LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani merr një super lajm para derbit ndaj Tiranës

8 Korrik 2020, 11:29, Sport CNA
Partizani merr një super lajm para derbit ndaj Tiranës

Partizani do të tentojë të premten në ?Air Albania? (20:45) t?i kthejë reston Tiranës për atë humbje të thellë 5-1 në derbin e mëparshëm. Një lajm shumë i mirë vjen për të kuqtë para ndeshjes më të rëndësishme në prag të mbylljes së kampionatit.

Egzon Belica nuk luan prej javësh për shkak të një dëmtimi dhe Sormanit i është dashur të ?arnojë? repartin difensiv, por nuk do e bëjë këtë në derbi. Italianit nuk do duhet të bëjë modifikime sepse për ?derbin? Belica është gati dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Në krah të tij do të jetë Enea Bitri, i cili nuk ka kujtime të mira në derbin e fundit prej atij kartoni të kuq dhe do provojë të kthejë ?pllakën? pasnesër. Boldor, ndryshe nga javët e fundit do e nisë këtë ndeshje nga stoli.

Një dhimbje koke më pak për Sormanin, të cilit i kthehet një prej liderëve të ekipit dhe lojtarëve më esencialë të repartit difensiv. Mbrojtësi ishte një prej më të rëndësishmëve të Gegës sezonin e shkuar dhe po tregon vazhdimësi edhe këtë edicion.

Lajmet e fundit nga