Connect with Us

BE përballet me një recesion më të thellë sesa pritej

Ekonomi

BE përballet me një recesion më të thellë sesa pritej

Publikuar

-

Kriza e koronavirusit do ta zhysë Evropën në një recesion më të thellë nga sa mendohej fillimisht, tha Komisioni Evropian. Por disa ekonomi pritet të jenë më mirë se të tjerat.
Sipas një parashikimi ekonomik të përditësuar të Komisionit Evropian ekonomia e eurozonës do të bjerë këtë vit në një recesion më të thellë nga sa mendohej fillimisht dhe rimëkëmbja në vitin 2021 do të jetë më pak e fuqishme.

Në dokumentin në fjalë parashikohet që ekonomia e 19 vendeve që përdorin euron do të tkurret në vitin 2020 me 8.7% para se të rikuperohet vitin e ardhshëm me 6.1%.

Për 27 vendet që përbëjnë BE-në, në vitin 2020 pritet një rënie prej 8.3%, pasuar nga një rritje prej 5.8% në vitin 2021.
Kjo do të thotë që në vitin 2021 Evropa do të jetë akoma më keq sesa para shpërthimit global të COVID-19 që detyroi kombe në mbarë globin të merrnin masa kufizuese dhe ta reduktonin në mënyrë drastike tregtinë.

Në maj Komisioni kishte parashikuar për vitin 2020 një rënie të përgjithshme prej 7.7% dhe një rritje prej 6.3% për vitin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  “Të luftojmë përbindëshin e shovinizmit”/ Tsipras thirrje eurodeputetëve

“Ndikimi ekonomik i masava kufizuese është më i rëndë sesa prisnim fillimisht,” tha nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis në një deklaratë të lëshuar bashkë me parashikimet e përditësuara.

Dallime drastike midis vendeve të BE-së

“Parashikimi i verës tregon, para së gjithash, se rruga për rikuperim është akoma e shoqëruar me pasiguri,” tha komisioneri i BE-së për ekonominë Paolo Gentiloni në një konferencë për shtyp në Bruksel. “Dallimet që priteshin midis vendeve anëtare janë bërë gjithashtu më të mëdha.”

Ekonomitë e Francës, të Italisë dhe të Spanjës pritet të tkurren me mbi 10% para se të shënojnë një rimëkëmbje të pjesshme vitin e ardhshëm.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, duket se do të pësojë një tkurrje relativisht të butë prej 6.3% këtë vit pasuar nga një rritje prej 5.3% në vitin 2021.

Holanda dhe Polonia gjithashtu parashikohet të kenë tkurrje më pak ekstreme, thuhet në raport.

“Përgjigja e politikave në të gjithë Evropën ka ndihmuar në zbutjen e goditjes për qytetarët tanë, megjithatë kjo mbetet një histori e rritjes së divergjencës, të pabarazisë dhe të pasigurisë,” tha Gentiloni./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

COVID-19, lëvizjet nga Rinasi u tkurrën me 60 për qind në janar-qershor 2020

Publikuar

-

Nga

Muaji qershor kur edhe nisën fluturimet e disa charterave për efekt turizmi nga vende të tilla si Bjellorusia, Ukraina dhe më pas Polonia nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë diferencë të dukshme sa i takon lëvizjes së pasagjerëve nga Aeroporti i Rinasit. Qershori i këtij viti në raport me atë të një viti më parë ka një rënie me 91 për qind të pasagjerëve. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe fluturimet me linjat e tjera të rregullta me vende si Italia kanë qenë të limituar duke bërë që numri i pasagjerëve të tkurret me 60 për qind në 6 muajt e parë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu nëse në janar-qershor 2019 në aeroportin e Rinasit hynë dhe dolën në total 1.4 milonë pasagjerë , këtë vit për të njëjtën periudhë kanë lëvizur 558 mijë pasagjerë.

Në një vështrim të ecurisë muaj pas muaji që nga nisja e kufizimeve për shkak të shpërthimit të pandemisë muaji me më pak pasagjerë ishte prilli ku nga Rinasi janë nisur jashtë Shqipërie apo kanë hyrë në Shqipëri në total 4500 pasagjerë. Ky numër i referohet pjesës së riatdhesimeve të bëra nga qeveria për ata shtetas shqiptarë që kishin mbetur jashtë territorit për shkak të kufizimeve të menjëhershme. Edhe në maj që regjistrohet një total prej 7 mijë pasagjerësh janë kryesisht riatdhesimet e bëra në vijim të planit të nisur më herët. Qershori ka shënuar një total prej 28.5 mijë pasagjerësh teksa një vit më parë ky muaj regjistronte 312 mijë të tillë.



LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Bushati: Muajt e mbetur për të bindur Gjermaninë e Francën

Pavarësisht lehtësimit të kufizimeve sa i takon lëvizjes mes disa shteteve Bashkimi Europian vijon të mbajë të mbyllur kufijtë për vendet si Shqiëpria ku numri i rasteve të të prekurve me koronavirus ka qenë në rritje ng dita në ditë një rritje kjo që erdhi menjëherë pas heqjes së plotë të masave kufizuese në fillim të qershorit. Fluturimet që kryhen nga Rinasi nuk kufizojnë vetëm pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt vendeve ku janë rezidentë. Sa i takon të huajve që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë kjo nuk i kufizon por shumica e vendeve kërkojnë një karantinë 14 ditore pas kthimit. Kjo ka bërë që të ketë edhe stepje për të fluturuar drejt Shqipërisë një fakt që po mban peng sidomos sektorin e turizmit që priste të kishte vizitorë nga disa vende si ato nordike, Gjermania apo Cekia./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kodi Ajror/ Ligji i ri saktëson shumën minimale të mbulimit të sigurimit për pasagjerët, risitë e tjera

Publikuar

-

Nga

Kodi i Ri Ajror është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe pritet të hyjë në fuqi brenda muajit gusht, duke sjellë kështu një sërë risish sa u takon subjekteve që operojnë në fushën e transportit ajror, si dhe për pasagjerët. Ky kod ka pësuar ndryshime në një pjesë të madhe të neneve të tij, pas përmirësimeve që iu bën pak kohë më parë, me fokus më të zgjeruar tek pasagjerët dhe kompensimi i tyre. Por cilat janë ndryshimet që janë bërë në kodin e ri.

Së pari, me ndryshimet bëhet rregullimi ligjor i përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionit civil.

Së dyti, bëhet rregullimi i veprimtarisë së avionëve civilë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, të avionëve për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi sipas dispozitave të këtij Kodi, në përputhje me nenin 83 bis të Konventës së Çikagos, dhe të avionëve të regjistruar në një shtet tjetër, por që operojnë me licencën e operimit të lëshuar nga autoriteti kompetent licencues i Republikës së Shqipërisë.

Së treti, sjell në vëmendje organizimin e hapësirës ajrore dhe përdorimin fleksibël të saj, duke sqaruar konceptin e këtij përdorimi. “Koncepti i përdorimit fleksibël të hapësirës ajrore do të zbatohet në tri nivele të menaxhimit të hapësirës ajrore (strategjik, pretaktik dhe taktik). Për koordinimin e veprimeve brenda fushëveprimit të kompetencave të tyre, lidhur me përdorimin e hapësirës ajrore dhe kontrollin e zonave të sigurisë rreth aeroporteve civile, krijohet komiteti për përdorimin fleksibël të hapësirës ajrore shqiptare, me përfaqësues të Ministrisë përgjegjëse për Transportin dhe të ministrisë përgjegjëse për Mbrojtjen” do të sqarohej më herët gjatë diskutimeve të Kodit në Parlament.



Lidhur me operimet në transportin ajror janë shtuar disa dispozita për disa kategori të caktuara operimi lidhur me shërbimet ajrore të programuara, jo të programuara, fluturimet sportive, fluturimet për qëllime private, punët ajrore. Në lidhje me certifikatën e operatorit ajror, kodi i ri përcakton se lëshimi bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

LEXO EDHE:  “Të luftojmë përbindëshin e shovinizmit”/ Tsipras thirrje eurodeputetëve

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Bushati: Muajt e mbetur për të bindur Gjermaninë e Francën

Në nenin 29 “Çmimet dhe tarifat”, në përputhje me rregulloren përkatëse europiane (1008/2008) përcaktohet që transportuesit ajrorë të caktojnë lirisht çmimet e tarifat e shërbimeve ajrore dhe, mbi bazën e reciprocitetit, të zbatojnë dispozitat përkatëse të marrëveshjeve dypalëshe dhe marrëveshjes shumëpalëshe. Këto parashikime më shumë saktësojnë ato që janë në ligjin ekzistues. Në këtë kapitull janë vendosur disa parashikime bazë për fluturimet sportive, punët ajrore apo fluturimet private, të cilat në ligjin në fuqi nuk trajtohen.

Sa i takon kapitullit “Përgjegjësia dhe të drejtat e pasagjerëve”. Dispozitat e këtij kapitulli të ndarë në gjashtë nënkapituj janë të njëjta me ato të ligjit aktual, është shtuar neni 154 “Sigurimi për pasagjerët, bagazhet dhe ngarkesën”, për të bërë më të qartë nenet e tjera që lidhen me sigurimin e detyruar. Ky nen saktëson shumën minimale të mbulimit të sigurimit për përgjegjësinë ndaj pasagjerëve, bagazheve dhe të ngarkesës, kjo edhe sipas rregullores 785/2004 për sigurimin e detyrueshëm.

Tek kapitulli “Kundërvajtjet dhe gjobat” (neni 160-162) përcaktohen konkretisht ato shkelje, të cilat përbëjnë kundërvajtje administrative dhe masa e gjobës që variojnë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë për subjektet dhe deri në 200 000 lekë për individët. Ndryshimi nga ligji në fuqi konsiston në rritjen e vlerës maksimale të gjobës, e cila është dyfishuar, si dhe shoqërimit të këtyre gjobave edhe me sanksione në pezullimin ose revokimin e licencës, certifikatës apo të dëshmisë përkatëse./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shqiptarët “çajnë” rrethimin e Covid-19/ Ikin për pushime në Turqi e Egjipt

Publikuar

-

Nga

Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë.

Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti.
Quajmë realisht fatmirësi që kemi pasur mundësi të kthehemi të paktën me dy nga destinacionet tona kryesore, Turqinë, ku prej datës 14 korrik jemi rikthyer me fluturimet çarter të drejtpërdrejta katër herë në javë dhe destinacioni i dytë, Egjipti, që në kalkulimet që ne kishim bërë ishte e pamundur të futeshim me linja direkte për këtë vit, por e kemi hapur me fluturimet tranzit nëpërmjet Stambollit. Referuar pritshmërive tona të 2020 duhet të kënaqemi edhe me pak. Nëse ne bëjmë një analizë shifrore, jemi tejet larg asaj se çfarë ka ndodhur në 2018 dhe 2019. Kur them jemi tejet larg, po flas për një shifër që nuk do ta kalojë në pritshmërinë e vet më të mirë 20-25% të volumit të vitit 2019.”

Qarkullimi nuk është shumë i lartë, siç do të ishte kjo periudhë vere në kushte normale, por megjithatë fluturimet janë të përjavshme drejt destinacioneve që presin shqiptarë. Oferta në destinacionet turistike turke ka qenë e kënaqshme dhe me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.

“Rënia e vogël e çmimeve, që vjen nga produkti i Turqisë apo Egjiptit kompensohet me shtrenjtimin e biletës së avionit sepse operimi është më i ngushtë, kështu që çmimet janë pak a shumë në nivelin e vjetshëm. Çmimet nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa fuqia blerëse e tregut ka rënë, ky është një efekt që nuk e shmangim dot.”

Sipas aktorëve të tregut, resortet shqiptare duhet ta kishin shfrytëzuar këtë moment pandemie për të mbajtur pushuesit brenda vendit, duke iu ofruar atyre shërbime më cilësore dhe duke ndryshuar mënyrën si kanë funksionuar deri tani.



“Ka qenë fatmirësi për zonën e Durrësit, për plazhin e Golemit, që vitet e kaluara kanë punuar me tregje tip polak, çek, sllovak dhe kanë pasur një koncept totalisht të ndryshëm shërbimi, duke konkuruar denjësisht tregjet ndërkombëtare. Kjo gjë nuk vlen të thuhet për tregun e Jugut, që është ende në konceptin, pak më i shtrenjtë në fundjavë, më i limituar, dhe për fatin e vet të keq ende me një sezon të shkurtër.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Duma tregon gabimin e Ramës: Ndërkombëtarët po i vendosin “llampë të kuqe”

LEXO EDHE:  BE solidarizohet me Shqipërinë/Veprime konkrete për të dalë nga kriza e zjarreve

Ky vit që flasim është një vit i keq për të gjithë turizmin duke përfshirë edhe zonën që ka qenë plot, atë të Shqipërisë së Mesme, por Jugut, që është perla e turizmit bregdetar shqiptar, i ka ardhur momenti të reflektojë për vitet në vazhdim sesi mundet ta shtrijë sezonalitetin e vet duke penetruar edhe në tregje të tjera,” thotë Mehmeti.

Ndonëse është vështirë të konkurrojmë me vendet e rajonit, çdo vit strukturat akomoduese kanë njohur zgjerim. Problematika e sektorit është ofrimi i shërbimit, çka i ka detyruar në një farë mënyrë pushuesit shqiptar të shkojnë drejt Greqisë apo Turqisë.

Mehmeti pohon se “Ne kemi këmbëngulur që duhet të rrisim kapacitetet tona hoteliere. Arritëm në pikën që për tregjet e huaja do të kishte nevojë për investime të reja dhe kjo është një nga arsyet që shumë investitorë janë rikthyer duke investuar në të gjithë bregdetin shqiptar, duke rritur numrin e produktit, numrin e shtretërve, për të konkurruar në tregje të huaja, por ende ky numër ishte shumë i vogël krahasuar me vendet si Greqia e cfarë lag Mesdheu.

Në një situatë si 2020 në qoftë se do të menaxhohet mirë do të ishte mjaftueshëm që t’i shërbente edhe tregut të brendshëm. Ne ende kemi nevojë të rrisim numrin e strukturave hoteliere edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun ndërkombëtar. Ky është një proces që nuk mbyllet për një apo dy vjet, por është në vazhdimësi që shkon në sinkron edhe me politikat e suportit të qeverisë. Janë shumë pika në bashkërendim edhe me investitorët, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj, në hapjen e strukturave hoteliere, por në raportin e brendshëm, këto struktura duhet të jenë më të përgatitura që të japin mundësi t’i shërbejnë tregut të brendshëm dhe këtu flasim për një strukturim total të tyre.”/Monitor

LEXO TE PLOTE