LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku apel qytetarëve/ Mbani maskën kudo, mos vizitoni miq e të afërm!

8 Korrik 2020, 14:37, Lifestyle CNA
Mjeku apel qytetarëve/ Mbani maskën kudo, mos vizitoni miq e të

Javët e fundit, në vendin tonë është rritur ndjeshmë numri i personave të infektuar nga koronavirusi.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar mjeku Ilir Allkja i cili ndodhet në vijën e parë të frontit përballë COVID-19 tek Urgjenca e QSUT.

Allkja bën një apel të fortë për qytetart duke theksuar se mbajtja e maskës në publik është e domosdoshme

?Duke parë rritjen e përditshme të rasteve me infeksionin e COVID-19, si mjek në vijën e par? të shpëtimit të jetëve njerëzore ju kërkoj gjithë bashkëatdhetarëve të mij te #kujdesen #për #vetveten! #Shëndeti dhe #Jeta juaj është në radhë të parë përgjegjësi e juaja, mos prisni qeverinë apo të tjerë të mbrojnë jetët tuaja! Mbani maskë kudo në ambjente publike, madje edhe nëpër ashensorë, mos vizitoni miq e të afërm , pasi mund të dëmtoni shëndetin tuaj dhe të tyren! I rëndësishëm është #distancimi #fizik, distancimi social (siç porositin disa struktura) është i panevojshëm e nuk sjell asnjë dobi?, shkruan mjeku./CNA.al

Lajmet e fundit nga