Connect with Us

“Borxhi më i lartë se 80%”/ Malaj mesazh qeverisë: Amnistia nuk do e ndihmojë vendin të dalë nga kriza

Ekonomi

“Borxhi më i lartë se 80%”/ Malaj mesazh qeverisë: Amnistia nuk do e ndihmojë vendin të dalë nga kriza

Publikuar

-

Arben Malaj bën apelin e fortë/ Mesazhi për qytetarët, mos harroni këto tre veprime, do të kurseni miliarda

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar lëvizjen më të fundit të qeverisë në lidhje me amnistinë fiskale.

Në një intervistë për abcnews, Malaj ka theksuar se në kushtet që ndodhet vendi pas pandemisë dhe tërmetit, fokusi te amnistia nuk do na e ndihmojë vendin që të dalë nga kriza.

Sipas tij tashmë kemi një shifër të lartë në lidhje me rënien ekonomike në vendin tonë që e kalon dhe atë të raportit të BERZH.

“Mbi të gjitha duhet të theksoj se reduktimi i ekonomisë informale dhe asaj kriminale janë të shëndetshme për qeverisjen dhe ekonominë e atij vendi, por rruga që ndiqet duket se nuk është  e duhura. Çdo qeveri ka një fokus, ne jemi në kulmin e pandemisë dhe në kulmin e problemeve ekonomike, ku qeveria ka deklaruar se rënia ekonomike do të jetë rreth 10 % edhe më e madhe se ajo që raportoi BERZH të kesh këto probleme dhe të merresh me amnistinë është një çështje që nuk sjell asgjë të re. Ky është një ligj që synon që të marrë disa para në buxhet, nuk ndihmon në reduktimin e ekonomisë informate dhe asaj kriminale.  Qeveria dhe kryeministri kanë humbur fokusin, merret me inaugurime infrastrukture në kohë kur duhet që të merret me fokusin në investimeve në shëndetësi, pasi mund të ndodhë që pandemia dhe të rikthehet”, ka thënë ish ministri.

Gjithashtu ish ministri ka theksuar se është hera e parë që tashmë qeveria nuk jep statistika reale në lidhje me nivelin ekonomik në të cilën ndodhet vendi.

LEXO EDHE:  Stopon ekonomia/ Tabaku nxjerr shifrat dhe akuzon Qeverinë

Ndër të tjera ai e vë theksin edhe tek borxhi publik që thuhet se ka arritur në 80 %, por sipas tij pritet që në mungesë të të dhënave që kemi borxhi mund të jetë më i lartë.

“Është hera e parë në tranzicionin shqiptar që statistikat fiskale të vendit nuk japin statistika reale për të bërë një raport  të qartë, duke filluar me të dhënat për rritjen e borxhit publik. Borxhi për shkak të dy fatkeqësive natyrore tërmeti dhe nga pandemia borxhi do të rritej. Ndërkohë autoritetet Evropiane menjëherë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për përballimin e pandemisë në shumë vende theksuar se borxhi në shumë vende mund të rritet në lidhje me shëndetësinë por ky borxh nuk do të quhet borxh i keq”, ka thënë Malaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Efekti Covid/ Importet e barnave arrijnë rekord në tetor, rriten 42%

Publikuar

-

Nga

Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin 2014.

Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.

Mjekët, përfaqësuesit e depove farmaceutike dhe farmacistët, të kontaktuar nga Monitor, thanë se arsyeja kryesore e kësaj rritjeje lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19, ku përhapja masive e virusit që nga shtatori dhe që po vijon të kulmojë ka nxitur përdorimin e më shumë barnave.

Kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për ato më të fortat, për të cilat mjekët kanë paralajmëruar shpesh se po përdoren pa kriter. Përfaqësuesit e depove farmaceutike thanë se ka kërkesë shumë të lartë edhe për vitaminën C, madje ata po hasin dhe problem për furnizimin me këtë produkt, pasi në të gjithë botën ka një përdorim të shtuar të saj. Krahas vitaminës C, ka kërkesë të lartë edhe për vitaminën D.

Kortizonikët, antikoagulantët janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë.

Mjekët dhe farmacistët pohojnë se kërkesa për barnat e tjera, kryesisht për të sëmurët kronikë ka qenë e qëndrueshme, ndërsa rritja e lartë e importeve të tetorit është e lidhur me Covid-19.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i avokatit/ Tregon se kur do të bjerë Qeveria

LEXO EDHE:  Nga Qamil Xhani / Llum, Llum!

Sipas shteteve, Italia është burimi kryesor nga vijnë barnat në vend, më 14% të totalit për muajin tetor.

Importet nga ky shtet u rritën me 14%. Aktorët e tregut pohojnë se shtesa ka ardhur edhe nga vitaminat, që importohen kryesisht nga Italia.

Shteti i dytë, që ka shënuar dhe rritjen më të fortë nga të gjithë është Zvicra (11.7% e totalit). Importet nga ky shtet u rritën me 121% në tetor, në krahasim me mesataren mujore të periudhës janar-shtator.

Nga ky vend vijnë kryesisht produktet për përdorim spitalor, të cilat janë dhe më të shtrenjta në vlerë.

Turqia është shteti i tretë që furnizoi tregun shqiptar me barna (10% e totalit). Aktorët e tregut pohojnë se produktet nga Turqia kanë depërtuar në treg edhe për faktin se janë më të lira.

Për 10 mujorin, importet e barnave në total janë rritur me vetëm 1.5%. Në mars- prill, pas karantinës, kompanitë farmaceutike nxituan të importonin, teksa situata ishte e pasigurt, duke krijuar edhe stoqe, çka çoi në rënien e importeve në muajt në vijim, për tu rritur sërish më pas ndjeshëm në tetor, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës pas rritjes së rasteve të Covid-19./Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Studimi/ Azilkërkuesit e rikthyer në gjendje të keqe ekonomike, duan të riemigrojnë

Publikuar

-

Nga

Studimi/ Azilkërkuesit e rikthyer në gjendje të keqe ekonomike, duan të riemigrojnë

Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fundit jetojnë në gjendje të keqe ekonomike dhe shumica e tyre janë duke rikonsideruar emigracionin si zgjidhjen e vetme për mbijetesën e tyre thuhet në studimin “Azilkërkuesit e kthyer Shqiptarë: Riintegrim apo Riemigrim” që bëri Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale me familjet e kthyera nga azili.

Dëshira e tyre për të migruar lidhet me si e përfytyrojnë të ardhmen e tyre të kthyerit, sidomos, të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ky perceptim mbi të ardhmen lidhet me shumë elemente të cilësisë së jetës që i analizuam më sipër, konkretisht, punësimi, pagat, mbrojtja sociale, cilësia e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, strehimi, siguria, infrastruktura, mjedisi etj.

Nermini, një nënë nga Kamza, thotë: “E ardhmja këtu është shumë e zymtë. Është vështirë. Familja jonë ka shtatë veta. Vetëm unë punoj. Kam pesë fëmijë dhe një nuse. Edhe për të paktën dy vjet të tjera, nusja nuk mund të shkojë në punë, se fëmija është vetëm dymuajshe. Fëmijët e tjerë shkojnë në shkollë dhe duhet të investojmë për ta. Pavarësisht sa shumë punoj, marr vetëm 35 000–40 000 lekë në muaj. Shtatë persona të jetojnë me 40 000 lekë në muaj, kur duhen paguar faturat, lëre pastaj shpenzimet e spitalit etj. Po mendoj të emigroj. Po më doli mundësia, do të emigroj”.

Siç duket edhe nga kjo intervistë, faktorët ekonomikë janë mbizotërues. Megjithatë, realiteti dhe perspektiva janë edhe më të zymta për ata të kthyer që kanë mbetur pa punë për një kohë të gjatë. Duke mos pasur një punë në sektorin formal, shumë familje thonë se përpiqen të mbijetojnë me ‘ndihmë ekonomike’, pensionin e vogël të prindërve, dërgesat në para nga të afërmit, pagesat e aftësisë së kufizuar ose fitimet nga ndonjë punë rastësore në sektorin informal.

Ndërkohë, vlera e ‘ndihmës ekonomike’ dhe e burimeve të tjera të përmendura është e vogël – e pamjaftueshme për t’i nxjerrë nga varfëria familjet e kthyera – dhe nuk e ngushton hendekun e pabarazisë.

Mira, një grua nga Kukësi, shpjegon: “Ne jetojmë me ‘ndihmë ekonomike’ nga shteti. Po a janë mjaftueshëm 5 000 lekë ndihmë ekonomike? Nuk po kërkojmë para pa punuar, nuk e duam fare ndihmën ekonomike. Ne duam punë, duam të punojmë, një punë për burrin”.

Si rrjedhim, papunësia/nënpunësimi, pagat e ulëta dhe, në një shkallë më të vogël, nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës janë faktorët kryesorë që i shtyjnë të riemigrojnë në vendet e BE-së.

Statistikat tregojnë se, në vitin 2018, PBB-ja mesatare për frymë në Shqipëri arriti në 31 për qind të mesatares së BE-së. Krahasuar me vende si Holanda, Gjermania, Belgjika, Franca etj., ky tregues ishte shumë më i ulët.

A migrojnë të kthyerit shqiptarë ose segmenti më i varfër i popullsisë në këto vende, për shkak të nivelit shumë më të lartë ekonomik dhe shoqëror apo është migracioni i tyre i mundshëm një pasqyrim i pamundësisë për të plotësuar nevojat bazë në vendin e tyre?

LEXO EDHE:  Flasin drejtuesit e BERZH/ Arsyet pse e zhvlerësuam rritjen e Shqipërisë në vitin 2021

LEXO EDHE:  Çfarë turpi/ Rilindasi Edi Rama kundër socialistit Arben Malaj!?

Edhe pse faktorët shtytës dhe tërheqës ndërveprojnë e mund të mos jenë të ndarë, në thuajse të gjitha intervistat dhe diskutimet në grupet e fokusuara, pjesëmarrësit theksuan se ata migronin për shkak të kushteve të vështira ekonomike në Shqipëri.

Sipas Burimit, një i kthyer i papunë nga Kukësi: Ne duam punë. “Nëse Shqiptarët kanë mundësi të punojnë, sikur edhe një person për familje, në Shqipëri, nuk mendoj se njerëzit do të donin të migronin. Ne nuk pretendojmë të jemi Gjermania apo Zvicra, apo Franca. Duam kushtet minimale të jetesës. Po këtu nuk ka asnjë mundësi punësimi”.

Të përballur me papunësinë, disa prej familjeve të kthyera jetojnë me ato që kanë kursyer gjatë qëndrimit në vendin pritës si azilkërkues.

Megjithatë, kursimet e tyre janë të kufizuara dhe mbarojnë shpejt, çka shkakton stres dhe pasiguri për të ardhmen e familjeve të tyre. Fatmiri, një azilkërkues i kthyer nga Korça, tha: ‘Ne jetojmë me kursimet nga Gjermania, po deri kur?!’

Krahasimi i faktorëve shtytës përpara dhe pas kërkesës për azil zbulon se procesi i riintegrimit, të paktën për disa prej komponentëve të tij themelorë (si punësimi, mbrojtja sociale, kujdesi shëndetësor dhe siguria) nuk kanë qenë siç pritej. Shumë azilkërkues që janë kthyer në Shqipëri theksojnë se gjendja e familjeve të tyre, krahasuar me periudhën përpara se të aplikonin për azil, ‘nuk ka ndryshuar’ ose është ‘më keq’ ose ‘shumë më keq’.

Si rezultat, migracioni mbetet i vetmi mekanizëm përballues, që u jep mundësinë të nxjerrin familjen nga varfëria ose nga një situatë e vështirë ekonomike, borxhi i vazhdueshëm. Shumica e të kthyerve thonë se, në rrethanat aktuale, emigracioni drejt një vendi të BE-së do të përmirësonte shumë situatën financiare të familjeve të tyre dhe do të ofronte një perspektivë të qartë në të ardhmen për fëmijët e tyre.

Dëshira për një të ardhme më të mirë për fëmijët del pothuaj në të gjitha diskutimet dhe intervistat. Ajo perceptohet si arsimim më i mirë dhe më shumë mundësi për punësim në të ardhmen në sektorin formal./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Vala e dytë e koronavirusit/ Karantina dhe qeveria, “djajtë” që tashmë i njohim

Publikuar

-

Nga

Një valë e dytë e koronavirusit po detyron shumë shtete të Europë që t’i rikthehen gradualisht karantinimit, që sa vjen e po bëhet më i ashpër. Italia forcoi së fundmi masat mbyllëse, Greqia pothuajse ka kaluar në të njëjtat nivele si në mars. Duket se shtetet europiane, një nga një, po i dorëzohen virusit të padukshëm, edhe pse karantina e parë i çoi ekonomitë në rënien më të thellë që pas Luftës së Dytë Botërore në tremujorin e dytë të këtij viti.

Komisioni Europian pret që rritja të rikthehet në 2021, por do të duhen dy vjet për të kapur nivelet e parakrizës, teksa ringritja e Europës tashmë po ndërpritet nga rritja e rasteve të reja me Covid-19.

Në të njëjtën linjë, edhe Shqipëria po përballet me një shtim të fluksit të rasteve me Covid-19, duke çuar në tejmbushjen e dy spitaleve Covid-19, madje brenda pak kohësh edhe të tretit, që sapo është hapur. Deri tani, qeveria ka rezistuar për të shtrënguar masat, ndoshta e vetëdijshme, që një karantinë e dytë do të ishte e papërballueshme për ekonominë.

Ndryshe nga mbyllja e parë, kur ne, si e gjithë bota, hymë në një territor të paeksploruar, tashmë e dimë se çfarë na pret. Ndërsa shtetet e mëdha kanë ende hapësira për të përballuar mbylljen gjatë një vale të dytë, Shqipëria nuk e ka më një luks të tillë.

Një mbyllje e dytë te ne do të kishte ndikim më të madh sesa i pari. Për vetë strukturën e ekonomisë sonë, e mbështetur te vetëpunësimi dhe sipërmarrjet mikro, shumë subjekte të vogla pa rezerva cash-i, mund t’ia kenë dalë të përballojnë mbylljen e parë, por nuk do të mund t’i mbijetojnë një karantine të dytë. Rreth 90% e bizneseve në vend janë me 1-4 të punësuar, kryesisht në tregti e shërbime, të cilat edhe përpara krizës së Covid-19 po ndienin konkurrencën nga riformatimi i ekonomisë drejt qendrave të mëdha e zinxhirëve të supermarketeve. Ka një rrezik serioz që një mbyllje e dytë do të shkaktojë dëm më të përhershëm për ekonominë e vendit.

E ardhmja ka një shkallë të lartë pasigurie, që lidhet me ecurinë e pandemisë. Edhe pa një karantinim të dytë, konsumi do të vijojë të jetë i ndrydhur, me sjelljen e njerëzve që ka ndryshuar dhe po përshtatet gjithnjë e më shumë me normalitetin e ri. Varësia nga turizmi është një tjetër faktor që i shtohet pritshmërive të paqarta për periudhën në vijim, duke rrezikuar dhe pritshmërinë për një rritje prej 5.5% vitin e ardhshëm.

Në kahun tjetër, vendi nuk ka më as rezerva fiskale për të përballuar një tjetër mbyllje të detyrueshme të bizneseve. Borxhi ka arritur tashmë në nivele të paqëndrueshme prej 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i larti në rajon dhe i 11-i në Europë. Qeveria ka treguar që jo vetëm nuk ka qenë në gjendje të menaxhonte, në mënyrë të qëndrueshme buxhetin, që kur filloi pandemia, por as nuk ka vënë mend për të ardhmen.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i avokatit/ Tregon se kur do të bjerë Qeveria

LEXO EDHE:  Stopon ekonomia/ Tabaku nxjerr shifrat dhe akuzon Qeverinë

Të dhënat krahasuese të Eurostat, Komisionit Europian dhe Ministrisë së Financave tregojnë se borxhi publik i Shqipërisë u zgjerua me 13.8 pikë përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 6-mujorin e parë të këtij viti, rritja e gjashtë më e lartë në Europë, ndërkohë që në treguesin tjetër, atë të mbështetjes direkte ndaj PBB-së, vendi ynë ishte i fundit në Europë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky paradoks tregon për mungesën e eficiencës së parave publike. E njëjta tendencë vijon me buxhetin 2021, që ndonëse në kohë të pasigurta është tepër optimist dhe në një vit elektoral, parashikon shpenzime të fryra dhe shpesh jo të domosdoshme, ndërsa një pjesë e tij është e zënë tashmë nga kontratat koncesionare. Kjo sjellje rrezikon një fryrje tjetër të borxhit, pa ndihmuar në thelb ekonominë.

Ritmi i rimëkëmbjes do të varet nga progresi i pandemisë dhe nga strategjitë që do të zgjedhin qeveritë për të ulur numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve. Në të gjithë botën, zgjedhja parësore e qeverive ka qenë investimi në kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe ruajtja e sa më shumë jetëve, përkundrejt kostove që ka pasur mbyllja e ekonomive, gjithnjë duke u kujdesur që një pjesë e këtyre humbjeve të kompensohet për të ruajtur vendet e punës. Por, Shqipëria, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, që pritet të shoqërohen me një betejë të ashpër elektorale, duket se për momentin ka prioritete të tjera. Monitor/ 

 

LEXO TE PLOTE