Connect with Us

Hapja e negociatave me BE/ Olivér Várhelyi: Për Shqipërinë thelbësor mbetet sundimi i ligjit

Politikë

Hapja e negociatave me BE/ Olivér Várhelyi: Për Shqipërinë thelbësor mbetet sundimi i ligjit

Publikuar

-

Komisioneri për zgjerimin e BE, Olivér Várhelyi prezanton në një intervistë ekskluzive për DW përmbajtjen e draft-kuadrit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

DW: Z. Komisioner Várhelyi, çfarë rëndësie ka hartimi i draftit të kuadrit të negociatave për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilin Komisioni Europian, ia vuri në dispozicion javën e kaluar, Këshillit Evropian? Çfarë qëllimi arrihet me hartimin e tij?

Olivér Várhelyi: Prezantimi i draftit të kornizave negociuese për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin e BE shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, që kemi paraqitur në shkurt, për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, më dinamik, më të parashikueshëm dhe me një orientim më të fuqishëm  politik, Pres me padurim diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt që të jetë e mundur të Konferencave të Para Ndërqeveritare me dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartë në Bashkimin Evropian dhe unë jam i sigurtë që ato do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në rrugën e tyre drejt BE, siç kanë bërë deri tani.

Cilat janë direktivat dhe parimet kryesore në draft- kuadrin e negociatave për Shqipërinë?

Olivér Várhelyi: Çdo kuadër negociues vendos direktiva dhe parime për negociatat e hyrjes në BE për secilin vend kandidat dhe është i ndarë në tri pjesë:  në pjesën e parë janë parimet drejtuese, kryesore të negociatave të hyrjes në BE; në pjesën e dytë thelbi i EU acquis; në të tretën procedura e negociatave. Qëllimi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojnë EU Acquis në tërësinë e tij, ta zbatojnë atë plotësisht dhe përforcojnë zbatimin e tij gjatë procesit të hyrjes në BE.

Draft-kuadret negociuese përpilohen duke u mbështetur në përvojën e zgjerimeve të mëparshme të BE dhe të negociatave të pranimit në vazhdim e sipër. Ato integrojnë metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, marrin parasysh evolucionin e EU Acquis, dhe reflektojnë si duhet meritat e vetë vendeve dhe situatat e tyre specifike.

A janë këto direktiva dhe parime, që ju sapo prezantuat, të njëjta si për Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut?

Olivér Várhelyi: Draft-kuadret e bisedimeve për të dy vendet janë shumë të ngjashme me njëri- tjetrin, por ato marrin parasysh situatat specifike të secilit prej dy vendeve.

Si ka gjetur vend në draftin e kuadrit të negociatave për të dyja vendet metodologjia e rishikuar e zgjerimit ?

Olivér Várhelyi: Metodologjia e rishikuar synon ta bëjë procesin e zgjerimit më të besueshëm, me një orientim më të fuqishëm politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Besueshmëria është përforcuar përmes një përqendrimi edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike, si dhe ekonominë e të dyja vendeve. Propozimet parashikojnë gjithashtu një drejtim më të fortë politik të procesit dhe më shumë dinamizëm duke organizuar kapituj negociues në grupime tematike. Parashikueshmëria e procesit të anëtarësimit mund të përmirësohet cilësisht nga më shumë qartësi për pasojat pozitive që mund të sjellë progresi i reformave si edhe nga pasojat potenciale negative në rast të mungesës së progresit, ngecjes për një kohë të gjatë ose rrëshkitjes pas në zbatimin e reformave dhe përmbushjes së kërkesave të procesit të hyrjes në BE.

LEXO EDHE:  Prokurori i Antimafias Italiane: Nga Shqipëria vijnë drogë e armë

Cilat mund të konsiderohen nga Komisioni Europian situata specifike në Shqipëri dhe si pasqyrohen këto situata në draftin përkatës të kuadrit të negociatave?

Olivér Várhelyi: Çështjet që pasqyrohen në draft kuadrin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë janë të renditura në mënyrë specifike në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të Këshillit të BE,  të Marsit 2020.

A është Shqipëria në rrugën e duhur për të përmbushur në kohë dhe me cilësi këto çështje, të përcaktuara në konkluzionet që sapo përmendët, të kërkuara edhe nga Bundestagu gjerman, pra para Konferencës së Parë Ndërqeveritare?

Olivér Várhelyi: Në përgjithësi dhe pavarësisht nga sfidat që paraqet shpërthimi i COVID-19, Shqipëria ka vazhduar të tregojë angazhimin e saj dhe të arrijë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore, të identifikuara në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Këshillit Evropian, të marsit 2020. Në mënyrë të veçantë, Shqipëria ka bërë tanimë përparim në përmbushjen e kushteve që duhen plotësuar para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Arritja e fundit ishte marrëveshja ndër-partiake për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e të gjitha gjitha partive politike, brenda dhe jashtë parlamentit. Kjo tregon përkushtim, dëshmon gjithashtu se Shqipëria po jep rezultate edhe në kohë nga më të vështirat. Ne kemi besim se Shqipëria do të vazhdojë të zbatojë me sukses reformat e nevojshme. Ende nuk është caktuar asnjë datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, e cila duhet të thirret sa më shpejt që të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli Europian.

Çfarë hapash duhet të ndërmarrë Shqipëria për të shmangur prapambetjen në zbatimin e reformave ose ngecjen në çështje të tilla si sjellja para drejtësisë të ish-zyrtarëve të lartë publikë të  korruptuar ose atyre aktualë, abuzues me detyrën në pushtetin local duke patur parasysh parashikueshmërinë e procesit të pranimit?

Olivér Várhelyi: Është shumë e rëndësishme, është thelbësore që Shqipëria të mbështetet në arritjet e fundit dhe të vazhdojë përparimin e reformave, në fushat e sundimit të ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë dhe mbështesë autoritetet shqiptare në përpjekjet e tyre.

Intervista me Komisionerin Várhelyi u zhvillua me shkrim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i besoi qarkun e Lezhës/ Mark Marku sqaron befasinë: Ka të bëjë me karakterin tim

Publikuar

-

Nga

Basha i besoi qarkun e Lezhës/ Mark Marku sqaron befasinë: Ka të bëjë me karakterin tim

Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur sot zyrtarisht si drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Lezhës.

Rikthimi i Mark Markut, i cili në fakt nuk është një beafasi po riciklim, u komtuar jo pak në media.

Vetë Marku në ‘Real Story’ deklaroi se këto reagime ishin të pritshme për dy arsye.

Së pari sipas tij, sepse e kishte deklaruar zyrtarisht se nuk do merrej më me politikë, dhe e dyta, për shkak të tipit të tij.

Befasi, sepse e kam deklaruar se nuk do merrem më me poltikë dhe do i përkushtohem profesionit tim. Dhe e dyta mendoj për shkak të natyrës time. Mirë apo keq, unë nuk pajtohem me gjëra dhe hesht.

Prandaj është krijuar dhe kjo surprizë.

E kam deklaruar se nuk kam ndonjë interest ë karrierës poltike, aq për imazh, dhe as për ndonjë përfitim.

Kam pas oferta të vazhdueshme prej vitesh, por kam qenë shumë i vendosur të mos përfshihem. Sot e kam marë këtë vendim pa asnjë hezitim.

Nuk mund ta shes këtë sikur po bëj ndonjë sakrificë të madhe, por sepse jam i bindur se në këtë moment duhet të ndryshohet qeverisja”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam i detyruar të bashkëpunoj me Topallin”/ Patozi: Duhet të rrëzojmë tre dinozaurët

Publikuar

-

Nga

“Jam i detyruar të bashkëpunoj me Topallin”/ Patozi: Duhet të rrëzojmë tre dinozaurët

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse ka lidhur një koalicion me Lëvizjen për Ndryshim të Jozefina Topallit.

Topalli tha se ata janë bashkë, por theksoi se ende nuk kanë përfunduar një marrëveshje mes tyre. Ai tregoi në emisionin “Log” se ai dhe Topalli janë të detyruar të bashkëpunojnë për të rrëzuar treshen politike.

Konkrete është se ne jemi në një linjë. Sipas meje, ne jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, e cila është kauza që na bashkon.

Ne duhet të shfrytëzojmë edhe avantazhet që mund të japë kandidimi, pra bashkimi i forcave, ndryshe nuk mund të rrëzojmë tre dinozaurët”, deklaroi Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata në vend/ Kulluri gjen “fajtorin”: Opozita më e keqe se qeveria

Publikuar

-

Nga

Situata në vend/ Kulluri gjen “fajtorin”: Opozita më e keqe se qeveria

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, nga ngritur sërish akuza ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Kulluri tha se për shkak të Bashës, kemi opozitë shumë të dobët që ka humbur më një diferencë prej 30 mandatesh me pushtetin.

Ai nuk kurseu kritikat në emisionin “Hard Talk” as për opozitën parlamentare, për të cilën u shpreh se po pengon ushtrinë e dhunës legjitime për tu shndërruar në dhunë ilegjitime.

Sot nuk kemi fare Gjykatë Kushtetuese, dhe mbi të gjitha kemi opozitë shumë të dobët që ka humbur më një diferencë prej 30 mandatesh me pushtetin. I vetmi shqetësim që ka një sistem demokratik liberal siç e njohim ne, është kufizimi i pushtetit dhe i qeverisjes. Ato që e pengojnë ushtrinë e dhunës legjitime për tu shndërruar në dhunë ilegjitime, siç jemi pak a shumë në kushtet e sotme, janë opozita në parlament, pra parlamenti si institucion, dhe instrumente të tjerë siç janë Presidenti i Republikës, apo shoqëria civile.

Ne sot jetojmë në një vend ku e drejta e pronës është më e cënuar se kurrë pas komunizmit. Ne jetojmë në një vend ku qytetarët janë të vetëm përballë qeverisë. Kanë rënë instrumentat e tjerë. Në parlament nuk kemi opozitë. Kemi një president i cili është margjinalizuar nëpërmjet shumë ndryshimeve kushtetuese, megjithatë zoti Meta është përpjekur dhe është munduar t’i bëhet barrierë kësaj qeverisjeje tmerrësisht arrogante”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:  Parashikimi i CIA-s/ Evropa ndahet në tri pjesë, ja ku do jetë Shqipëria

LEXO EDHE:  Bisedimet me Greqinë/ Artur Meçollari mbetet në ekipin negociator

Sipas tij, qeveria është e keqe, por opozita është edhe më e keqe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE