Connect with Us

“Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon çfarë po ndodh në Kinë dhe kush është vënë në shënjestër

Politikë

“Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon çfarë po ndodh në Kinë dhe kush është vënë në shënjestër

Publikuar

-

“Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon çfarë po ndodh në Kinë dhe kush është vënë në shënjestër

Kina është duke vënë në shënjestër qindra disidentë kinezë në Shtetet e Bashkuara përmes shfrytëzimit të një përpjekjeje globale kundër korrupsionit, duke përdorur taktika shtrënguese për të detyruar kritikët të kthehen në Kinë, tha të martën drejtori i FBI, Christopher Wray.

Fushata e quajtur “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”, nisi në vitin 2014 si pjesë e lëvizjes gjithëpërfshirëse të Presidentit Kinez Xi Jinping kundër korrupsionit. Qëllimi i supozuar i programit ishte arrestimi i mijëra zyrtarëve dhe biznesmenëve të korruptuar që kishin ikur jashtë vendit.

Por, drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha se në realitet, “Operacioni Gjuetia e Dhelprave” nuk është një fushatë anti-korrupsioni.

“Përkundrazi, Gjuetia e Dhelprave është një përpjekje gjithëpërfshirëse e Sekretarit të Përgjithshëm Xi për të vënë në shenjestër shtetasit kinezë që ai i sheh si kërcënim dhe që jetojnë jashtë Kinës, në të gjithë botën”, tha drejtori i FBI. “Bëhet fjalë për rivalët politikë, disidentët dhe kritikët që po përpiqen të hedhin dritë mbi shkeljet e gjëra të të drejtave të njeriut në Kinë.”

Zoti Wray i bëri komentet në një fjalim në Institutin Hudson në Uashington, ku ai gjithashtu theksoi përdorimin nga Pekini të ndërmjetësve në fushatën e tij të “ndikimit keqdashës” në politikat e Shteteve të Bashkuara.

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ndalur Kinën të kryejë operacione të fshehta të ndikimit në Shtetet e Bashkuara, tha zoti Wray.

“Puna kritike është kjo: Të gjitha këto presione që në dukje janë pa pasoja të shumëzohen dhe të krijojnë një mjedis politikëbërës në të cilin amerikanët e gjejnë veten në tytën e Partisë Komuniste Kineze”, tha Wray.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar mbi këtë.

Operacioni Gjuetia e Dhelprave drejtohet nga Ministria kineze e Sigurisë Publike. Që prej fillimit të tij, qindra “të arratisur” kinezë janë sjellë përsëri në Kinë për të dalë në gjyq, disa prej tyre në mënyrë vullnetare, dhe të tjerët pasi u arrestuan në vendet e huaja.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë traktat ekstradimi. Zoti Wray tha se ndërsa qeveria kineze mund të ndiqte individë të kërkuar përmes kanaleve zyrtare të zbatimit të ligjit, ajo në vend të kësaj përdor operativë të fshehtë për të kërcënuar dhe joshur viktimat për t’u kthyer në Kinë.

LEXO EDHE:  Ish kryeprokurorit Llalla i bllokohen llogaritë bankare në SHBA

“Këta njerëz në thelb janë të angazhuar në forma mashtruese të zbatimit të ligjit, që nuk mbështeten dhe nuk bëhen në koordinim me forcat amerikane të zbatimit të ligjit këtu në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Wray.

Sipas llogarive të zotit Wray, ka qindra “viktima të (Operacionit) Gjuetia e Dhelprave” në Shtetet e Bashkuara, shumë prej tyre shtetas amerikanë ose banorë të përhershëm të vendit.

“Qeveria kineze dëshiron t’i detyrojë ata të kthehen në Kinë, dhe taktikat e Kinës për të realizuar këtë janë tronditëse”, tha ai.

Operativët kinezë përdorin lloje të ndryshme të taktikave kërcënuese kundër viktimave.

Në një rast, qeveria kineze dërgoi një “emisar” për të vizituar familjen e një individi në Shtetet e Bashkuara pasi ai nuk mund të gjendej për t’ia përcjellur një paralajmërim të rëndë, sipas shefit të FBI-së.

“Individi i shënjestruar kishte dy mundësi: të kthehej menjëherë në Kinë, ose të bënte vetëvrasje”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Disidentët që refuzojnë të kthehen në Kinë ndeshen me kërcënime të familjarëve të tyre në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, tha zoti Wray.

Bërja e një kërcënimi është vepër kriminale në Shtetet e Bashkuara. Wray nuk tha nëse ndonjë operativ kinez është arrestuar për përfshirje në Operacionin Gjuetia e Dhelprave./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendit i duhet një kryeministër që nuk shton vila”/ Topalli: Do garoj në Tiranë dhe Shkodër

Publikuar

-

Nga

“Vendit i duhet një kryeministër që nuk shton vila”/ Topalli: Do garoj në Tiranë dhe Shkodër

Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.

Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.

“Po punoj të mbyll listat e kandidatëve në qarqe. Për sa kohë ma lejo kodi të udhëheq në katër qarqë për të maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.

Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht,  jo me Lulzim Bashën Kryeministër.

“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë,  unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojne siglen e PD per te gjetur dhe negociuar per nje kryeministër te pa korruptuar. Nje emer qe nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga Pandemia. ”, tha Jozefina Topalli.

LEXO EDHE:  Vidhen informacione të rëndësishme/ Hakerët grabisin kodet e hyrjes në Departamentin e Thesarit

LEXO EDHE:  Shqipëria më e korruptuara e Ballkanit/ 90% nuk besojnë te politika dhe sistemi i drejtësisë

E rreshtuar  kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën i cili kohet e fundit e poston ne rrjetet e tij sociale. Topalli është e bindur  se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon.

“Historia e Rames dhe Bashes e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari qe duhet larguar me emergjence  është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por perhere gjendet një oligark per ti bashkuar te dy , te tre ne fakt”, u shpreh Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partine e Astrit Patozit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Asnjë deputet në parlament/ PD-së dhe LSI-së u duhen 14 mijë firma për t’u regjistruar në KQZ

Publikuar

-

Nga

Lënia e mandateve nga opozita dy vjet më parë, duket se po e vështirëson procesin e regjistrimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa po afrohen afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në KQZ, sipas kushteve të Kodit Zgjedhor, PD dhe LSI duhet të dorëzojnë edhe një liste emërore të mbështetësve të tyre, dhe jo pak, por mbi 14 mijë firma, të shoqëruara me kartat e identitetit.

Duke mos pasur asnjë deputet në parlament, Kodi Zgjedhor, kërkon mbështetjen nga 7 mijë qytetarë me të drejtë vote për çdo koalicion që regjistron një listë kandidatësh për zgjedhje.

Konkretisht, neni 68, pika 1 e Kodit Zgjedhor, përcakton se një parti pa mandate në Kuvend, duhet të dorëzojë 5 mijë firma për regjistrim, ndërsa një koalicion 7 mijë firma.

Tashmë është vendosur që PD dhe LSI do dalin me dy lista, ç’ka nënkupton që secila duhet të mbledhë firmat për listën e vet.

LEXO EDHE:  Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

LEXO EDHE:  Meta përkujton 11 shtatorin/ Shqipëria është krah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit

Burime nga PD bëjnë me dije se të gjitha degëve të saj në rrethe u është shpërndarë ky formular tip i KQZ-së për t’u plotësuar me emra, nënshkrime dhe kopje të kartës së identitetit, i cili më pas do të depozitohet në KQZ së bashku me listën shumë-emërorë të kandidatëve për deputetë./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja Kim takon Vitore Tushën/ Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja Kim takon Vitore Tushën/ Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha.

Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. Ajo shpreh mbështetjen e fortë të SHBA që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.

“Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE