LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Arrestimi dhe lirimi, farsë"/ PD: Agim Kajmaku ka fituar 200 mln lekë në arrati

8 Korrik 2020, 14:43, Politikë CNA
"Arrestimi dhe lirimi, farsë"/ PD: Agim Kajmaku ka fituar 200 mln

Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi komenton arrestimin dhe lirimin e beftë të Agim Kajmakut, si një skenar farsë të parapërgatitur.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Bardhi madje akuzon se qeveria jo vetëm e ka mbrojtur ish-kryetarin e Vorës, por i ka dhënë edhe tenderë me vlerën 200 mln lekë.

?Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës. Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7-mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milion euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit. Gjatë kohës së ?arratisë?, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë?!, shkruan Bardhi. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga