Connect with Us

“Kruja, Wuhani i vogël”/ Mjeku apelon të rriten testimet

Shëndeti

“Kruja, Wuhani i vogël”/ Mjeku apelon të rriten testimet

Publikuar

-

Laborantja dhe mjeku në Inspektoratin e Higjienës në Durrës infektohen me Covid-19

Mjeku kardiolog nga Kruja, Adrian Mata është shprehur se duhet rritur numri i testeve.

Në një intervistë për Abc News, ndërsa foli në lidhje me situatën në Krujë, ku mjeku e cilëson si “Ëuhani i vogël”, shprehet së tamponet që bëhen nuk janë të mjaftueshme.

“Testet kanë filluar që të shtohen, por mendoj se ky numër nuk është i mjaftueshëm. Duhen më shumë se dihet që në Krujë jo gabimisht është quajtur si “Ëuhani i vogël”. Prandaj duhet shtuar testet. Shtimi i numrit të testeve jo vetëm që përcaktojnë numrin e të infektuarve, e kemi mundësi më shumë për të parandaluar infektimin e mëtejshëm. Ne rrimë me njerëz të infektuar dhe nuk e dimë. Ky numër nuk është i mjaftueshëm.

LEXO EDHE:  Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

Nuk kryhen në kohë tamponet sepse nuk janë të mjaftueshëm numrat. Pavarësisht se Kruja është e mobilizuar, por realisht ajo që unë ngul këmbë është të shtohet numri i tamponeve. Njerëz të infektuar qarkullojnë në qytet dhe mesa duket nuk po masat që po merren”, u shpreh ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Infermierja pozitive me Covid/ Mbyllet materniteti në Peqin, karantinohet i gjithë stafi

Publikuar

-

Nga

Infermierja pozitive për Covid-19, mbyllet materniteti në Peqin

Një infermiere ka rezultuar pozitive  me COVID-19, në Peqin, duke imponuar mbylljen e Maternitetit në këtë qytet.

Në karantinë janë futur edhe dy infermier që kanë patur kontakt me të.

Deri në marrjen e tamponëve për stafin, dhe marrjen e përgjigjeve, ky repart do të vijojë të qëndrojë i mbyllur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Boom rastesh nga koronavirusi/ Humbin jetën katër persona

Publikuar

-

Nga

Boom rastesh nga koronavirusi/ Humbin jetën katër persona

Në vendin tonë janë konfirmuar 302 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën katër persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1329 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Gjithashtu janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Maqedonia e Veriut drejt mposhtjes së koronavirusit/ Regjistrohen vetëm 11 raste në 24 orë

LEXO EDHE:  Kur dhe si do të përfundojë pandemia e koronavirusit?

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 82
Të shtruar në spitale 264
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1329
Testime totale 115710
Raste pozitive 18858
Raste të shëruara 10548
Raste Aktive 7837
Humbje jete 473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3966
Durrës 755
Shkodër 491
Fier 511
Korçë 479
Lezhë 379
Elbasan 344
Vlorë 308
Berat 222
Kukës 190
Dibër 96
Gjirokastër 96/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A është i mundur zerimi i rasteve me Covid-19 ?

Publikuar

-

Nga

A është i mundur zerimi i rasteve me Covid-19 ?

Nga Kingston Mills “The Conversation”

* Shumica e shkencëtarëve bien dakord se masat e rrepta të kontrollit, që përfshijnë gjurmimin e efektshëm të kontaktit, testimin dhe izolimin, së bashku me distancimin social dhe mbajtjen e maskës, janë të nevojshme për të kufizuar përhapjen e SARS-CoV-2.

Koreja e Jugut, Tajvani, Kina dhe Zelanda e Re i kanë përdorur me sukses këto qasje për të mposhtur virusin. Disa madje kanë bërë thirrje për një përqasje të zero rasteve me Covid-19, duke u përpjekur ta eleminojnë virusin, në vend se thjeshte të frenojnë përhapjen e tij. Zelanda e Re gati pati sukses në këtë aspekt. Por pas 100 ditësh pa asnjë rast, u shfaqën raste të reja për shkak të udhëtimeve ndërkombëtare dhe burimeve të tjera të panjohura. Ndërsa është e mundur të rrafshohet kurba duke përdorur këto masa kontrolli, zerimi i rasteve me Covid-19 është diçka shumë më e vështirë. Ai mund të jetë i mundur për disa vende ishullore. Por edhe shembulli i Zelandës së Re, tregon se edhe atëherë është e nevojshme të parandalohet ri-importimi i virusit nga jashtë.

Kjo gjë do të kërkonte kufizime të zgjatura dhe të rënda të udhëtimeve ndërkombëtare, dhe testim rigoroz të pasagjerëve para dhe pas udhëtimit. Duke pasur parasysh se ka pak oreks për një mbyllje të zgjatur të kufijve, vetëm masat e kontrollit të komunitetit nuk janë të mjaftueshme për ta eleminuar virusin, dhe zerimi i rasteve nuk është aktualisht i mundur. Por mund të jetë në të ardhmen, në rast se përdorim qasje të ndryshme.

Mënyra më efektive e frenimit të Covid-19 shfrytëzon mekanizmin natyror të mbrojtjes së trupit të njeriut:sistemin  e tij imunitar. Shërimi nga një infeksion viral, shoqërohet zakonisht me zhvillimin e imunitetit. Nëse infeksioni me SARS-CoV-2 të mbron nga ri-infektimi, kjo nuk dihet ende, por ka shumë pak shembuj të njerëzve që ri-infektohen prej tij.

Shumica e njerëzve të infektuar, zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit, dhe ndërsa ata që nuk shfaqin simptoma mund të mos gjenerojnë antitrupa, infeksioni mund të aktivizojë sërish qelizat T të sistemit imunitar, të cilat ofrojnë një mbrojtje alternative.

Pra, duket se infeksioni gjeneron imunitet tek shumica e njerëzve, të paktën në një periudhë afatshkurtër. Ndaj, kohët e fundit disa shkencëtarë kanë sugjeruar që virusi të lejohet të përhapet në masë në popullata – duke mbrojtur të moshuarit dhe më të rrezikuarit- për të lejuar arritjen e imunitetit të tufës.

Ky është pragu ku mjaftueshëm njerëz në një popullatë janë bërë imunë, dhe e ndalin përhapjen e madhe të një sëmundje. Për një virus shumë të transmetueshëm si fruthi, pragu është deri në 90-95 për qind. Disa kanë sugjeruar se ai mund të jetë deri në 50 për qind për SARS-CoV-2.

Konsensusi më i gjerë, është se ai do të jetë rreth 60-70 për qind. Por përqindja e njerëzve që janë infektuar deri tani me SARS-CoV-2 dhe që janë shëruar aktualisht, është shumë larg kësaj shifre. Studimet sugjerojnë se rreth 3 përqind e njerëzve në Dublin të Irlandës janë prekur nga virus.

LEXO EDHE:  Bota e artit në zi/ Humb jetën këngëtarja e muzikës popullore

LEXO EDHE:  Bota e artit në zi/ Humb jetën këngëtarja e muzikës popullore

Në Nu Jork të SHBA-së, kjo shifër është shumë më e lartë:23 për qind. Por shkalla e lartë e infeksioneve atje, ka sjellë vdekjen e shumë më tepër njerëzve, madje edhe duke marrë parasysh popullsinë e saj të madhe. Edhe Suedia, që zbatoi një politikë liberale për frenimin e pandemisë, solli një numër të lartë rastesh, teksa ka pasur 10 herë më shumë vdekje për 1 milionë banorë sesa Finlanda dhe Norvegjia fqinje.

Pra për shumicën e njerëzve, rreziqet shoqëruese të ndjekjes së strategjisë së imunitetit të tufës, e bëjnë atë të papranueshme për mposhtjen e virusit, e lëre më pastaj për eliminimin e tij të plotë Gjithsesi, arritja e imunitetit të tufës përmes vaksinimit, ka të paktën në teori potencialin për të na çuar në zerimin e vështirë të rasteve me Covid-19. Vaksinat kanë zvogëluar shumë rastet me difteri, tetanoz, fruth, shyta, rubeolë dhe hemofili, thuajse deri afër zeros në shumë vende të zhvilluara.

Aktualisht janë në zhvillim e sipër më shumë se 200 vaksina kundër SARS-CoV-2. Por ato kanë një objektiv më modest sesa zhdukja e plotë e virusit:të jenë të paktën 50 për qind efektive, pragu i nevojshëm që ato të miratohen nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Ndërkohë, ato do të duhet të jenë efektive dhe të sigurta për të gjitha grupmoshat, teksa duhet të prodhohet në sasi të mjaftueshme për të vaksinuar mbi 7 miliardë njerëz, dhe kjo gjë do të kërkojë kohë. Për shembull, AstraZeneca ka nënshkruar marrëveshje për të prodhuar 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Por vaksinimi i të gjithëve mund të zgjasë me vite. Dhe ndikimi nuk do të jetë i menjëhershëm. Rasti i fundit i lisë ishte në vitin 1977, 10 vjet pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë nisi një program global për çrrënjosjen e asaj sëmundje, dhe gati 200 vjet pasi u zhvillua vaksina e parë e lisë. Dhe janë dashur më shumë se 30 vjet që nga fillimi i Nismës Globale të Çrrënjosjes së Poliomelitit, për të eleminuar poliomelitin kudo në botë përveç Pakistanit dhe Afganistanit .

Pra, ndërsa një vaksinë efektive ofron shansin më të mirë për të zeruar rastet me Covid-19, ne duhet të jemi realistë mbi atë që është e mundur. Eliminimi i virusit në pjesën më të madhe të botës, edhe pse nuk është i paimagjinueshëm, mund të kërkojë shumë vjet përpjekje./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE