Connect with Us

Fjala e Merkelit për zgjerimin/ Së pari është Maqedonia e Veriut…dhe Shqipëria ndoshta

Politikë

Fjala e Merkelit për zgjerimin/ Së pari është Maqedonia e Veriut…dhe Shqipëria ndoshta

Publikuar

-

Fjala e Merkelit për zgjerimin/ Së pari është Maqedonia e Veriut...dhe Shqipëria ndoshta

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, nga Parlamenti Europian, ka paraqitur prioritet e presidencës gjermane të Bashkimit Europian. Në një fjalim që zgjat 15 minuta, Merkel përmend vetëm një herë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për fatin e tyre të zgjerimit, por duket se në deklaratën e saj ka një diferencim.

Tekstualisht, kancelarja thotë këto fjalë në paragrafin e zbardhur edhe nga faqja zyrtare e Bundestagut:

Gjatë presidencës sonë, ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të përparuar në tre fusha të tjera të politikës së jashtme.  Së pari, në Konferencën e Aderimit, të paktën me Maqedoninë e Veriut, ndoshta edhe Shqipërinë për t’i dhënë një shtytje vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të perspektivës se anëtarësimit…. dhe së dyti, në marrëdhëniet tona me kontinentin tonë fqinj dhe Afrikën”.

Pra, Kancelarja edhe pse nuk e përmend faktin se për vendin tonë janë 15 kushte në tryezë që duhet të plotësohen, me gjuhë diplomatike, na sposton pas Maqedonisë së Veriut me parashtesën “ndoshta”-(gegebenfalls).

LEXO EDHE:  Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Në mediat shqiptare, fjalimi i Merkelit u përcoll shpejt me nota optimizmi, sikur bisedimet për Shkupin e Tiranën të  mbyllen njëherazi brenda vitit, por faktet janë kokëforta, më saktë kushtet, e që nuk janë pak por 15 të tilla.

Megjithatë data e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninê e Veriut duket e mundshme0 në 10 nëntor gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, për Shqipërinë ka shumë pak gjasa të ndodhë gjatë presidencës gjermane nisur nga kushtëzimi i 27 shtetetve anëtare të Bashkimit Europian.

/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katër faktet që tregojnë sondazhet

Publikuar

-

Nga

Dy javët e fundit, mediat janë mbushur  me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat  kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje elektorale, por edhe kompani të reja.

Disa televizione si Report Tv, Ora News, Syri Tv dhe së fundi Euronews Albania kanë publikuar sondazhet e tyre. Sondazhe të cilat në finale tregojnë pritshmëritë e opinionit publik dhe ngjallin shpresat e partive politike të asaj në pushtet për të zgjatur qeverisjen apo të opozitës për të rrëzuar socialistët dhe për të marrë drejtimin e qeverisë.

Pa i kontestuar, të gjithë sondazhet kanë disa të përbashkëta në thelbin e tyre, pavarësisht se përgatiten nga televizone që tashmë në Shqipëri kanë marrë krah politik. Report Tv njihet si një televizon i qeverisë drejtuar nga Carlo Bolino apo Ora News i cili njëherë ka qenë me PD, pastaj afër Ramës, në fakt në të vërtetë ka lëvizur sipas lëvizjes që ka bërë LSI, pra presidenti Ilir Meta, apo Syri Tv i Çlirimi Pekës, i cili është një televizion opozitar në krahun e ish kryeministrit Berisha, por edhe me një dashuri për Ilir Metën.

Nga ana tjetër ai që duket televizion më racionl është Euronews Albania, një tjetër brand ndërkombëtar në Shqipëri i cili dje ka nxjerrë një sondazh më të balancuar ndoshta nga të dhënat që kanë publikuar mediat e tjera. Gjithësesi le të shohim faktet! Të gjitha sondazhet kanë një të përbashkët, pakënaqësinë e madhe popullore në lidhje me ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Pra, shqiptarët nuk mund të reagonin ndryshe pas një pandemie, pas një tërmeti shkatërrimtar apo edhe një ekonomie, PPP-të e të cilave po shtrëngohen fort në rripin e qeverisë i cili më tej shtrëngon rripin e tij në qafën e shqiptarëve. Nuk ka një “boom’ ekonomik, nuk ka një zhvillim të sektorit të punësimit, pa folur këtu për emigracionin. Këto janë të përbashkëtat që jep çdo sondazh,pakënaqësia popullore duket se është e madhe.

Së dyti, sondazhet tregojnë një fakt tjetër. Partia Socialiste në të gjitha del e para, edhe në sondazhet e përgatitura nga Syri Tv i Çlirim Pekës, edhe nga mediat më opozitare, por edhe sondazhet që bëjnë kompanitë e kontraktuara nga vetë PD, del se PS është gati 45% mesatarisht në të gjithë sondazhet. Pra, udhëheq e sigurt nga 48% që ka qenë në vitin 2017 shkon në rreth 45%, një 3% rënie që ndoshta duhet të ishte më i madh llogaritur me pakënaqësinë popullore.

Një fakt i tretë është se opozita nuk ka përkthyer dot pakënaqësitë popullore në vota për të. Pra, pakënaqësia popullore është e madhe ndërsa PD dhe LSI janë shumë poshtë në shifra, qoftë kjo e krahasuar me Partinë Socialiste. Në të gjitha sondazhet Partinë Demokratike përpiqen ta nxjerrin maksimalisht, diku tek 33-35%, kjo me të shtyrë. Në fakt shtrati elektoral i PD, gjithmonë ka qenë diku te 28-30% e më pas ka qenë “mjeshtëria” e Sali Berishës, mbledhja e aleatëve dhe veprimet e tij politike që e kanë sjellë atë në pushtet duke bërë një makismalizim të votave.

LEXO EDHE:  Raporti i FMN/ Shqipëria po gëzon rritje të shpejtë ekonomike

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Erdogan me BE-në/ Të na thonë çfarë do bëjnë me ne, ndryshe do kalojmë në planin B

PD del shumë poshtë, gati gjysmë për gjysmë me pakënaqësinë popullore. Kjo tregon jo pak, qoftë edhe më skeptikët dhe të dashuruarit pas Lulzim Bashës tashmë kanë filluar të kuptojnë se kreu i PD nuk ngjit për opinionin publik. Pra, nuk ka një marrëdhënie shpirtërore të opinionit publik me të, për ta parë si shpresë dhe të ardhmen për vendin.

Nga ana tjetër është LSI e cila po pëson rrudhje dhe kjo edhe me sondazhet e miqve të afërt të Ilir Metës, siç është është rasti i Ora News, televizioni i sekuestruar të trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu i njohur në opinion publik si Ylli Ndroqi. LSI del shumë poshtë në sondazhe, edhe në sondazhet që përgatiten prej saj, edhe në ato që i përgatit PD, edhe në ato që përgatitin palët e tjera politke në Shqipëri, edhe në sondazhe të pavarura del se ka një përgjysmim të ndjekësve që ka pasur, qofshin këto të pavërteta, të gjitha sondazhet thonë sërish të njëjtën gjë.

Pra, faktet e përbashkëta dhe të vërtetat që na thonë të gjitha sondazhet janë katër:  Së pari pakënaqësia popullore, së dyti udhëheqja e së majtës, së treti mosbesimi dhe mungesa e mbështetjes ndaj Lulzim Bashës dhe së katërti rënai e lirë e LSI.

Këto katër të dhëna të marra në të gjitha sondazhet e bëra deri tani, janë katër të vërteta, katër fakte të cilat tregojnë atë që opinioni publik apo opinionistët apo dhe vetë qytetarët tashmë i shikojnë dhe prekin çdo ditë.

Pakënaqësitë ndaj qeverisë , fakti se socialistët janë më të shumtë në numër në Shqipëri, fakti se Lulzim Basha është nje kryetar partie i zgjedhur me zor që nuk mund të bëhet lider dhe se Monika Kryemadhi e ka dobësuar më shumë se kurrë partinë e Ilir Metës.

Këto janë ato që japin shifrat e të gjitha sondazheve, megjithëse ende ka gati tre muaj për të parë se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve që duket se tashmë ka një problem. Të gjitha të dhënat statistikore që mblidhen problem ka një emër, ai quhet Lulzim Basha i cili mesa duket është i vetmi problem që pengon rritjen e mbështetjes popullore ndaj opozitës për të çuar në përmbysjen e Edi Ramës./CNA.al

Sondazhi/ Cila parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbaheshin sot

Sondazhi/Shqiptarët të pakënaqur por nuk votojnë Bashën dhe Monën

Sondazhi/ Televizioni i Xhemail Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama të hetohet për 21 janarin”/ Ish deputeti i PS: Ja kush e paralajmëroi gjakun që do derdhej

Publikuar

-

Nga

ku çalon kërkesa e Policisë për hapjen e dosjes së “21 Janarit”

Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Dedja thotë se i pari që duhet të hetohet për ngjarjen e 21 janarit, është kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Rama është nxitësi numër një i dhunës së 21 janarit të vitit 2011, ndërsa thekson se gjakun që do derdhej e paralajmëroi Spartak Ngjela.

“I pari njeri që duhet të hetohet për 21 Janarin është Edi Rama! Në demokraci dhuna mbi institucionet shtetërore është e ndaluar! Edi Rama është nxitësi Nr. 1 i dhunës së 21 Janarit 2011! Gjakun që do derdhej, si vegël qorre që ka qenë historikisht, e paralajmëroi Spartak Ngjela!”, shkruan Dedja në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mileti nuk e sheh opozitën si varkë shpëtimi”/ Manjani “zbërthen” sondazhdin për zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Ylli Manjani kundër votës së emigrantëve/ Teknologjia “shpëton” zgjedhjet

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Majnani ka reaguar lidhur me sondazhin e Euronews për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Manjanit ky sondazh tregon se “ose miletit i pëlqen dajaku, rrena e hajnia, ose vërtetë nuk e sheh ende opozitën si varkë shpëtimi”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani thekson se të parët tanë mbajtën në kurriz Enverin, ne rrezikojmë të na mbetet në kurriz Edveri.

“Sondazhi i Euroneës na tregoi se:
–60-70% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia kombëtare është burrnut dhe se vendi po shkon në drejtimin e gabuar.
— Por, jo e njëjta shumicë është e bindur ende, për të larguar drejtuesin e drejtimit të gabuar.
******
Pra ose miletit i pëlqen dajaku, rrena e hajnia, ose vërtetë nuk e sheh ende opozitën si varkë shpëtimi.
Në çdo rast, nëse ky përceptim kthehet në vendim, pasojat e drejtimit të gabuar janë të gjitha në kurrizin tonë.
Të parët tanë mbajtën në kurriz Enverin, ne rrezikojmë të na mbetet në kurriz Edveri.
Të shohim…”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE