Connect with Us

“Haklaj” bëhet film me seri/ Mjeku fierak refuzon të luajë rolin e Fatmirit

Kultura

“Haklaj” bëhet film me seri/ Mjeku fierak refuzon të luajë rolin e Fatmirit

Publikuar

-

"Haklaj" bëhet film me seri/ Mjeku fierak refuzon të luajë rolin e Fatmirit

Një serial me 4 episode, i cili e merr subjektin nga ngjarjet e bujshme në Tropojë gjatë viteve 1990-2000, me në qendër familjen Hakaj, pritet të publikohet së shpejti. Seriali do të ketë titullin “Haklaj” dhe ideatorët janë një regjisor suedezo-amerikan në bashkëpunim me një regjisor shqiptar nga Kosova.

Regjisorët kanë vendosur që rolin e personazhit kryesor, atë të Fatmir Haklajt, ta luajë mjeku shqiptar, Jurgen Malaj. Pas shumë kandidaturave ata përzgjodhën pikërisht Jurgenin, për shkak të pamjes fizike të ngjashme me Fatmir Haklajn, por edhe për karakterin e qëndrimin e njëjtë.

Fatmir Haklaj

Në serialin “Haklaj” do të marrin pjesë aktorë të shumtë nga trevat shqiptare dhe mendohet se do të mbetet si një dëshmi për zbardhjen e plotë të dosjes “Tropoja” nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në film do të pasqyrohet realiteti shqiptar i atyre viteve, lufta e përgjakshme e hakmarrjes ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur edhe nga politika e kohës. Thuhet se pavarësisht se ky film do të mbajë titullin “Haklaj” nuk do të shërbejë si palë për familjen e njohur nga Tropoja, por si dëshmi dhe nxitje për të hequr dorë nga gjakmarrja.

Për të krijuar filmin, në formën e donacioneve janë mbledhur deri më tani 32 milionë dollarë, ndërkohë data për nisjen e xhirimeve nuk është vendosur ende. Sa i përket aktorit protagonist, Jurgen Malaj, ai ka lindur në Fier në vitin 1990 dhe është diplomuar në Tiranë për Mjekësi. Aktualisht shqiptari jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij, pikërisht në të njëjtin vend ku jetojnë edhe të mbijetuarit e familjes. Ka qënë vetë ai që ka paralajmëruar projektin me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook. Megjithatë ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur nëse do të veshë “kostumin” e Fatmirit.

Qëndrimi i Jurgen Malajt

Së pari, dua të falenderoj regjisorët dhe stafin realizues për propozimin dhe vlerësimin dashamirës të tyre për të më besuar mua rolin e personazhit kryesor të filmit ‘’Haklaj’’, atë të Fatmir Haklaj.
Së dyti, lajmi u bë publik, ndoshta përpara kohe, për hatër të transparencës si dhe për të dëshmuar se unë dhe organizata, që unë përfaqësoj NUK kemi bërë asnjë pazar apo marrëveshje për këtë çështje. Por, thjeshtë kam marrë një propozim të sinqertë dhe sigurisht, që unë do të konsultohem gjerësisht me njerezit, që kanë ndikim dhe rol në jetën time.
Si përfundim, vendimi përfundimtar më përket mua për shkak se propozimi më është bërë mua.
Por, unë dua të shpjegohem në lidhje me propozimin dhe pse ky film NUK mund të realizohet pa pasur më përpara një drejtësi shtetërore (ligjore) apo edhe për shkak të arsyeve të mëposhtme?!
Së pari, unë nuk jam aktor dhe as nuk besoj se do të mund të arrijë të luaj ndonjë rol në filma, pavarësisht së më pëlqejnë filmat. Unë mendoj, që filmi është film dhe jeta apo realiteti janë krejt e kundërta. Ndërsa regjisorët, producentët etj., i shikojnë ngjarjet e Tropojës së atyre viteve me syrin e famës, lajmit sensacional apo mënyrën e përfitimit financiar, unë nga ana tjetër prirem ti shoh ato ngjarje me syrin realist për fatet e njerëzve të përfshirë ose jo në këto ngjarje tragjike.
Së dyti, faktet flasin se shumë njerëz janë vrarë, masakruar në këto ngjarje, me ose pa fajë. Ato vite janë vite turpi për shtetin, politikën dhe një pjesë të shqiptarëve. Shumë familje janë shkatërruar dhe shumë jetë të tjera rrezikohen ende sot nga fenomeni absurd i gjakmarrjes. Pse? Sepse shteti duhet të vendoste drejtësi dhe jo individi me Kanunin e shpërfytyruar tashmë. Ndaj, unë do të isha shumë i lumtur në rolin tim në ‘’Pajtimin e Gjaqeve’’ si dhe në vëllazërimin e shqiptarëve mes njëri-tjetri se sa në një film, që ndoshta pas publikimit mund të ketë kontestime, gjyqe, ngjarje dhe ndodhi brenda jo afër të vërtetës së atyre viteve.
Së treti, është thuajse e pamundur të realizosh në terren një film të tillë, kur aktorët e përfshirë në këtë ngjarje janë ende të fuqishëm dhe të mprehur për gjakderdhje të vazhdueshmë, njëjtë si në ato vite.
Si përfundim, pa pasur një Shqipëri demokratike me një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, një shtet të së drejtës ky film nuk mund të realizohet.
Nga ana tjetër, unë jam një mjek relativisht i ri, në hapat e para të karrierës time në një vend me një mjekësi elitare si Suedia, ku edhe kërkesat profesionale janë tepër të larta. Ndaj, përkundrejt kësaj është thuajse e pamundur për mua ta braktis në këtë moment profesionin dhe të fokusohem ndoshta 2 vjet në xhirimet e këtij projekti-film. Në të njëjtën kohë unë jam i angazhuar në një organizatë ndërkombëtare me projekt kuvendin mbarëkombëtar, që do të mbahet me delegatë të shumtë nga mërgata dhe nga të gjitha trevat shqiptare: Kongresi <I> Botëror Shqiptar më datat 21, 22 dhe 23 maj 2021, Prishtinë, Kosovë.
Me të gjithë dëshirën e madhe për famë e para, unë nuk mendoj se jam i duhuri për këtë rol dhe se kam të gjithë arsyet e mjaftueshme, që të refuzoj deri diku në keqardhje kërkesën e stafit drejtues të projektit-film. Në një kohë tjetër për mua dhe për Shqipërinë, do të mund të kisha pranuar këtë propozim. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kultura

Nga Miron Çako/ A duhet festuar baby shower

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako/ A duhet festuar baby shower

Shpesh njerëzit duan të bëjnë rolin e Zotit, sepse duan që ata vetë të vendosin për fatin e tyre, duke bërë veprime sikur ato janë tashmë të realizuara dhe që varen vetëm nga dëshira e tyre dhe kështu anashkalojnë providencën dhe vullnetin Hyjnor.

Zakonisht, paganët, të cilët besonin tek fuqitë mbinatyrore dhe orakujt e “perëndive”, që brenda tyre qëndronin demonë dhe të cilët tallnin idhujtarët, i kryenin këto veprime fatsjesjellëse me shpresën se do realizohej dëshira e tyre, por shpesh dilte e gabuar, sespe askush nuk mund ta dijë të ardhmen përveç Perëndisë dhe pa të Cilin asnjë gjë nuk mund të nisë edhe as nuk mund të përfundojë.

Apostull Jakovi, në letren e tij tërheq vëmendjen e të krishterëve të parë, të cilët, duke ardhuar në besimin e krishterë nga paganizmi, ende nuk ishin të çliruar prej bestytnive, prandaj Apostull i shenjtë u shkruan: “Dhe tani, ju që thoni: ‘Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë, ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë’. Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe” (Jakovi 3:14-16).

Fatkeqësisht, edhe në brezin e sotëm, që karakterizohet nga një apostazi nga Perëndia i vërtetë dhe nga një neopaganizëm, domethënë rikthim në fetë pagane, njerëzit po bëhen më me bestytni dhe po i rikthehen ritualeve dhe praktikava pagane.

Ka shumë rituale pagane të rishfaqura por psh, sot në botë, është përhapur një festë që quhet Baby Shower.

Kjo festë, pavarësisht se duket një festë moderne, shumë veta nuk e dinë ose nuk janë interesuar ta mësojnë, se kjo festë është një mbetje e paganizmit. Festa është shumë e vjetër dhe vjen nga kultura e indisë së lashtë, një vend që edhe sot gëlon nga idhujtaria si në asnjë vend tjetër të botës, ku për çdo aktivitet dhe ngjarje kanë nga një “perëndi”.

Sipas kësaj feste pagane , kur gruaja ishte në një shtatzëni të përparuar (muaji i shtatë ose i tetë), të gjithë njerëzit e fshatit mblidheshin dhe i ofronin asaj fruta dhe ëmbëlsira, në mënyrë që ajo t’i hante ato dhe fëmija të rritej brenda saj, ndërsa në të njëjtën kohë muzikantët luanin kengë të gezuara për të qetësuar beben në bark. Patjetër, kjo festë shoqërohej me lutje dhe oferta idhujve që kishin të bënin me shtatzëninë dhe lindjen.

Kjo festë, e importuar nga India u shfaq në fillim në Amerikën e Veriut si një vend multikulturor, kryesisht në vitin 1950 kur pati një bum lindjesh dhe pastaj festa u përhap dhe vazhdon të përhapet në Evropë ku ka një kërshëri në ritje për festat pagane dhe fetë lindore.

Sot Baby Shower përbën një nga festat më të veçanta që mund të bëhet në shtëpi ose edhe në punë. Tani, jo vetëm gratë, por edhe burrat marrin pjesë në këtë festë. Sipas atyre që e festojnë sot, njerëzit mblidhen në pritjen e lindjes së një fëmije ose shndërrimin e një gruaje në nënë. Zakonisht mbasi merret vesh dhe gjinia e fëmijës, ndiqet një protokoll i veçantë. Kur, për shembull, pritet të lindë djalë gjërat bëhen të gjtha ngjyrë bojqielli dhe kur është vajzë, rozë. Po ashtu, ekziston një listë e veçantë e dhuratave që i duhen blerë mamit shtazënë dhe bebit, që akoma nuk ka lindur.

Ata që e festojnë Baby Shower justifikohen se kjo festë është e nevojshme, që nëna e ardhshme të marrë dhurata të ndryshme të dobishme për foshnjën, të tilla si batanije, biberona, libra dhe lodra, etj. Madje fjala Shower (dush), do të thotë që nëna e re duhet të “lahet” me dhurata.

Në pamje të parë kjo festë duket interesante, madje psikologjikisht, e mirë për nënën që pritet të lindi dhe një ndihmë ekonomike e nevojshme për fëmijë, që shpresohet të lindë shëndosh e mirë.

Po, ku qëndron gabimi?

Duhet të dimë se askush, as nëna as babai dhe as njerëzit e familjes dhe dashamirësit që marrin pjesë në këtë festë, nuk e dinë nëse foshnja do të lindë apo jo, sepse vetë fëmija që pritet të lindi, nuk është një krijesë që varet vetëm nga njerëzit, si kur ngjizet në mitër dhe kur zhvillohet si embrion në placentë, ashtu edhe kur lindë.

I gjithë ky proçes i mrekullushëm varet në radhë të parë nga Krijuesi, Zoti, i Cili bashkëpunon me njeriun për krijimin dhe lindjen e një njeriu të ri.

Prindërit, me elementin gjenetik i japin fëmijës trupin dhe Zoti i jepë shpirtin që i jepë jetë trupin. Shpirti jepet nga Perëndia që në momentin e parë të konceptimit, të ngjizjes nga prindërit.

Për këtë veprim primar të Perëndisë na informon Shkrimi i Shenjtë. Psalmisti na thotë: “Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.” (Psalmi 139:14-15).

Çdo njeri është krijuar në mënyrë unike nga Perëndia: “Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia” (Isaia 49:16).

Është pikërisht Zoti që e hap shtratin e gruas dhe e bën atë që të lindë: “Dhe Perëndisë iu kujtua Rakela, dhe Perëndia e dëgjoi dhe ia hapi shtatin e barkut”. (Zanafilla 30:22).

Është po Zoti që bënë mrekulli edhe kur gruaja nuk mund të ngjizet dhe të lind fëmijë. Ajo që është beronjë, me ndërhyrjen e Zotit bëhet nënë, ashtu si na thuhet përsëri nga psalmisti: “Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë…Ai bën gruan shterpë të rrijë në shtëpi, si nënë e gëzuar me bij” (Psalmi 113:2-9).

Që Zoti është Ai që vendos se kush duhet të lindë ose që mbyll dhe hap shtratin e barkut të gruas, vërtetohet, sepse ka shumë çifte që nuk mund të ngjizin dot një fëmijë edhe shumë gra që nuk mund të lindin dot fëmijën e tyre.

Madje, fatkeqësisht, ka nëna që gjatë lindjes të vështirë mund të vdesin bashkë më fëmijën ose njëri prej tyre, dhe, kjo ndodh për ditë nëpër botë.

Duke pasur parasysh këto fakte të hidhura po ashtu edhe kur ne nuk e dimë përfundimin e një shtatzënie, si mund të festojmë para kohe për lindjen e fëmijës?

Muaji i shtatë dhe i tetë, kur zakonish bëhet edhe Baby Shower, janë muajt më të rrezikshëm për lindjet e parakohshme ose për një dështim dhe gjithçka mund të përfundojë tragjikisht. Prandaj, në këto muaj nevojitet vigjelencë maksimale dhe më shumë lutje sesa festime për diçka që ende nuk ka ndodhur.

Fatkeqësisht, ka shumë raste kur janë bërë të gjitha përgatitjet për lindjen e bebit si përgatitja e dhomës së bebit, krevati, rrobat, lodrat, etj sëbashku me  festën e Baby Shower, foto të festës të postuara në Facebook dhe Instagram, por që fatkeqësisht fëmija është dështuar ose ka lindur i pajetë dhe gjithçka papritur është kthyer në një fatkeqësi, ku festa dhe sendet e blera para kohe për bebin  jo vetëm që nuk vlejnë më, por kujtesa e tyre e bëjnë më tragjike situatën.

Të mos na çudisin këto raste. Faji është i vetë prindërve dhë të afërmëve, që duke dalë përpara Perëndisë me papjekuri, egoizëm dhe arrogancë kundër Zotit sikur të jenë ata dhe jo Zoti që e përcaktojmë të ardhmen dhe më konkretisht, lindjen e një fëmijë.

Ky qëndrim i gabuar është në kufijt e blasfemisë sepse me dashje ose pa dashje, e kanë fyer providencën Hyjnore, që përcakton fillimin edhe fundin e një vepre të mirë, aq më tepër të krijimit dhe lindjes së fëmijës, që është dhuratë e Perëndisë.

Zoti nuk hakmerret i zemëruar, por veprojnë ligjet shpirtërore. Përballë egoizmit dhe euforisë së njerëzve të kurorëzuara me veprime dhe festa si Baby Shower, Zoti duke respektuar deri në fund lirinë e njeriut largohet dhe mbi nënën dhe fëmijën brenda saj merr të drejta djalli i cili përfiton nga çdo gabim i egoizmit njerëzor dhe pastaj vjen fatkeqësia.I gjithë gëzimi i festës së parakoshme mund të kthehet në një hidhërim të pariparueshëm.

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Defne gënjen Xhemrenë dhe e çon buzë greminës

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Xhemre zgjohet me duart e gjakosura

Kur po mendoja të bëja këtë shkrim, një person i njohur më tregoi një histori të trisht që kishte lidhje me temën.

Një grua e re ishte shtatzënë, dhe personi që ma tregoi, edhe pse e njihte atë grua, për shkak të situatës së pandemisë, kishte kohë pa e takuar dhe mori veshë për shtatzëninë e saj nëpërmjet postimeve që ajo bënte në Facebook dhe Instagram.

Kandidatja për t’u bërë nënë dukej e lumtur dhe këtë lumturi e ndante me miqësinë e saj virtuale. Personi që më tregoi historinë, më tha se kishte kohë pa parë fotografi të saj në lidhje me shtatzëninë e saj, sepse normalisht ajo duhet të kishte lindur.Ku ajo pyeti një mikeshë të përbashkët të saj  mori veshë se fatkeqësisht shtatzënia nuk përfundoi ashtu siç pritej, sepse fëmija kishte vdekur në barkë të nënës dhe ajo paskësaj ishte në gjendje shumë të keqe shpirtërore.

Baby Shower, stonon me draditën  e grave e nënave në shqipëri ,ato i mbulonin shenjat e shtazanisë derisa ato nuk kishin mundësi më, jo thjesht nga turpi por sepse shikon reziqe nga njerëzit e ligj plot cmirë, sy keq, magjistar që fatkeqësisht egzistojnë gjithmonë në çdo kohë edhe sjellin shumë fatkeqësi edhe tek gratë shtazënë me ligësinë e tyre në bashkëpunim me djallin.

Kurse sot këto tradita nuk respektohen madje duken marrëzi, sepse  përgjithësisht gratë “moderne” veprojnë krejt ndryshe,  ato duan të ekspozohen me çdo kusht, të vihen në qëndër të vëmendjes dhe kështu tregojnë gjithshka të jetës së tyre private sidomos në rjetet sociale, disa e bëjnë këtë nga naiviteti, disa nga egoizmi edhe mburrja femërore , por gabojnë , sepse “thesari” që ekspozohet, lakmohet dhe rezikon të vidhet nga “hajdutët”.

Prandaj Zoti duke dashur të na shpëtojë nga gabimet e papjekurisë  dhe fatkeqësitë e egoizmit  na thotë: “Ndaloni dhe pranoni që unë jam Perëndi” (Psalmi 46:10).

Kjo do të thotë se duhet ta lësh Atë të shkojë përpara teje dhe jo ti njeriu (krijesa) të shkosh para Zotit, të vendos Ai se si edhe kur do bëhen gjërat dhe jo njeriu krijesa e dobët, sepse Ai e ka fjalën e parë dhe të fundit edhe për rastin konkret lindjen e një fëmije.

Kisha Orthodhokse gjithmonë i ka pranuar traditat e kombeve, kur ato nuk e cënojnë doktrinën. Kisha, me urtësinë e Shpirtit të Shenjtë, i ka marrë dhe i ka bekuar dhe shenjtëruar ato, por nuk shohim që Kisha ose të krishterët orthodhoksë të kenë një festë të tillë si Baby Shower, që thamë së është me origjinë pagane nga India.

Përkundrazi, Kisha na thotë se ngjizja, shtatzënia dhe lindja janë vepra të mëdha të një sinergjie të Zotit me njeriun. Nga njeriu duhet një përulësi, binjde dhe përkushtim ndaj Zotit, që na thotë se; “pa mua nuk bëni do të asgjë” (Joani 15:5), aq më tepër, kur bëhet fjalë për një krijimin e një njeriu të ri.

Në Uratoren e Vogël të Kishës Orthodhokse, nuk kemi ndonjë uratë për kohën e shtazanisë, por kemi: “Uratë për gruan lehonë në ditët e parë të lindje së fëmijës” po ashtu :“Uratë për bekimin e fëmijës në ditën e tetë pas lindjes, kur edhe i jepet emri”  dhe “Uratë për futjen në kishë të fëmijës, dyzet ditë pa lindjes së tij”.

Shikoni si Kisha pret që Zoti të thotë fjalën e fundit ose të mbarojë veprën e Tij të krijimit me lindjen e fëmijës nga nëna dhe pastaj me anën të kjerikëve  i dërgon lutje falënderimi Zotit dhe i lexon urata nënës dhe fëmijës së lindur.

Kush jemi ne që dalim para Zotit dhe Kishës?

Prandaj të krishtërët që festojnë këtë festë pagane si “Baby Shower”, mendoj se bëjnë dy herë më shumë gabim se ata që nuk janë të krishterë edhe e festojnë këtë festë me mentalitetin e turmës si diçka trendi e modës.

Këta të krishterë meritojnë qortim edhe më të madh, ashtu siç na thotë Zoti: “Shërbëtori që e dinte vullnetin e zotërisë së tij dhe nuk u bë gati e nuk e kreu vullnetin e tij, do të rrihet shumë. Por ai që nuk e dinte, po të bëjë gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë” (Llukai 12:47-48).

Patjetër që gruaja shatzënë ka nevojë për mbështeje dhe për një gjendje psikologjike të veçantë gjatë shtatzënisë, si për nënën ashtu dhe për fëmijën që formohet brenda barkut të saj. Kjo është një detyrë e bashkëshortit dhe e të afërmëve, që ti krijojnë një klimë miqësore dhe lehtësuese, por ndihma më e madhe në periudhën e shtazanisë është lutja,si nga gruaja dhe të afërmit, ashtu si na mëson edhe shën Pais Agjoriti:

“Edukimi i fëmijës fillon në kohën e shtatzënisë. Nëse nëna, që mban fëmijën në barkun e saj, pështjellohet dhe mërzitet, embrioni përbrenda tronditet. Ndërsa, kur nëna jeton në mënyrë shpirtërore dhe lutet, fëmija shenjtërohet nga barku i nënës së tij. Prandaj gruaja, kur është shtatzënë, duhet të thotë lutje, të studiojë Ungjillin, të psalë, të mos ketë ankth, por edhe të tjerët, të tregohen të kujdesshëm, që të mos e mërzitin. Atëherë, fëmija që do të lindë, ka për të qenë i shenjtëruar dhe prindërit nuk do të kenë probleme me të, as kur të jetë i vogël e as kur të rritet”.

Shenjtori i ndriçuar nga Perëndia, vazhdon edhe na thotë: “Çështja e lindjes së fëmijëve nuk varet vetëm nga njeriu, por varet kryesisht nga Perëndia”.

Tradita Kishtare na mëson se Zoti i ndimon për ngjizjen, shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve me nëpërmjet ndërmjetimin e shenjtorëve. E para që ndihmon me lutjet e saj është e Tërëshenjta, Zonja Shën Mari, Nëna e Perëndinjeriut Jisu Krishtit. Po ashtu një mori shenjtorësh, si: Shën Domna, Shën Efstrati, Shën Stiliani, Shën Simeoni, Shën Elesa, Shën Marina, Shën Mamasi, Shën Kiriku, Shën Elefteri i Vlorës, Shën Vlashi etj.

Me ndërmjetimin e shenjtorëve ndimojnë edhe Misteret e Shenjta, Liturgjia Hyjnore, parakliset, bamirësit .

Prandaj, të dashur të krishterë, apostull Pavli na thotë: “Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë” (Romakëve 12:2).

I krishteri duhet bëjë vetëm gjëra që e bashkojnë me Krishtin për lavdi të Perëndisë, ashtu si përsëri apostull Pavli na thotë: “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë” (1 Korinatsve 10:13).

Baby Shower-i, pavarësisht ambjentit festiv, është një festim i gabuar, pagan, plotë egoizëm, vetëbesim dhe arrogancë ndaj Zotit, i cili na thotë: “Unë jam alfa edhe omega” (Zbulesa 1:17), fillimi edhe fundi.

Festat pagane, që nuk kanë në qëndër Perëndinë dhe traditën e krishterë, vërtet na miqësojnë me botën por na armiqësojnë me Perëndinë, sepse biem në idhujtari ose kurvëri shpirtërore duke tradhëtuar martesën shpirtërore me Zotin.

Apostull Jakovi na tërheq vëmendjen shumë ashpër në tilla raste: “O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që do të jetë mik i botës, bëhet armik i Perëndisë. Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ‘Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë?” (Jakovi 4:3-5).

Prandaj, duhet të bëhemi të kujdesshëm dhe të mos nxisim: “zemërimin e Perëndisë që vjen mbi bijtë e mosbindjes” (Kolosianëve 3:6) dhe të mos arijmë deri aty sa duhet patjetër të qortohemi që të kuptojmë atë që na thotë Zoti: “Ndaloni dhe pranoni që unë jam Perëndi” (Psalmi 46:10).

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Mitro Çela/ Si “mbiu” SOROS në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Si “mbiu” SOROS në Shqipëri

Sorsi “mbiu” në Shqipëri me anë të Fran Nazit. Me origjinë nga Puka. Me shkollë amerikane. I imët. Fjalë pak.

Në Tiranë mbriti ditët e fundit të dhjetorit 1990.

Ishte koha kur ishte krijuar PD-ja. Ishin ditët kur ëndërrohej per gazetën “RD”.

Në ato ditë partia dhe gazeta nuk kishin “shtëpi”.

Erdhi janari 1991. Doli një ferman nga qeveria. PD-ja do vendisej në një vilë. Ish shtëpia ku kishte jetuar gjeneral Spiro Mojsiu. Në mes të rrugës “Fortuzi”.

Në katin e dytë kishte  tre dhoma. Dy i mori partia. Një redaksia e gazetës.

Po rrija vetëm në zyrë. Kohë dreke. Bie dera:

-Jam Fran Nazi!

-Kam dëgjuar. Më ka folur Preç Zogaj…

Shkëmbyem kredencislet…

Ra telefoni…Ishte Ezmerka…

-Fasulet po të presin?…

-Kam një mik nga Amerika…Ta ftoj?…

-Po…

U bë fakt. “Pjata me fasule” na lidhi më shumë. Herë pas here pinim kafe.

Korrik 1991. Ra ka kali qeveria Nano. Lindi Qeveria e Stabilitetin. Blu e rrozë hanin në një çanak. Kryeministër Ylli Bufi-socialist. Zëvëndës Gramos Pashko. Këshilltar i Pashkos për ekonominë- Teodor Keko. Dori mendonte se duke qënë poet, e “thante” zanatin e ekonomistit…

Në këtë kohë Dori zbuloi ca dokumenta për arin që kishte ngrënë Enveri. Hartuam një plan dhe hapëm një debat në gazetë për arin.

Ra qeveria “Bufi”. U bënë zgjedhjet më 22 Mars 1992. Fitore e thellë e demokratëve. Berisha u bë President. Meksi-kryeministër.

LEXO EDHE:  Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Defne gënjen Xhemrenë dhe e çon buzë greminës

LEXO EDHE:  Nis transmetimi i serialit të parë turk me vampirë/ Pjesë e kastit janë shumë aktorë të njohur

Tetor 1992. Më fton për kafe Mynyr Tirana. Babai i gazetarit Genc Tirana, që punonim së bashke në “RD”. Për shumë vite kish punuar si prokuror. Dukej si mbi gjëmba:

-Prokuroria ta ka bërë benë. Duan të gjëjnë shteg ligjor. Je deputet….Por prangat i kanë gati?!

-Fajtor pa faj!

-Në emrin tënd kanë ardhur 250 kompjutra.

-Po pse unë? Ku i gjeta paratë? Rroga ime si deputet është 25 dollarë?!

-Ti me Teodor Kekon kini gjetur arin e Enverit. -Tha ish prokurori.-Për të pastruar arin, kini blerë kompjutera?!

U ndamë. Takova Dorin. Qeshëm me lot…

Të nesërmen shkova në prokurorinë e Tiranës. Dosjen time e kishte prokuror Kadriu. Trokita. U hap dera para meje një djalë i ri.

-Bëre mirë që erdhe vetë. Ja ku e ke mallin.

Ishin dy kompjutera. Dërgon:-Sorros. Merr: -Mitro Çela. Gazeta “RD”.

Totali 250 komjutera.

-O trego ku i gjete paratë? Ose bëj një deklaratë që je fajtor pa faj.

Bëra dy gisht deklaratë dhe përfundova tek Fran Nazi…

Ai zgurdulloi sytë duke thënë:

-Ti në prokurori? Por kompjuterat kanë ardhur për administratën e shtetit. Ka marrë edhe Presidenti Berisha. Edhe Meksi. Edhe ministrat…Unë e futa emrin tënd, për kollajllëk?! Të kërkoj ndjesë?!

-O Fran? Të fal që më more erzin në prokurori. Por nuk të fal që harrove t’i japësh një “vegël” edhe “RD”-së?!

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Një yll i ri ka lindur”/ Kush është Enkelejda Kamani, sopranoja shqiptare që po arrin majat në Itali

Publikuar

-

Nga

Enkelejda Kamani është sopranoja e talentuar shqiptare, soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit, e cila në vitin 2015 fitoi vendin e parë në festivalin “Marije Kraja”.

Ajo gjithashtu u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë “La Scala” për periudhën 2017-2019. Enkeleda Kamani, jo vetëm që e arriti në një moshë të re, por ia doli të renditej e para mes gjashtë finalistëve të Akademisë së këngëtarëve Operistikë.

Roli i fundit, para se qeveria italiane, të vendoste masat e ashpra të karantinës, ishte ai i Lucias në “Lucia di Lammermoor” të Donizetti-t. Dalja nga izolimi e riktheu shpejt Kamanin në dritat e skenës, në rolin e Oscar-it tek opera “Një Ballo me Maska”.

Kamani u rikthye këtë sezon në rolin e Gilda-s, në “Rigoletto”, në 120 vjetorin e kompozitorit Giueppe Verdi dhe të shquar Davide Livermore. Një prej roleve më të dashur, siç thotë ajo. Nje “Gilda” magjepsëse!

Një soprano e bukur, shumë e ëmbël dhe zë të butë, shumë muzikor dhe uniform në çdo regjistër, i japin karakterit të Gildës trashësinë e duhur të një vajze pa përvojë, por me vullnet të fshehur mirë, duke e privuar atë falë leximi i drejtorit të orkestrës dhe regjisorit, i çdo qëndrimi fëminor apo koketë që shpesh i jepet vajzës së varfër të protagonistit. Vlen të përmendet “Të gjitha festat në tempull” të kënduara me buzët e një zëri të butë lotësh nga Enkelejda Kamani.

LEXO EDHE:  Nis transmetimi i serialit të parë turk me vampirë/ Pjesë e kastit janë shumë aktorë të njohur

LEXO EDHE:  Seriali që po thyen rekorde në Turqi/ Pjesa më e rëndësishme në “dorë” të artistit shqiptar

Rrugëtimi i sopranos shqiptare në Itali vijon, ndërsa shumë media italiane shkruajnë se “një yll i ri ka lindur”.

Enkelejda Kamani po ecën në gjurmët e sopranos Ermonela Jaho, e cila ka krijuar një karrierë të suksesshme në botë.

Brenda marsit kjo  opera do jepet në streaming dhe audiencës i duhet lënë që do të njoftohen së shpejti se kur mund ta ndjekin sopranon e shquar në streaming./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: