Connect with Us

10 veçoritë e “dëgjesës” për vjedhjen e miliona eurove në Sharrë

Politikë

10 veçoritë e “dëgjesës” për vjedhjen e miliona eurove në Sharrë

Publikuar

-

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi vijon të hedhë akuza në lidhje me inceneratorin e Tiranës, për të cilin thotë se po vidhen miliona euro.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi rendit 10 veçoritë e “dëgjesës” me publikun që organizoi Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto, sipas tij për vjedhjen e qindra miliona eurove në Sharrë.

Ndër të tjera, Malltezi thekson se në Sharrë është një ndotës kaq i madh, që do të djegë 800 ton plehra çdo ditë.

“1. Dëgjesë publike, ku asnjeri nga folësit nuk njihte pronarët e kompanisë për të cilën po punonin, nuk kish ndodhur ndonjëherë.
2. Dëgjesë publike për një ndotës kaq të madh, që do të djegë 800 ton plehra çdo ditë, ku munguan edhe Bashkia edhe ministria e Mjedisit, nuk kish ndodhur ndonjëherë.
3. Dëgjesë publike për një djegës, pa treguar skede teknike e ku askush nuk thoshte dot se çfarë lloji/firme do të jetë impianti djegës, nuk kishte ndodhur askund asnjëherë.
4. Dëgjesë me 25 roje, që rrethonin publikun, nuk kisha parë kurrë më parë. As Thesari i Shtetit nuk ruhet me 25 roje. Afera e plehrave qenka më e vlefshme se thesari i shtetit.
5. Dëgjesë publike, ku të lënë të dëgjosh 2 orë në diell të hapur (që t’i lodhin) dhe pastaj nuk duan të lejojnë komente, por veç pyetje, nuk kish ndodhur më parë.
6. Dëgjesë ku folësja të gënjejë se kinse nuk kish dalë çmimi i tokës ndërkohe qe kish disa muaj që qeveria ka nxjerrë VKM për fondin e shpronësimeve, kjo nuk më kishte rastisur.
7. Çmimi i shpronësimeve të tokës sipas qeverisë i del sa çmimi i dy stilolapsave, apo sa cmimi me të cilin gruaja e Edi Ramës kinse-bleu tokën në Surrel, pra me 2 euro për m2!
8. Dëgjesë publike, ku ndonëse thuhet se materialet janë në ëebsite, por ëebsite i bashkisë tregon ‘error’, veç në Shqipëri ndodh. Dhe asnjë fjalë për impiantin që do të instalohet, çfarë lloji është, çfarë kapaciteti ka, çfarë emetimesh lëshon etj.
9. Dëgjesë ku mediat blihen dhe e nuk shfaqet asnjë debat as nga opozita dhe as nga banorët, sikur nuk kishte ndodhur asgjë nga këto, kjo ndodh veç kur mediat përlyhen keqaz në përlarjen e parave publike përmes reklamave nga Rama, Veliaj e Ahmetaj.
10. Degjese ku edhe gazetari “i pavarur” por i paguar nga Soros (ish bashkepunetor me Veliajn, bashkekryetar i Mjaft e tani me Birn) as nuk raportoi dot prezencen e opozites, jo me te tregonte se argumentet e opozites perfshi ate qe duan t’i perlajne token me cmimin e dy stilolapsave deshmuan teatrin dhe banoret e revoltuar percmuan haptaz “degjesen” e falenderuan opoziten.”-shkruan Malltezi.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë/ Dy të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ka bërë thirrje demokratëve të përqëndrohen te lufta për mbrojtjen e Koalicioneve dhe të pranojnë listat e hapura.
Sipas Goxhajt, listat e hapura “janë më pak të këqija se listat e mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!”

Avokati thekoson se ky është momenti i duhur që të pranojnë propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake.

“POKERI I REFORMËS QË MUND TA FITOJË RAMA SE COVIDIOTËT E LYLIT KANË VEÇ NJË HALL:
LISTAT TI BËJË LYLI SE E DINË QË POPULL SI HONPS DOT!
Sps me atë mund të merren vesh ndërsa me popullin jo, sepse e dinë se sa i janë neveritur gjithë dynjosë!
Rama tani: “Listat do i bëjmë të hapura”!
Lyli pastaj: “Rama po prish Marëveshjen!”
Kjo është e vërtetë, Rama po prish Marëveshjen me PDnë e cila kishte prish marëveshjen për lista të hapura me qytetarët të premtuara në Korrik dhe Shtator 2017 dhe të firmuara me Aleancën për Teatrin në Korrik 2019!!!
O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait gjthm?
Përqëndrohuni te lufta për të mbrojt Koalicionet (lista e hapur nuk i ndalon koalicionet, është veç çështje ekuacioni përllogaritës) dhe pranojini Listat e Hapura!
Janë më pak të këqia se Listat e Mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!
Mqns Rama po flet për administratë të depolitizuar zgjedhore merrni iniciativën dhe kërkoni një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe: t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth tu presesh durët dhe këmbët po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
avokatë, noterë, kontabilistë, vlerësues pasurorë, veterinerë, stomatologë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, pedagogë, etj sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!
Kush mund ta bëjë më mirë se këta? Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!
Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara në Komisionet e Votimit dhe Numërimit!
Numërimi të bëhet 2 herë: herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Publikuar

-

Nga

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së Bashës i cili tha se Rama i ka çuar ndërmjetës që ai të bëhet kryeministër dhe vetë të bëhet president.

Sipas Kullurit, këto llogjet “më kërkoi marreveshje, ti Kryeministër e unë President” janë përralla kalamajsh!
Ai i kërkon Bashës të bëhët trim dhe të dalë përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion!

“Nga rrethi vicioz nuk dilet me gënjeshtra! I dogji mandatet, tani t’i pijë lëngun koalicioneve parazgjedhore!
Do lista të hapura Rama, të bashkojë partinë dhe aleatët ne një listë të vetme dhe ta mundë me votë popullore! Prapë nuk do por shqetësohet!
Këto llogjet “më kërkoi marrëveshje, ti Kryeminister e unë President” janë përralla kalamajsh! Nuk i ha njeri normal këto fantazi!
Bëhu trim dhe dili përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion! A the që ke 85% të shqiptarëve që nuk dolën vjet në zgjedhje lokale, dili përballë pra dhe leri qarjet!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deklarata e Bashës, serioze!”/ Rakipi: Rama kërkon garanci, të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratat kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.

Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që bërë gjatë tetë viteve në pushtet.

“Deklarata e Bashës, është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.

Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë copë, të shkatërruar.

E gjithe përpjekja e gjoja listave të hapura, është frika e Ramës, që tregon se ai do të shkojë patjetër në zgjedhje pa koalicionin PD-LSI, sepse me këtë koalicion ai është i humbur.

Në 2017 ai e realizoi, e mbylli Metën në Presidencë dhe bëri cfarë donte me Bashën. Është e njëjta përpjekje si në vitin 2017.

LEXO EDHE:  Kapen me mallra kontrabandë/ Arrestohen shoferi dhe administratori në Tiranë

LEXO EDHE:  Video/Zbulohen parcelat me drogë në Tiranë

Këto kulisat e tij, që Basha të bëhet kryeministër dhe ky president, janë pazare që e kanë udhëhequr pushtetin e Ramës për 20 vite. Kështu operaon ai dhe nuk ka rrugë tjetër. Ai do të përpiqet për të shpëtuar, për atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike“, u shpreh Rakipi k në emisionin “Në fokus” në TVT.

I pytur nëse ndërhyrja në marrëveshjen për reformën zgjedhore, do të sjellë përplasjē mes Ramës dhe ndërkombëtareve, Rakipi tha se Ramës nuk i intereson fare kjo gjë, por në këto momente mendon vetëm si të marrë sërish pushtetin.

“Që të jemi të qartë, Edi Ramës nuk i plas fare për ndërkombëtarët e këtushme. Ai nuk ka fare ku të shkojë. Ai po kryen veprime për të ndihmuar veten.

Ndërkombëtarët kanë operuar me idenë, që hajde ti hedhim diçka Lulzim Bashës. Por, cdo gjë që mund ti hidhet Bashës sot, është kundër Edi Ramës.

Një pjesë e këtyre diplomatëve kanë qenë si pjesë integrale e Edi Ramës. Përfaqësia e ambasadës së SHBA, pa ardhur ambasadorja sidomos, njeriu i ngarkuar për punët e Amerikës, ka qenë totalisht në funksion të Edi Ramës, paradhomë e Edi Ramës.

Edi Rama nuk lë gjë pa bërë, me çdo gjë të gjallë mbi këtë tokë ai është gati të bashkëpunojë për të realizuar synimet e veta.

Ai kërkon siguri absolute, që të gjitha gjërat që i ka bërë këtij vendi, të jetë i sigurtë, edhe duke ndarë pushtet“, tha Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE