantët, ndërsa do përfitojnë në fund Mafia dhe politikanët e korruptuar.

“Gjatë 7 viteve të qeverisjes prej rilindsve, Shqipëria ka pësuar drama të mëdha me pasoja të rënda që do të duan kohë të gjatë e përpjekje të mëdha për tu kuruar e rivendosur normalitetin.
Shkatërrimi i ekonomisë, varfërimi i shqiptarëve, ndrydhja dhe armiqësia ndaj bisnesit të vogël, të mesëm, atij të fermerit në fshat, kompanive dhe investimeve të huaja, borxhet marramendëse që xhepi i çdo shqiptari, pensionist apo i punësuar, i papunë apo student sot, do t’u duhet të paguajë për xhepin e qelbur të oligarkëve xhahilë e injorantë ; pra të gjitha këto e kanë zhytur Shqipërinë në gropën më të errët vrastare në këto 30 vitet e fundit.
Tashmë që radarët e shqiptarëve i kanë drejtuar energjitë e reagimit ndaj kësaj qeverisje keqbërësish dhe fundi politik i saj po afrohet me shpejtësi, tentativat e saj helmuese janë bërë edhe më agresive.
Siç thotë populli : “kërkojnë të lënë litarin jashtë…..” !
Iniciativa mafioze e të ashtuquajturës “amnisti fiskale”, tashmë që është zbardhur dhe drafti final, qartëson plotësisht synimin kriminal të saj.
Argumenti propagandistik se ; “duhet të amnistojmë fitimet e padeklaruara të emigrantëve tanë në vite”, është veçse një tentativë bajate dhe tymnajë e denjë vetëm për modelin e propagandës puniste.
Amnistia për emigrantët është një mashtrim i trashë.
Së pari emigrantët shqiptarë janë ende gjenerata e parë të cilët kanë punuar veç për mbijetesë e nuk përfaqësojnë aksionerë korporatash e bisnese milionere, ku kanë depërtuar përmes shmangies së legjislacionit fiskal në shtetet përkatëse duke rritur fitime të padeklaruara.
Së dyti, shteti shqiptar nuk mund të marrë përsipër në mënyrë të njëanëshme të pastrojë paratë e pista të përfituara në një shtet tjetër.
Ka kode e ligje ndërkombëtare detyruese edhe për Shqipërinë si vend sovran.
Ne e dimë mirë që rilindësit nuk e çajnë kokën për ligjet në Shqipëri por në kontekstin dhe ambientin ndërkombëtar e kanë të qartë se ju a masin me spango.
Drafti përfundimtar zbuloi se ku është synimi i vërtetë.
Ky “ligj” parashikon përjashtimin nga kjo “amnisti fiskale” vetëm të pushtetarëve dhe zyrtarëve që janë aktualisht në detyrë.
Çdo kush që ka qenë ministër, drejtor, doganier, tatimor, inspektor, bashkiak, tenderbërës, pushtetar dhe është larguar nga kjo detyrë qoftë dhe veç një ditë para se ky ligj të hyjë në fuqi, atëherë atyre ju falet dhe ju pastrohet çdo qindarkë që kanë vjedhur, çdo aferë korrupsioni, çdo torturë që ju kanë shkaktuar shqiptarëve.
Mjafton fakti që ata nuk janë në atë detyrë në atë moment dhe ju pastrohen paratë e pista me vendim rilindas.
Kjo është kriminale, ky është gangsterrizëm, ky është qëllimi mafioz i “ligjit” që po gatuajnë pushtetarët më të korruptuar të shekullit të kaluar e të këtij që kemi hyrë, sëbashku.
Është fare e qartë se ka veç dy grupe të përfitimit nga ky “ligj” i rilindsave.
Krimi i organizuar (Mafia) dhe politikanët e korruptuar !
Nuk është kurrfarë amnistie fiskale por një operacion i pisët pastrimi parash me “ligj” !
Kjo është një vepër penale e rëndë parashikuar nga Kodi Penal dhe tagër hetimor i SPAK.
Le të shohim nëse SPAK do të nisë menjëherë hetimet për këtë “draft” si tentativë e hapur për pastrimin e parave të pista?”, shkruan Nishani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Publikuar

-

Nga

Garderoba e fitores/ Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?

