LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egbo në hall të madh, ylli i Tiranës rrezikon derbin ndaj Partizanit

8 Korrik 2020, 09:12, Sport CNA
Egbo në hall të madh, ylli i Tiranës rrezikon derbin ndaj

Elton Kale frikëson Tiranën. Edhe pse me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës në derbin me Partizanin, lojtari dje nuk u stërvit fare duke qenë pushim. Shkaku ishte shpatulla. Lojtari ka luajtur me dhimbje ndaj Kukësit dhe vazhdonte të kishte sërish shqetësime edhe dje.

Në këto kushte, stafi e ka lënë pushim brazilianin, që të riaftësohet. Kale nuk rrezikon derbin, ndërkohë që shpatulla e tij është kthyer në dëmtim kronik, por asnjëherë nuk e ka penguar që të luajë sfidat me maksimumin e tij. Veç Kalesë, nuk u stërvitën dje Çelhaka që kishte një problem në kofshë dhe Uinful Kobina edhe ky me arsye, përcjell CNA.al.

Lajmet e fundit nga