Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.
“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.
Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.
Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.
Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?
Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.
Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Së fundmi në media janë publikuar disa fakte dhe denoncime t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë detaje nga të shtën...
Qeveria shqiptare prej kohësh ka nxitur investiorët vendas t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në...
Kreu i FRPD-s, Belind Këlliçi, ka denoncuar atë që ai e quan...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
CNA.al prej disa ditësh paralajmëroi publikimin e skandalit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Një djalë, identiteti i të cilit nuk publikohet, tregon për ...
“Alarm në Divjakë! Fshihen rastet me Covid-19!” Kështu dekla...
Lazdrim Latifi denoncon në “Stop” manipulimin e provave të a...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...