LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e dëmton shëndetin tonë mbajtja e maskës?/ Ja çfarë thonë ekspertët

8 Korrik 2020, 06:26, Blog CNA
A e dëmton shëndetin tonë mbajtja e maskës?/ Ja

Rritja e rasteve të reja me Covid-19, ka detyruar shumë vende të bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente publike të mbyllura. Ndërkohë, në internet janë përhapur pretendimet se maska mund të na mbrojë vërtet nga koronavirusi.

Por nga ana tjetër, ajo ??mund të ketë efekte të dëmshme, përfshirë privimin e trupit tonë nga sasia e duhur e oksigjenit, duke bërë që një person të marrë nivele të rrezikshme të dioksidit të karbonit, duke e dobësuar sistemin e tij imunitar. Po si qëndron e vërteta?

Është e vërtetë që ekspertët e shëndetit publik, thonë se disa individë nuk duhet të mbajnë maska, përfshirë fëmijë nën 2 vjeç, njerëzit që kanë probleme shëndetësore kronike, që u shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Por ata theksojnë se përveç të qenit disi të sikletshme kur mbahen për periudha të gjata, maskat nuk shkaktojnë asnjë sëmundje.

Në disa postime në rrjetet sociale, pretendohet se maskat e ulin nivelin e oksigjenit në trupin e një personi, duke shkaktuar hipoksemi (nivele të ulëta të oksigjenit në gjak), ose hipoksi (nivele të ulëta të oksigjenit në indet e trupit). Që të dyja gjendjet mund të jenë serioze, duke shkaktuar gulçim, kollitje, rrahje të shpejtë apo të ngadaltë të zemrës, frymëmarrje të shpejtë, djersitje apo ndryshim të ngjyrës së lëkurës.

Trajtimi zakonisht kërkon shtrimin në spital, dhe në raste të rënda, njerëzit mund të kenë nevojë të vendosen nën një ventilator apo pajisje tjetër, për t?i ndihmuar ata të marrin frymë.

Por maskat nuk ka të ngjarë të shkaktojnë efekte të tilla tek ata që i mbajnë.

?Maska e rrit paksa rezistencën ndaj procesit të frymëmarrjes. Kjo do të thotë se mund të na duket sikur duhet pak më shumë sforco për të marrë frymë. Por kjo nuk do të ndryshojë materialisht përbërjen e ajrit që ne marrim përmes maskës?-thotë virologia Angela Rasmusen, shkencëtare e Universitetit të Kolumbias në SHBA.

Dhe megjithëse mbajtja e maskës mund të jetë e parehatshme për shumë njerëz, kjo ndodh vetëm për faktin se njerëzit nuk janë mësuar t?i mbajnë ato, dhe jo sepse ato kanë një ndikim negativ mbi shëndetin e një personi. ?Maskat e hollë prej letre apo lecke, nuk do të çojnë në hipoksi?- i tha BBC Keit Nill, profesor i njohur i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Notinghemit.

?Kirurgët operojnë me orë të tëra me maska të tilla në fytyrë. Dhe nuk kanë asnjë nga këto probleme?- shton ajo. Sipas Klinikës Majo në SHBA, sasia normale e oksigjenit në gjakun e një personi është midis 95 dhe 100 për qind, dhe çdo normë nën 90 për qind konsiderohet e ulët.

Meqenëse pretendimi se maska ??shkakton nivele të ulëta të oksigjenimit tek njeriu, ka qarkulluar shumë në mediat sociale, mjekët dhe ekspertët e tjerë të shëndetit kanë postuar foto të tyre me maska, dhe duke përdorur një matës të nivelit të oksigjenit në gjak, për të treguar që maskat nuk kanë asnjë efekt anësor serioz.

Një pretendim tjetër në postimet virale, është se maskat mund të shkaktojnë hiperkapni, ose nivele të ngritura të dioksidit të karbonit në gjak. Rastet e buta deri në të moderuara të kësaj gjendje mund të shkaktojnë gulçim, dhimbje koke, lodhje, delirium ose konfuzion.

Ndërsa më të rëndat mund të shkaktojnë dridhje të duarve, kërcitje të muskujve dhe marramendje, thonë ekspertët e shëndetit . Por problemi ka të ngjarë të shkaktohet nga sëmundjet kronike apo gjendje të tjera rrethanore përfshirë hipoterminë, sistemin nervor ose çrregullime metabolike, apnenë e gjumit apo goditjet në tru, thonë ekspertët.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, thanë për agjencinë e lajmeve ?Reuters? se ndonëse është e mundur që maska të rrisë disi nivelin e dioksidit të karbonit, ka shumë të ngjarë që ai të jetë në një nivel të papërfillshëm për personin që e mban atë.

Maskat kirurgjikale janë poroze, dhe lejojnë daljen jashtë të molekulave të dioksidit të karbonit. Maskat prej pëlhure, të cilat CDC-ja amerikane ka inkurajuar të përdoren, janë edhe më poroze. Për shkak se maskat të tilla kanë shpesh kanë boshllëqe midis lëkurës së një personi dhe maskës, dhe çdo sasi dioksidi karboni shtesë do të dilte jashtë, thonë ekspertët e shëndetit.

?Duhet të ketë një përqendrim shumë të lartë që të mund të shkaktojë dëme?-thotë Bill Kerroll, ndihmës-profesor i kimisë në Universitetin Blumington në Indiana. ?CO2 është i pranishëm në atmosferë në një nivel prej 0.04 për qind. Ai është i rrezikshëm vetëm kur ka një përqendrim më të madh se rreth 10 për qind?- shton ai.

Disa studime kanë zbuluar në fakt se punonjësit në spitale, që mbajnë pajisjet më të rënda mbrojtëse personale, përfshirë maskat N95 për periudha më të gjata kohore, mund të pësojnë dhimbje koke, por jo simptomat më ekstreme të hiperkapnisë./ Dallasnews.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga