Connect with Us

“Pacientë të rinj me simptoma të rënduara tek Infektivi”/ Manastirliu s’ndal thirrjet

Shëndeti

“Pacientë të rinj me simptoma të rënduara tek Infektivi”/ Manastirliu s’ndal thirrjet

Publikuar

-

Lufta ndaj Covid/ Ekspertët italianë mbërrijnë në spitalin Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se në spitalin Infektiv vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19.

Sipas Manastirliut, i gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë!

“Bëhu pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID19, duke respektuar rregullat! Ruaj distancën nga të tjerët! Vendose maskën! Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive #BASHKË kundër #COVID19”, shkruan ministrja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Po sikur Covid të linte shenja si Murtaja, Lia, Fruthi…”/ Brataj nxjerr fotot dhë bën apelin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Po sikur Covid të linte shenja si Murtaja, Lia, Fruthi…”/ Brataj nxjerr fotot dhë bën apelin e fortë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka publikuar disa foto në rrjetet sociale për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave anti-Covid.

“Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim? A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive”, shkruan Brataj.

Postimi i plotë”

Në datën 1 korrik do të vendosja në faqen time një status me këtë titull nga i cili po mar disa fragmente!

CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA!

Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.

Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim?

A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?

Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive! Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëher vendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, në punë dhe kujtohuni se çfarë mund tju shkaktoj kjo sëmundje! Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!

Këto fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë. Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme, shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendëshme si ato, rrezikon jetën njësoj si këto sëmundje!

GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË.

LEXO EDHE:  FOTO/ Anika Dokle i “përgjigjet” thirrjes së Berishës



Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus.

Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!

Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje!

LEXO EDHE:  Ku do t’ju çojë viti 2018?/ Ambasada e SHBA thirrje për studentët shqiptarë

Bëj atë që varet nga ty:

Përdor maskën në ambientet e mbyllura

Zbato rregullat e higjenës,

Mbaj distancim fizik.

Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Përqafo jetën

Së bashku do ja dalim

Konsideroje Covid-19 si sëmundjet infektive me dëmtime të jashtme për të kuptuar çfar ndodh brenda organizmit!

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19 mbush spitalet 1 dhe 2/ MSH gati skenarët për përballimin e fluksit

Publikuar

-

Nga

Covid-19 mbush spitalet 1 dhe 2/ MSH gati skenarët për përballimin e fluksit

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka qenë e ftuar pasditen e sotme në Neës24, ku ka folur për situatën e Covid-19 në vend.

Ajo tha se në dy spitalet Covid, tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” po punohet intensivisht dhe se numri i shtuar i rasteve po shoqërohet edhe me shtimin e shtrimeve spitalore.

“Të dyja spitalet e dedikuara për Covid janë spitale që po punojnë intensivisht dhe po përballojnë fluksin e pacientëve.



Numri i shtuar i rasteve do të shoqërpohet me shtimin e shtrimeve spitalore. Deri tani fluksi ka qenë i përballueshëm.

Covid 3 dhe 4 janë gati, po vijon trajnimi i mjekëve. Në momentin që këto dy spitale 1 dhe 2 nuk do ta përballojnë fluksin, do të hapen këto spitale.
Për të trajtuar pacientët me Covid, komiteti i ekspertëve ka parashikuar skenarë të ndryshëm. Është parashikuar që nëse do të përmbushen kapacitetet në Tiranë do të trajtohen pacientët në spitalet rajonale. Tani po maten mundësitë e këtyre spitaleve po përgatiten linjat e oksigjenit dhe njëkohësisht të kenë dhe aparatura të posaçme e respiratorë. Më e rëndësishme nuk janë aparaturat por kapacitetet njerëzore”, deklaroi Rakacolli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Tjetër rekord në Shqipëri/ 141 raste të reja me Covid në 24 orë, 3 viktima

Publikuar

-

Nga

Tjetër rekord në Shqipëri/ 141 raste të reja me Covid në 24 orë, 3 viktima

Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja me Covid në 24 orë.

Sipas përditësime të fundit ngë MSH, sot në vendin tonë janë konfirmuar 141 raste të reja.

Gjithashtu mësohet se kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, edhe tre pacientë.



“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë,
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. I shprehim ngushëllimët familjarëve.
Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.
Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Për herë të parë konkurs transparent për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të spitaleve

LEXO EDHE:  FOTO/ Anika Dokle i “përgjigjet” thirrjes së Berishës

COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)
Testime totale 47676
Raste pozitive 6817
Raste të shëruara 3552
Raste Aktive 3057
Humbje jete 208 (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1678
Durrës 367
Shkodër 263
Fier 126
Lezhë 119
Vlorë 115
Korçë 102
Kukës 91
Elbasan 73
Berat 51
Dibër 39
Gjirokastër 33

LEXO TE PLOTE