LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zhbllokohet” Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit

7 Korrik 2020, 09:53, Aktualitet CNA
“Zhbllokohet” Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari

Sokol Sadushi është zgjedhur nënkryetar i Gjykatës së Lartë, me kompetenca kryetari.

Mësohet se Sadushi u zgjodh me 7 vota pro si kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë kishte mbetur pa kryetar që prej largimit të Ardian Dvoranit.

“Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 ?Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH? si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 ?Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave? të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që parashikojnë zgjedhjen e zëvendëskryetarit nga rradhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me unanimitet me 7 vota, Z. Sokol Sadushi, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njofim./CNA.al

Lajmet e fundit nga