LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjekja apel qytetarëve: Rrisni përgjegjësinë!/ Manastirliu: Ju lutem dëgjojeni

8 Korrik 2020, 07:58, Lifestyle CNA
Mjekja apel qytetarëve: Rrisni përgjegjësinë!/ Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar thirrjen e mjekes Adriana Babameto për respektimin të masave që ndalojnë përhapjen e Covid-19.

Babameto thotë se duhet rritur ndjenja e përgjegjësisë tek secili prej nesh për disa masa të thjeshta. Ajo shprehet se kjo do të ishte vlerësim për jetën dhe mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me virusin Covid-19.

?Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh për të zbatuar disa masa të thjeshta, si distancimi, vendosja e maskës dhe higjiena vetjake dhe kolektive.
Do të ishte një shprehje e vlerësimit për jetën dhe një shprehje mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me COVID19?, shprehet Babameto në mesazhin e publikuar nga ministrja, e cila lutet të dëgjohet apeli i saj.

“Ju lutem dëgjoni apelin e prof. Adriana Babameto nga QSUT?, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga