LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i fortë i mjekut: Epidemiologët i kemi me kurse 9-mujore

8 Korrik 2020, 11:42, Lifestyle CNA
Denoncimi i fortë i mjekut: Epidemiologët i kemi me kurse 9-mujore

Mjeku kardiolog nga Kruja, Adrian Mata ka bërë sot një denoncim të fortë, pasi sipas tij ka mungesë epidemiologësh. Mata tha se epidemiologët në qytete janë me kurse 9 mujore.

?Epidemiologë sot në Shqipëri nuk ke. Nuk mund të quhet një epidemiolog që thjeshtë ka kryer një kurs. Kurset 9 mujore nuk janë specifike dhe nuk hyjnë në punë. Në shumicën e qyteteve po të shikosh janë në kurse. Epidemiologët e mirëfilltë ose janë në pension ose janë të mbledhur në qarqe. Epidemiologu ka një rëndësi të madhe nëse është i mirëfilltë epidemiolog?, deklaroi mjeku, në studion e Abcnews.

Më tej, Mata shpjegoi se si procedojnë me pacientët e infektuar në spitalin e Krujës. Ai tha se kanë ngritur çadra ku un japi ndihmën e parë. Mjeku ngriti shqetësimin se nuk po zbatohen rregullat, pasi të infektuarit vijnë vetë në spital të shoqëruar nga familjarë që po ashtu mund të jenë pozitivë.

?Nëse ne konstatojmë se ai është i diagnostikuar me Covid, kemi ngritur dy cadra për këto vizita. I jepet ndihma e parë dhe dërgohen në shtëpi. Por ka raste që këta vijnë vetë dhe po prishet rregulli. Familjarët e sjellin të sëmurin këtu dhe kjo paraqet rrezik. Kemi në rrethin e mjekëve që janë infektuar. Unë në 29 maj jam tamponuara dhe rezultova pozitiv?, tha ai, ndërsa tha se edhe ai dhe bashkëshortja e tij u infektuan nga Covid 19.

?Më 1 maj bashkëshorja ime, dhe ne u karantinuam. Duhet të gjejmë një mënyrë si të parandalohet. Nga ana psikologjike ishim të përgatitur. Por ky virus të vret shumë nga ana psikologjike. Nga ana shëndetësore nuk është se patëm ndonjë shqetësim. Të sëmurët po fillojnë shumë komplikacione. Po shikojmë raste të shumta?, deklaroi ai.

Mata propozoi se nëse është e mundur duhet të ngrihet edhe një spital Covid në Krujë, duke qenë se është një zonë e rrezikshme.

?Të ngrihet edhe një Covid në Krujë. Duke parandaluar kemi mundësinë të eleminojmë gjëra të tjera. Po përhapet në mënyrë galoponte ky virus. Ndoshta edhe rritja e tampoeve. Shpeshherë shumica janë asimpotokë. Duhet të tamponohen njerëz. Kemi një rast pardje që ka ndërruar jetë 78 dhe është edhe një tjetër që thuhet por ai është banor i Tiranës dhe i Krujës, por vdekshmëria është në rritje?, theksoi mjeku.

Lajmet e fundit nga