Connect with Us

Fakti/ Drejtorët e Top Channel, drejtorë të rilindjes

Politikë

Fakti/ Drejtorët e Top Channel, drejtorë të rilindjes

Publikuar

-

Pas Salasano Rrapit, një tjetër moderatore largiohet nga Top Channel?

Top- Channel, nuk i ndahet dot përkatësisë politike të qartë, kjo jo vetëm sot kur ky TV drejtohet nga Ben Blushi një ish-ministër dhe ish-deputet i Rilindjes, por edhe dje kur Rilindja ishte në opozitë me emrin Partia Socialiste.

Emrat kryesorë të këtij televizioni kombëtar të pavarur sot janë në poste kyçe të administratës Rama.

Enkelejd Joti, ish-drejtor i TCH, për shumë vite sot është drejtor i QSUT, institucionit shëndetësor më të rëndësishëm në vend. Ai ka pasur një rol të rëndësishëm jo vetëm menaxherial në Top Channel, është nga njerëzit e parë që u largua pas ardhjes në drejtim të Vjollca Hoxhës.

Skerdi Drenova, ish-nën drejtor i përgjishëm dhe drejtor teknik i TCH, aktualitsh drejtor i OST, një nga kompanitë publike më të mëdha në Shqipëri. Më parë ai ka qenë drejtor në bashkinë e Tiranës.

Bledar Zaganjori, ish-Drejtor i informacionit në Top Channel dhe kryeredaktor për shumë vite aktualisht është drejtor i informacionit në TVSH, media e vetme publike në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Bie gjyqtari i Top Channel

Janë me dhjetëra gazetarë, teknikë, drejtues në pozicione marketing apo menaxhimi që braktisën Top Channel me përfundimin e epokës Dritan Hoxha dhe kanë kaluar në pozicione të rëndësishme shtetërore por edhe në kompani private.

Pas largimit të disa prej emrave kryesorë që ngritën dikur emrin e lavdishëm Top Channel, tani një politikan ka marrë drejtimin e kësaj media, duke i ngatërruar disi gjërat rrugës. Median më opozitare në vend tashmë e ka kthyer në një lodër për interesa personale dhe krejtësisht klienteliste./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Përplasja Top Channel-Nadir Çausholli/ Nga akuzat, kallëzimet penale tek “dashuria në kohën e kolerës”

LEXO EDHE:  Emrat/ Identifikohen 10 prej viktimave nga tërmeti i fuqishëm

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Foto/ Tjetër braktisje në “Top Channel”, ikën moderatorja

LEXO EDHE:  Do t'ju tradhëtojnë/ Këto emra janë "rrezik" për marrëdhënien tuaj

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE