LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Rama nuk do lista të hapura, do bëjë gafën e jetës nëse nuk miraton Kodin Zgjedhor

8 Korrik 2020, 20:06, Politikë CNA
Kryemadhi: Rama nuk do lista të hapura, do bëjë gafën e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Syri Tv” deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk i do listat e hapura, por e bën këtë vetëm për të futur faktorë fiktivë në skenë.

Sipas Kryemadhit, Rama nuk e bën këtë pasi referuar edhe deklaratave të OSBE-së ku thotë që sistemi zgjedhor nuk ndryshohet para ditës së zgjedhjeve.

?Nëse ju do t?i besoni me të vërtetë demagogjisë së Z. Rama, mjafton të lexoni dhe t?i riktheheni deklaratave të OSBE-së ku thotë se sistemi zgjedhor nuk ndryshon një vit para zgjedhjeve. Edhe sikur Z. Rama të bëjë gafën e jetës se tij, të mos miratojë kodin zgjedhor ose ndryshimet e kodit zgjedhor me ato 5 rekomandime të OSBE-së të cilat janë dakordësuar më 5 qershor, Z. Rama e ka të pamundur që të shkojë me ndryshimet e sistemit zgjedhor apo me ëndërrat e tij në sirtar për të çorientuar opozitën dhe për të futur faktorë fiktivë në lojën e tij politike sepse sot mjafton të bëni një research (kërkim), ju që jeni gazetarë dhe do të shikoni që nuk kemi më asnjë njeri tjetër, vetëm kronika të mbuluara me zërin e gazetarëve përsa i përket arritjeve dhe sukseseve të qeverisë të Z. Rama apo edhe lojës politike?-tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi shtoi se në Këshillin Politik nuk pati dakordësi për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kjo u firmos edhe nga ambasadorët e Britanisë, SHBA-së dhe BE-së.

Kryetarja e LSI-së theksoi se opozita e bashkuar ishte e qartë se nëse binin dakord Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari për lista të hapura ata nuk do kishin asnjë problem.

?Kemi vetëm me zë dhe figurë njerëz të cilët ai kërkon për të provokuar opinionin publik  dhe akoma më shumë faktorin ndërkombëtar dhe sidomos, do të theksoja Trojkën e famshme të realizimit të dakordësimit, pra Ambasadoren Amerikane, Ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe Përfaqësuesin e BE-së Z. Soreca. Pra, çdo deklaratë e Z. Rama që bëhet rreth kësaj nuk është gjë tjetër vetëm një provokim ndaj ndërmjetësuesëve të realizimit dhe dakordësimit të kësaj marrëveshje, të këtyre rregullave të lojës sepse kemi qenë vetë prezentë, ka qenë Z. Gjiknuri, Znj. Hajdari, Z. Vasili dhe Z. Bylykbashi, dhe gjithë stafi teknik i OSBE-së, i Ambasadës Amerikane, i Ambasadës Britanike edhe i BE-së, ku kanë qenë pjesë e debatit të organizuar përsa i përket mosdakordësimit dhe rënies dakord midis Z. Gjiknuri dhe Znj. Hajdari përsa i përket listave të hapura dhe ndryshimit të sistemit. Në dakordësimin e 5 qershorit, është fjalia e fundit e shkruajtur vetë nga Trojka  ku thotë shumë qartë që nuk pati konsensus përsa i përket ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura kur nga pala jonë, nga opozita e bashkuar, ishte shumë e qartë që nëse bien dakord të dyja palët për listat e hapura, ne nuk kemi asnjë problem?-tha Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga