LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bardhyl Londo/ Pano Taçi bohemi tragjik

8 Korrik 2020, 12:36, Kulturë CNA
Nga Bardhyl Londo/ Pano Taçi bohemi tragjik

Një mëngjes, kur ende isha në shtrat, ra telefoni. Ishte mjeku onkolog, Orges Spahiu, djali i poetit Xhevahir Spahiu i cili ishte mjek në spitalin onkologjik dhe u përkujdes për poetin me një përkushtim te vecante.

Panua mbaroi, me tha. Por vec dhimbjes se humbjes të një poeti me të cilin takohesha çdo ditë në kafen që rri dhe sot, ishte problemi i madh se ai nuk kishte njeri dhe s kish kush ta varroste. I telefonova menjëherë ministrit të Kulturës Aldo Bumçi. Në fillim nga emocionet negative ai nuk po kuptonte çfarë i thosha. Me në fund arrita t?ia shpegoj. Po çfarë duhet të bëjmë ne, tha. E para e punës ta varrosim se ai nuk ka asnjëri. Natyrisht i organizuam homazhet në Teatrin Kombetar që u shkatërrua ditë më parë dhe funeralin.

I lindur në Gjirokastër Panua kishte qenë debatikas dhe partizan. Pastaj kishte filluar odisenë e burgjeve dhe internimeve me akuza nga me qesharakët. Madje akuza e parë ishte “dashuri borgjeze” sepse dashuronte vajzën e një oficeri madhor.
Pano ishte njohur me shumë personalitete të kohës si Lasgush Poradeci që kishte botuar dhe poezinë e parë, S. Malshova ( ne internim), Jorgo Bllaci etj. Pasi kaloi kalvarin e gjatë të burgjeve dhe internimeve, poeti pësoi atë që provonin të gjithë në këto raste: i goditën dhe humbi përfundimisht familjen.

Kohët e fundit vinte vërdallë nëpër Tiranë me një motor shkataraq. Ishte fare pa dhembe sepse nuk kishte lek t?i rregullonte dhe shkonte hante në menxën e studentëve sepse atje ishte lire dhe gjente ndonjë supë ose fasule. Jetonte ne Breg të Lumit në një kasolle. Megjithatë vazhdoi të shkruante poezi humane po edhe poezi pornografike, rrjedhoje e deficiteve në jetë por edhe një shpres se mund të shiteshin më shumë.

Mbi varrin e tij foli poeti Agron Tufa, fjalë të cilin do të doja ta rilexoja përsëri të postuar. Ne kurrë se kemi harruar dhe gjithmonë do ta kujtojmë me respekt e dhembje, bohemin tragjik Pano Taci./CNA.al

Lajmet e fundit nga