Nga Bledi Mane

Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp:

-Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente!
Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike.
Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u bërë edhe inspirues apo kopjues nga të tretët.

Të dy janë lindur e rritur në kryeqytet, janë të gjatë, të jetuar prej vitesh në Perëndim e të kthyer sërish në Tiranë. Nuk u mungon paraja e as mundësia e blerjes së rrobave të mira, të shtrenjta e të rehatshme por stonojnë nga njëri-tjetri. Edi Rama pa flokë por të paktën kuron mjekrën dhe tullacllëkun e tij, Lulzim Basha me flokë plot por qethet tipikisht si ata nxënësit e dalluar që ulen në bangën e parë dhe riprodhojnë mësimin përmendësh. Edi Rama u rri mbi kokë rrobaqepësve për teshat e tij, Lulit edhe kanatieret dhe benevreket ia blen gruaja. Nuk ka liri në dizajnimin stilor të Lulit por ka një imponim të rrezikshëm bashkëshortor i sforcuar dhe demode. Edi Rama e mbulon bukur defektin në të ecur, Luli e zbulon keq e mos më keq.

LEXO EDHE:  Ngjarjet në Turqi/Nishani: Dënoj aktet dhe tentativat e grushtit të shtetit

LEXO EDHE:  Ligji për Dhomat e Tregtisë/ Shalsi kundër vendimit të Nishanit

Të jemi koshientë, stili dhe sqima e një lideri i shton bonuse kauzës së tij për pushtet dhe madje josh elektorat të dyzuar. Unë nuk e di ku ia blen gruaja rrobat Lul Bashës por thjesht imagjinoj sikur një ditë fushate elektorale Luli të kopjonte Edi Ramën e media ti publikonte foto pa brekë në ndonjë plazh nudistësh, çfarë do bënin militanët demokratë:
Do hidhnin fletët në kutitë e votimit apo me ato fletë do mbulonin nudizmin pa apel seksual të kryetarit të tyre?

Eh mor miq, atëhere do justifikohej opozita si gjithnjë, nuk morrëm pjesë në votime se na vjedhin votat!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Janë edhe më qesharakë, seç i dinim

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.
Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

LEXO EDHE:  Si reagon Bujar Nishani kur sheh fotot?/ Përgjigjet për herë të parë mbesa e ish- presidentit

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kombinati”/ Hetim sekteve okulte, jo diskriminimit të komuniteteve fetare

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Arben Ramkaj

Ngjarja e tmerrshme e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë pak ditë më parë, i tronditi shqiptarët por jo vetëm. Dukuria e vetëvrasjes në vendin tonë është mjerisht shumë e përhapur dhe vjen kryesisht si pasojë e problemeve të rënda socio-ekonomike, apo problemeve mendore të patrajtuara si pasojë e stigmës të fortë që ka shoqëria jonë ndaj personave me shqetësime të tilla.

Dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë që ka pasur vetëvrasje të dyshuara si të nxitura nga sekte apo kulte të caktuara, mbi veprimtarinë e të cilëve shteti shqiptar nuk ka qenë gjithmonë vigjilent. Por ngjarja e 3 korrikut i kalon kufijtë e imagjinatës.
Anisa Josifi, u vetëflijua disa muaj më parë përmes refuzimit disa-javor të ushqimit. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta, nisën të njëjtin ritual makabër, duke besuar dhe shpresuar se sakrifica e tyre do ta ringjallte Anisën e ndjerë.

Në fund, tragjedia e pritshme kurseu vetëm Blertën dhe kjo pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të sinjalizuara nga të afër

Dr. Arben Ramkaj

mit dhe fqinjët. Ngjarja u shoqërua me raportime të sakta por edhe spekulime, me sulme në mediat sociale ndaj besimeve fetare në përgjithësi apo rrymave të caktuara në veçanti.
Menjëherë, drejtues të komuniteteve kryesore fetare në vend, u distancuan nga ky akt, duke u shprehur se në asnjë rresht apo fjalë të librave të shenjtë, Kur’anit dhe Biblës, nuk nxitet vetëvrasja, dhe as premtohet ringjallja fizike e atyre që largohen nga kjo botë.
Hetimet intensive mbi këtë çështje, të bazuara në dëshmi të shumta ende të mjegullta, kanë gjurmuar praninë e ndikimit të një sekti mbi ritualin makabër që ndërmorën anëtarët e familjes Josifi. Dhe fakti që në botë ka sekte apo kulte të errëta, që shtrembërojnë shkrimet e shenjta, apo iu kundërvihen haptazi atyre, predikojnë vetëvrasjen e ndjekësve të tyre, në formën e ritualeve të lashta pagane të flijimit apo vetë-flijimit, nuk duhet të habisë askënd.

Tmerret që kanë prodhuar sekte të tilla janë të panumërta.

Në marsin e vitit 1997, 39 anëtarë të “Portës së Qiellit”, një kult i krijuar në fillim të viteve 1970, të veshur me rroba të errëta, pinë nga një grusht me qetësues dhe vendosën secili në kokë qese plastike. Ishte një nga vetëvrasjet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por rekordin më të zi e mban Xhim Xhons me kultin e tij “Tempulli i Popullit”, të krijuar në vitet 1970 në SHBA. Pas problemeve me ligjin në SHBA, ai u tërhoq me ndjekësit e tij në xhunglën e Guajanës në Amerikën e Jugut, ku ndërtoi një mini-qytezë.

Edhe atje nuk gjeti paqe. Pas denoncimeve për dhunë dhe abuzime seksuale, qeveria amerikane vendosi të ndërhyjë. Por Xhons urdhëroi vrasjen e një kongresmeni dhe shoqëruesve të tij që kishin shkuar për një inspektim në kampin e tij, dhe më pas çoi 918 njerëz drejt vetëvrasjes kolektive, përfshirë vetën. Ishte 18 nëntori i vitit 1978.
Fjala ‘kult’ përkufizohet në përgjithësi si një sistem apo një grupim njerëzish që kanë një përkushtim të tepruar ndaj një figure, objekti ose sistemi besimi, zakonisht pas një lideri karizmatik.

Dekadat e fundit, ky term lidhet zakonisht me sektet fetare jo tradicionale që marrin pjesë në praktika dhe akte të këqija, deri në ekstreme. Një nga tiparet kryesore që kanë vënë re studiuesit tek sektet, është se ato kanë prirjen të kenë në krye një udhëheqës të cilin grupi e ndjek me një besim të padiskutueshëm.

shumë kulte fetare, pasuesve u thuhet se udhëheqësi ose themeluesi ka gjithmonë të drejtë. Ata që bëjnë pyetje, nxisin ndonjë kundërshtim të mundshëm, ose sillen në çfarëdolloj mënyre që vë në dyshim besnikërinë e tyre, shpesh ndëshkohen.
Shpesh, edhe për ata që janë jashtë kultit, dhe që shkaktojnë probleme për udhëheqësit, mund të viktimizohen, dhe në disa raste, ndëshkimi është vdekjeprurës. Udhëheqësi i kultit shpesh beson se ai është i veçantë ose madje hyjnor në një farë mënyre.
Kulti dallon edhe nga taktikat mashtruese të rekrutimit. Anëtarëve potencialë u premtohet se do t’u ofrohet diçka që e nuk kanë në jetën e tyre aktuale. Për shkak se liderët përzgjedhin ata që janë karaktere psikologjikisht të brishtë dhe të cënueshëm, nuk është e vështirë bindja e tyre se anëtarësimi në grup do ta bëjë disi më të mirë jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas /Nishani: Kuvendi të shfrytëzojë çdo kompetencë ligjore në hetimin e ngjarjes

LEXO EDHE:  "Përplasja për “kushtetuesen”, tentativë për të kapur drejtësinë"/ Nishani i 'rreh' krahët Metës

Dhe ky identikit përputhet nga analizat e deritanishme të ekspertëve mbi Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi. Kultet zakonisht i izolojnë anëtarët nga familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre jashtë grupit. Anëtarët mësohen që në fillim që miqtë e tyre të vetëm të vërtetë – dhe familja e tyre e vërtetë – janë ndjekësit e tjerë të kultit.
Kjo i jep mundësinë udhëheqësve të kultit t’i izolojnë pjesëmarrësit nga ata që mund të përpiqen t’i nxjerrin nga tutela ku janë futur. Dhe po sipas dëshmive të familjarëve të afërt, viktimat ishin distancuar radikalisht nga fisi i tyre, duke refuzuar t’i takojnë apo t’u hapin derën. Pas shembjes së diktaturës, Shqipëria ri-lejoi praktikimin e besimit fetar. Dhe që në fillim të viteve 1990 në vend vërshuan shumë organizata e sekte fetare. Shumë prej tyre, pretendonin se e bazonin veprimtarinë e tyre në restaurimin e besimeve fetare tradicionale, por në mënyrën e tyre.

Dhe pikërisht këtu lindën edhe problemet. Shqipëria ka kaluar në këto 3 dekada trauma të rënda, dhe Komiteti Kombëtar i Kulteve, pavarësisht një hovi të madh cilësor në punën e tij mbikëqyrëse vitet e fundit, nuk ka pasur mundësinë të vëzhgojë gjatë gjithë kohës dhe më imtësi strukturën, ideologjinë, veprimtarinë e këtyre organizatave. Si vendi që për 23 vite u shpall me kushtetutë i vetmi shtet ateist në botë, Shqipëria mund të jetë disi e kompleksuar nga fakti se çdo sanksion ndaj një organizate të caktuar fetare, mund të perceptohet si rikthim i represionit anti-fetar. Por nga ana tjetër kjo tolerancë deri në nivele apatie, po shkakton siç po shohim drama të mëdha. Sot nuk ka asnjë studim konkret gjithëpërfshirës se çfarë predikojnë këto organizata, çfarë raporti kanë ato me shtetin shqiptar dhe konkretisht me Komitetin e Kulteve.

Në kontrast të plotë, 5 besimet fetare zyrtare në Shqipëri, myslimane, katolike, ortodokse, bektashiane dhe ungjillorët, kanë një marrëdhënie të hapur dhe shumë bashkëpunuese me organet shtetërore.

Nga ana tjetër unë e ritheksoj këtu qëndrimin e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, të cilën kam nderin ta drejtoj, se mediat duhet t’i raportojnë ngjarje të tilla me standartet e kodit të etikës, dhe të kenë ndërkohë vetëpërmbajtje për të mos diskriminuar komunitetet fetare, me etiketime që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe besimin fetar.

Ngjarje me ndjeshmëri të lartë publike kanë nevojë që të trajtohen nga institucionet shtetërore, njerëzit me profil publik, por edhe nga kompanitë mediatike me seriozitet, dhe në respektimin të lirisë së besimit të çdokujt. Por sigurisht ngjarja e Kombinatit, duhet të jetë një këmbanë alarmi për strukturat shtetërore, por mbi të gjitha për shoqërinë në përgjithësi, që gjithsecili të jetë syçelët dhe të mos bjerë pre e sekteve të tilla, që jo vetëm nuk ofrojnë realisht asgjë, por mund t’ju marrin gjënë më të shtrenjtë, jetën tuaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE