LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet nga jeta violonçelisti i njohur shkodran, Gjovalin Lazri

8 Korrik 2020, 17:53, Kulturë CNA
Ndahet nga jeta violonçelisti i njohur shkodran, Gjovalin Lazri

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i madh violonçelit, Gjovalin Lazri.

Prej disa muajsh ai  vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa para pak ditësh presidenti Ilir Meta, i akordoi dhe titullin “Mjeshtër i madh”, të cilin e tërhoqi i biri.

Gjovalin Tish Lazri lindi në Shkodër më 13 tetor 1936. Në vitin 1950 -1958 ndjek Liceun Artistik ?Jordan Misja? në Tiranë me Profesor Boris Skabllov, Matej Guralumi dhe Ymer Skendëri.

Në vitin 1959 fillon studimet e larta në Akademinë e Muzikës dhe Arteve ne Pragë. Më pas ka punuar si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës se Mesme Artistike ?Jordan Misja?, në Tiranë. Gjatë këtyre viteve ka përgatitur breza të tërë artistësh violonçelist, ka debutuar vetë si solist.

Ndër vite ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale ne fushën e artit dhe te kulturës./CNA.al

Lajmet e fundit nga